Author: admin

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, pas takimit me kreun e Shtetit, Bajram Begaj në Presidencë, është shprehur se ka propozuar datën 11 Maj për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. 11 Maji është data e propozuar edhe nga socialistët. Celibashi sqaroi se nuk shikojnë axhendën politike, por duan kohë për t’u përgatitur për votimet, për shkak se risi në këto zgjedhje është vota e diasporës, ndërsa votimi elektronik nuk është përcaktuar akoma nga palët se ku do të bëhet. “Ne rekomanduam tek Presidenti i Republikës që të jetë data 11, edhe pse kjo kërkesë mund të jetë e përputhur me kërkesën e dikujt tjetër, por…

Lexo më shumë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur ditën e sotme kontrolle në bizneset e Suel Çelës. Lajmi është konfirmuar për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Suel Çela i njohur edhe si Marjus Lulaj, u shpall në kërkim në Maj të 2022 në kuadër të dosjen ‘Plumbi i Artë’. Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit ai është porositës i tre ngjarjeve 2 të parealizuara dhe 1 e mbetur në tentativë. Suel Çela akuzohet se ka porositur atentatin e dështuar të 29 marsit 2022 ndaj Elton Kilës, që do ta kryente bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, por i cili…

Lexo më shumë

Ditën e sotme, policia ka organizuar një operacion blic në Elbasan. Raportohet se disa persona janë vendosur në pranga, mes tyre edhe dy ish-gjyqtarë. Bëhet fjalë për ish-magjistraten Pajtime Fetahu ndaj të cilës ishte caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” nga SPAK për lidhje me bandat. Gjithashtu, është arrestuar edhe Zihni Shahu, ish-kreu i Gykatës së Elbasanit.

Lexo më shumë

Ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu e cila është arrestuar me urdhër të SPAK,  sipas hetimeve ka marrë 11 mijë euro, një monedhë floriri dhe priste edhe një aparat celular nga anëtarë të grupit kriminal “Çopja”. Faktet evidentohen përmes zbërthimit të bisedave në SKY Ec, ndërsa ajo do ti mohonte akuzat disa javë më parë kur u la në arrest në burg. Fetahu njihej nga grupi i vëllezërve Franc e Hajdar Çopja si “Komshija”, ndërsa u kontaktua për të dëmtuar Erion Alibejn e favorizuar anëtarët e grupit rival. Gjyqtarja thuhet në vendimin e gjykatës, ka patur lidhje miqësore me këtë shtetas…

Lexo më shumë

SPAK ka lëshuar diten e sotme urdhër arreste për gazetarët e kronikës së zezë Elton Qyno dhe gazetarin Artan Hoxha. Sipas burimeve, bëhet me dije se mbi gazetarin Hoxha rëndon akuza “anëtar i organizatës kriminale”. Për të është kërkuar masa e “arrestit shtëpiak”. Ndërsa gazetari Elton Qyno akuzohet për korrupsion. Ndaj tij është vendosur masa “detyrim paraqitje”. Ky operacion i SPAK është drejtuar nga prokurori Vladimir Mara. Për momentin nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar.

Lexo më shumë

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, gjatë një aktiviteti të organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit mbi luftën kundër korrupsionit, ka hedhur dyshime mbi magjistratët e konfirmuar në detyrë nga vetingu. Gjatë fjalës së tij, Dumani theksoi se shqetësimi më i madh për SPAK janë të konfirmuarit në detyrë dhe jo të shkarkuarit. Sipas kreut të SPAK, gjyqtarët dhe prokurorët që kanë kaluar vetingun janë në sistem dhe ka indicie dhe premisa se kryejnë akte korruptive “Materialet nga procesi administrativ i vetingut i kemi përdorur si indicie për të gjetur prova në hetimin penal. Rezultatet e hetimit administrativ janë…

Lexo më shumë

Nga Flamur Vezaj Altin Dumani, kreu i SPAK, foli për “arritjet” në hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, por anashkaloi dështimin e theksuar në konfiskimin e pasurive të ngritura nga krimi. Ai përmendi shifrat e sekuestrimeve, duke deklaruar se këtë vit janë sekuestruar 6 milionë euro në cash. Gjithashtu, bëri me dije se gjatë pesë viteve të fundit janë sekuestruar 150 milionë euro pasuri. Por pyetja mbetet: Sa nga këto pasuri të sekuestruara janë konfiskuar dhe kaluar në pronësi të shtetit shqiptar? Sipas të dhënave zyrtare të SPAK dhe vendimeve të gjykatave të formës së prerë, janë konfiskuar vetëm…

Lexo më shumë

Një punonjës policie dhe i vëllai janë autorë të vrasjes së biznesmenit 52-vjeçar Eduart Reçi, ngjarje e ndodhur në 13 nëntor të këtij viti pranë “Rrugës së Elbasanit” në Tiranë. Shkëlqim dhe Florian Duka janë arrestuar nga policia si autorë të ngjarjes së rëndë. Sipas policisë, shkak për vrasjen e biznesmenit e 52-vjeçar është bërë një konflikt që ai kishte me dy vëllezërit sa i përket pronësisë së një trualli në të cilin do të ndërtohej një pallat. Eduart Reçi po angazhohej për të ndërtuar një pallat, projekt i cili kërkonte bashkëpunim dhe dakordësi edhe me persona të tjerë që…

Lexo më shumë

Partia Demokratike do të mbajë të martën, më 26 Nëntor në orën 17:00 protestën e radhës kombëtare, teksa burime për mediat bëjnë me dije se ajo do të jetë e përqëndruar vetëm në Tiranë, ku do të bllokohen disa prej akseve kryesore në kryeqytet. Ndërkohë, janë mësuar edhe akset që do të bllokohen dhe se si do të bëhet shpërndarja e deputetëve që do të jenë në “front”. Mësohet se do të bllokohet rruga pranë Bashkisë së Tiranës, ku do të jenë deputetët Edi Paloka, Dhurata Çupi, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Ina Zhupa bashkë me mbështetësit e degëve 7, 9,…

Lexo më shumë

PD ka reaguar në lidhje me incidentin e regjistruar sot në Londër ku protestuesit demokratë kundërshtuan takimin e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët që jetojnë në Britani. Në reagimin e selisë blu, thuhet se protestuesit janë dhunuar dhe se kreu i qeverisë Edi Rama është frikacakë pasi përdori policinë britanike për t’u mbrojtur. Deklaratë e Partisë Demokratike Edi Rama, me mercenarët e tij dhunoi sot në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, ata që kishin dalë për të ushtruar paqësisht të drejtën e protestës. Si antishqiptar i vërtetë dhe frikacak i lindur, atij i duhej policia britanike për t’u mbrojtur nga…

Lexo më shumë