Publikohet fotoja e Florian Duka, vëllait të Shkëlqim Duka, të akuzuar si autorët e vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi. Hetimet kanë zbuluar se ka qenë oficeri i policisë së komisariatit nr.2 në Tiranë, Shkëlqim Duka që ka kryer vrasjen e biznesmenit Reçi. Pas sigurimit të provave, hetuesit kanë përcaktuar edhe vendin nga ku është qëlluar. Policia ka mundur të sigurojë edhe pamje nga kamerat e sigurisë të autorit. Oficeri i policisë, Shkëlqim Duka është autori që ka qëlluar me plumb në kokë 52 vjeçarin Eduart Reçi, i cili në bashkëpunim me vëllanë e tij vranë biznesmenin. Ata akuzohen për kryerjen e veprave penale…
Author: admin
Kryeminstri Edi Rama është pritur me protesta për takimin e tij me diasporën. Protestuesi Enkelejd Omi u shpreh se kryeministri është turp i shtetit i cili prej vitesh ka detyruar pjesën më të madhe të popullit që të largohet nga vendi i tyre. Ndër të tjera, ai ka treguar edhe një incident të pakëndshëm që ka ndodhur me kryetarin e Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu, i cili për të acaruar ata që ishin në protestë ka shkuar duke i ofenduar e është dashur ndërhyrja e policisë që ky i fundit të largohej. ‘Patëm një debat me kryetarin e bashkisë Lezhë…
Një dosje hetimore e hapur nga Prokuroria e Gjirokastrës dhe AMP-ja e Vlorës, ka nxjerë zbuluar aktivitetin kriminal të shefit të krimeve në policinë e Qarkut dhe disa prej policëve të kësaj drejtorie. Veç implikimit të shefit të krimeve, Alfred Kondit, në linjat e trafikimit të klandestinëve dhe kontrabandës së mallrave, ai është implikuar dhe në organizimin e pikave të basteve. Hetimi i kryer nga zv/drejtuesi i prokurorisë Gjirokastër, Gazmend Frëngu, ka provuar se njeriu që zotëronte një pikë bastesh sportive ishte pikërisht djali i punonjësit të policisë Alfred Kondi, shtetasi Juxhin Kondi që thirret shkurtimisht “Xhino”. Në pikën e…
Zjarri në Urgjencën kombëtare pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” u shkaktua për shkak se dhoma ku ishin vendosur bateritë ka qenë jashtë çdo kushti teknik. Mungesë e një projekti ka bërë që të mos ketë ventilim të ambientit dhe për pasojë UPS është mbinxehur dhe ka shpërthyer. Në këtë konkluzion ka dalë grupi i ekspertëve, të cilët u ngarkuan nga prokurorët me detyrën për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit në urgjencën kombëtare. Nga hetimet e deritanishme rezulton se për zhvendosjen e pajisjeve mjekësore nga urgjenca e vjetër tek ambjentet e reja është ngritur një komisioni i posaçëm.…
Pak ditë më parë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit bëri publike të dhënat mbi ecurinë e procesit të rivlerësimit. Ky komision publikoi të dhënat që nga data 8 shkurt 2018 deri në datën 31 tetor 2024, ku u mësua se ishin dhënë 799 vendime, pra priteshin edhe 6 të tjera për ta përmbyllur të gjithë procesin prej 805 magjistratëve që kaluan në sitën e këtij komisioni. Tashmë KPK-ja e ka përfunduar procesin e rivlerësimit edhe me 6 njerëzit e fundit të drejtësisë që kishin për të kaluar këtë fazë, ndërkohë që për ta ende nuk janë zbardhë vendimet e ndërmarra…
Avokatët e të pandehurve të dosjes “Metamorfoza”, kanë reaguar pas intervistës së kreut të SPAK, Altin Dumani, dhënë një ditë më parë në RTSH. Reagimi i plotë Nga: Avokatët pjesëmarrws në çështjen penale nr 09/2023 (njohur si Metamorfoza -1) Ylli Manjani, Gurali Braimllari, Dëgjuam me shumë vemendje deklarimet e zotit Altin Dumani, drejtues i SPAK në emisonin e gazetarit Alban Dudushi. Na vjen mirë që më në fund një prokuror i SPAK, aq më tepër drejtuesi i tij, pranon të komentojë në media edhe në lidhje me një cështje konkrete sikurse është ajo që njihet nga publiku si Metamorfaza -1. …
Janë zbardhur emrat e 29 të arrestuarve, të cilët organizonin lojëra fati si poker dhe baste sportive online, në zona të ndryshme të Tiranës. 29 personat u arrestuan pas një operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, Forcën e Posaçme Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Bad spin”. Gjatë këtij operacioni janë identifikuar subjekte si dhe shtetas, që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për organizimin e lotarive të palejuara (poker dhe baste sportive online), në zona të ndryshme të…
Gjykata e Tiranës ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të kompanisë “Salillari”, dhe ish-administratorit të saj, Lulzim Salillari, njëkohësisht edhe vëllai i pronarit të shoqërisë, Pëllumb Salillarit, të akuzuar për “ndërtim të paligjshëm me qëllim përfitimi”. Gjyqtarja paraprake pranoi pak ditë më parë kërkesën e prokurorit të çështjes, Arens Çela. Kërkesa për gjykim ishte dorëzuar në Shkurt të këtij viti. Por, pas shtyrjes së disa seancave, gjykata vendosi në mes të Nëntorit 2024 që çështjen ta kalojë për shqyrtim në themel. Kompania “Salillari” dhe drejtuesit e saj akuzohen se kanë ndërtuar disa kate pa leje në një…
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani në një rrëfim ekskluziv për emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 ka deklaruar se Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë. Në një intervistë për emisionin “3D”, Dumani ka vënë në dukje se nisur nga të dhënat e përftuara nga SKY ECC u krijua një panoramë më e qartë e krimit të organizuar shqiptar, “të shtrirjes gjeografike, të aktiviteteve të synuara të krimit të organizuar shqiptar, të aleancave me grupet e tjera kriminale jo shqiptare, të fuqisë financiare” “Sky ECC është një ndër provat e trajtuara gjatë…
Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) Altin Dumani, i ftuar në emisionin “3D” është vënë përballë akuzave të dy liderëve të opozitës Sali Berishës dhe Ilir Metës, ndaj të cilëve SPAK i ka arrestuar. Dumani deklaroi se ato akuza po i dëgjonte për herë të parë, për shkak se është shumë i angazhuar në punën e tij, gjithsesi theksoi se vihet në dijeni nga stafi i tij. Në lidhje me 3 aprtamentet e përmendura nga kreu i PD-së, Sali Berisha, Altin Dumani deklaroi se nuk ka asgjë për të fshehur, duke përfshirë dhe këto apartamente që sipas tij, i ka…