Author: admin

Kompania Tesla po hap dyert e saj për individë të talentuar në mbarë botën, duke ofruar mundësi tërheqëse pune në distancë me paga që mund të arrijnë deri në 270,000 dollarë në vit. Pavarësisht nëse jeni inxhinier apo entuziast tekno, ky mund të jetë shansi juaj për t’u bashkuar me një nga kompanitë më inovative në botë dhe për të punuar nga komoditeti i shtëpisë tuaj. Këto pozicione të reja nënvizojnë përkushtimin e Tesla-s për fleksibilitet dhe avantazh konkurrues, duke synuar profesionistë nga një sërë fushash. Me pozicione të disponueshme në mbarë botën, Tesla vazhdon të udhëheqë rrugën në bashkimin…

Lexo më shumë

Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë detaje të reja në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Lala tha se rezulton se dy grupe fëmijësh janë përleshur me njëri-tjetrin. Ajo tha se edhe Martini, edhe autori i krimit kanë qenë të shoqëruar nga persona të tjerë, bashkëmoshatarë. Lala deklaroi se shoku i autorit të dyshuar të ngjarjes është djali i një hetuesi të SPAK. Më tej, Lala deklaroi se deri tani grupi hetimor ka dalë në përfundimin se autor i ngjarjes ka qenë vetëm një person, ndërsa akt-ekspertimi do të tregojë të vërtetën. Klodiana Lala: Çdo…

Lexo më shumë

Bie edhe një tjetër socialist! Gjykata e posaçme dënon me 2 vite e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Ndërkohë Fiqiri Farruku, Ardian Bulku dhe Fatmir Ejupi u dënuan me nga 2 vite burg, por gjykata ka vendosur pezullimin e dënimit me burg për të 3. Vangjush Dako deri më tani ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Ish kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako u akuzua se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre”, në dy raste. Njëri rast, ka të bëjë me ndërtimin e një pallati në Durrës 11 vite më parë, i cili u shemb nga tërmeti…

Lexo më shumë

Një tjetër skandal është shënuar në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, ku policia ka fshehur ngjarjen dhe hodhi poshtë pretendimet e babait të shokut të viktimës, i plagosur rëndë me 6 thika në trup. Prindërit e djalit që ndodhej bashkë më 14-vjeçarin Martin Cani, i cili humbi jetën pas plagëve të marra me thikë, kanë pretenduar se në vendin e ngjarjes nuk ka qenë vetëm autori i dyshuar, por edhe një person tjetër më i rritur. Pas këtyre aludimeve, policia doli me një njoftim zyrtar kur tha se nuk ka pasur person tjetër, dhe se dyshohet se autor…

Lexo më shumë

SPAK doli me njoftim zyrtar për megaoperacionin e zhvilluar këtë të hënë. Pas hetimit të SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktoi masat e sigurisë për 21 persona, ku përfshihen anëtarët e organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyrë gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë. 21 për të cilët është lëshuar urdhër arresti, janë Marjus Lulaj (alias Suel Çela), Mario Çela, Xhino Roka, Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja), Sergej Hasanpapaj, Bruno Hazizolli, Ledio Zabeli, Marsel Roka, Ado Xhika (alias Elkier Cerriku…

Lexo më shumë

Nga 18 urdhër arreste janë ekzekutuar vetëm disa prej tyre, ku në mesin e të arrestuarve, është Marsel alias Bujar Shega, administrator i dy kompanive Viola Green dhe Wonder Green, i cili ka lidhje me Suel Çelën. Kompanitë e tij, kanë fituar tendera për pastrimin e disa qyteteve dhe Shega njihet për njohje dhe lidhje të forta në politikë. Përmes kompanive të tij, dyshohet se Shega pastronte paratë e disa grupeve, përfshirë dhe të një grupi të fuqishëm më bazë në Dubai, që ka investuar në Tiranë në pasuri të paluajtshme. Ndërkohë Suel Çela një prej emrave më të njohur…

Lexo më shumë

Një aksident rrugor me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier, ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja. Policia njoftoi se pasditen e sotme, në aksin rrugor Fier-Lushnjë, është gjetur një grua e plagosur anës rrugës. Sipas policisë, dyshohet se gruaja është aksidentuar ndërsa u transportua me ambulancë drejt spitalit rajonal të Fierit. Fatkeqësisht, shtetasja ende e paidentifikuar si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe të automjetit që ka shkaktuar përplasjen me pasojë vdekjen. Këto hetime do të çojnë edhe tek drejtuesi i makinës,…

Lexo më shumë

Gazetari Basir Çollaku ka komentuar operacionin e SPAK në Elbasan. Ai ka deklaruar se Altin Dumani është në dijeni të dosjeve, ku janë të përfshirë njerëz të sistemit të drejtësisë dhe oficerë të policisë, të cilët kanë dalë në përgjime, referuar dosjeve të sjella nga vendet partnere të BE-së. Çollaku tha se Dumani i ka në tavolinë emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Posaçëm, urdhër-arrestet ndaj të cilëve janë gati të lëshuara. Sipas tij, sot me bindje mund të thuash se kemi të bëjmë me organizatë kriminale, brenda vetë sistemit të drejtësisë, për shkak të përfshirjes së tyre në bashkëpunim…

Lexo më shumë

SPAK godet një organizatë kriminale, bosët dhe anëtarët e së cilës dyshohet të jenë favorizuar nga njerëz të drejtësisë, zyrtare policie dhe gazetarë. Nga 18 urdhërarreste janë ekzekutuar vetëm disa prej tyre, ku në mesin e të arrestuarve, është Marsel alias Bujar Shega, administrator i dy kompanive “Viola Green” dhe “Wonder Green”. Shega është prangosur në Milano. Kompanitë e tij, kanë fituar tendera për pastrimin e disa qyteteve dhe Shega njihet për njohje dhe lidhje të forta në politikë. Përmes kompanive të tij, dyshohet se Shega pastronte paratë e disa grupeve, përfshirë dhe një grup të fuqishëm me bazë me…

Lexo më shumë

Gazetarët e kronikës së zezë, Elton Qyno dhe Artan Hoxha janë paraqitur në SPAK për t’u njohur me masën e sigurisë. Sipas burimeve, për gazetarin Hoxha rëndon akuza “anëtar i organizatës kriminale” dhe për të është kërkuar masa e “arrestit shtëpiak”. Ndërsa gazetari Elton Qyno akuzohet për “korrupsion” dhe ndaj tij është vendosur masa “detyrim paraqitje”.

Lexo më shumë