Kreu i SPAK, Altin Dumani në një rrëfim ekskluziv për emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 ka deklaruar se ka çështje në hetim edhe brenda Strukturës së Posaçme lidhur me rrjedhjen e sekretit hetimor. Sipas Dumanit, janë hapur hetime brenda SPAK-ut ndaj gjithkujt që ka bërë të mundur rrjedhjen e sekretit hetimor. Dumani vuri në dukje se kushdo që “bën të mundur rrjedhjen e informacionit apo kryen një vepër tjetër penale, do vendoset para përgjegjësisë penale”. “Sa i takon rrjedhjes së sekretit dhe gazetarët e kronikës janë dëshmitarë që është minimizuar shumë falë edhe masave të marra si institucion.…
Author: admin
Sipas vendimit të arsyetuar të KPK, gjyqtari i Shkodrës, Tonin Sterkaj rezultoi me bilanc negativ në kriterin e pasurisë, ndërsa në vlerësimin e përgjithshëm u konkludua se ai kishte cënuar besimin e publikut tek drejtësia. Gjyqtari i Shkodrës, Tonin Sterkaj u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK pasi u konkludua se ai nuk arrin nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë, si dhe se ka cënuar besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë. Vendimi për shkarkimin e Sterkaj u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Xhensila Pinen.…
Reshjet e shiut dhe era kanë bërë që spitali i Pukës të jetë jashtë funksionit. Si shkak i erërave të forta dy ditë më parë, mbulesa e këtij spitali u dëmtua e për pasojë dolën jashtë funksionit dy reparte, ai i Patologjisë dhe i Pediatrisë. Ndërsa, këtë të premte reparti i Kirurgjisë doli jashtë shërbimit. Nga sa mësohet nuk ka pasur pacient të shtruar. Ndërsa, aktualisht në këtë spital në funksion është urgjenca, si dhe shërbimi ambulator. Erërat e forta dhe shiu kanë krijuar probleme në riparimin e çatisë së spitalit të Pukës e për pasojë ka dal jashtë funksionit…
Në mars të këtij viti prokuroria e Bolonjës u komunikoi zyrtarisht akuzën e trukimit të tenderave 7 personave. Në mes të akuzuarve janë presidenti i kompanisë Servizi Italia, që zotëron 30 për qind të koncesionit të Sterilizimit në Shqipëri dhe kunati i tij Marco Storchi, drejtor i spitalit Sant Orsola në Bolonja. Arsyeja e akuzës? Storchi i dha tender 123 milionë euro kunatit të tij. Në dhjetor të vitit 2017, ndërmarrja spitalore e Sant Orsolas shpalli një tender gjigand prej 123 milionë eurosh për menaxhimin e shërbimeve të integruara të mbështetjes. Në vitin 2019, fitues i tenderit u shpallën kompanitë…
Për 9 vite në krye të Policisë Bashkiake të Tiranës, Ermal Kapllanaj ka vepruar me “dorë të hekurt” dhe zero tolerancë ndaj çdo pensionisti që në kufijtë e mbijetesës dilte për të shitur perime. Pamje të tilla ku të moshuarve i sekuestrohej malli ose në mënyrë demonstrative i hidhej në mes të rrugës u kthye në rutinën e kryeqytetit. Ndërkohë që Ermal Kapllanaj fliste për forcën e ligjit dhe respektimin e tij, gjatë kohës që ka ushtruar këtë funksion ka qenë pikërisht ai që e ka shkelur ligjin. Më konkretisht, si Kryeinspektor i Policisë Bashkiake të Tiranës Z. Kapllanaj ka…
Mbështetur në informacione të detajuara nga partnerët ndërkombëtarë, u arrestua grupi që fuste kokainë nga Amerika Latine, fshehur në lëkurë lopësh; aksion që nuk dështoi, sepse FBI, DEA e EUROJUST, i lanë palës shqiptare barrën e përgjegjësisë nëse aksioni do dekonspirohej. Krahasimin e kundërt, të zbulimit dhe arrestimit të grupit “Kodra e Diellit-Qereka”, që fuste kokainën e fshehur nën lëkurët e lopëve; po e bëjmë me kokainën që trafikohej prej 15 vitesh në Shqipëri, nën lëkurët e bananeve nga kompania “Bana King” e krye trafikantit Trifon Murataj. DEA e EUROJUST, kanë informuar Policinë, Prokurorinë, SPAK-un, se kompania “Bana King”, trafikon…
Zbardhen detaje të reja nga plagosja ditën e djeshme pas sherrit mes dy studentëve të Universitetit Metropolitan në Tiranë që ndodhet në Qytet Studenti. I plagosuri Agron Demiraj 20 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Traumës. Ai ka plagë në mushkëri, kraharor dhe qafë. Autori Ajdin Ajvazi 19 vjeç ndodhet në qeli dhe nesër pritet që të dalë për masën e sigurisë para gjykatës. Konflikti nisi brenda Universitetit Metropolitan, në korridor me pretendimet “pse më shkele” dhe vazhdoi me shtyrje mes dy të rinjve. Dje konflikti u agravua duke degraduar në përdorimin e thikës. Ndoshta…
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur këtë mesditë në një lokal në fshatin Dojan të Tropojës. Një 35-vjeçar dyshohet se për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri një 43-vjeçar. Policia është vënë në kërkim të vrasësit të dyshuar. “Tropojë/Informacion paraprak” Rreth orës 13:40, në një lokal në fshatin Dojan, dyshohet se shtetasi F. M., rreth 35 vjeç, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. D., rreth 43 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës, specialistët e Hetimit të Krimeve, dhe dy…
Gjykata e Shkodrës ka dhënë masat e sigurisë për 4 efektivët e forcave Shqiponja që u arrestuan nga AMP pas masakrës në Dobraç. Gjykata vendosi detyrim paraqitje, ndalim dalje jashtë shtetit dhe pezullim nga detyra për: 1- Blerim Kurmekaj – Inspektor në patrullën e Përgjithshme e Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’, Shkodër, 45 vjeç 2- Viktor Logu – Inspektor në patrullën e Përgjithshme e Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’, Shkodër, 33 vjeç 3- Julian Sterkaj – Inspektor në Trupë Shërbimi në Forcën e Posaçme Shqiponja në DVP Shkodër, 31 vjeç 4- Marte Martini, – Inspektor në Trupë Shërbimi në Forcën e Posaçme…
Mbrëmjen e djeshme, aktori i mirënjohur Mehdi Malkaj, ishte i ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, ku rrëfeu një histori të tij kur ka qenë në klasën e parë ose të dytë, kur nuk dëshironte të shkonte më në shkollë, pasi rrihej nga shokët e klasës. “Babain e kisha shumë të urtë. Ai ishte pothuajse i heshtur. Nuk shkova në shkollë një ditë, isha në klasën e parë apo të dytë, isha i mërzitur. Babai më pa e më tha: Pse nuk shkon në shkollë more bir? Nuk shkoj më. Po pse? Po mua më rrahin të gjithë. Kush…