Krimi duket se ka shtrirë tentakulat kudo në qeverisjen e Edi Ramës. Ndonëse Edi Rama del dhe mburret se në vitin 2030 do hyjnë në BE, nga dita në ditë po dalin fakte se PS po qeveris në aleancë me bandat. Nga Veriu në Jug krimi po bën ligjin dhe kjo falë njerëzve të tyre të implikuar në ministri, bashki dhe drejtori. Një gjë të tillë e vërtetoi edhe Prokuroria e Posaçme ditën e sotme, e cila zbardhi detaje nga aksioni në Elbasan, ku u godit banda e Suel Çelës. Mes 21 emrave të akuzuar janë dhe Marsel dhe Xhino…
Author: admin
Dumani ishte pjesë e tryezës së organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), Qendra ALTRI dhe Friends of Europe (FoE) në kuadër të nismës “Shoqëria Civile kundër Korrupsionit: nga një sfidë vendase në një përgjigje Evropiane” mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian, do të zhvillojë konferencën “Kontributi i Shoqërisë Civile për drejtësi të përbashkët dhe luftën kundër korrupsionit” TIRANË – Kreu i SPAK, Altin Dumani ndau shqetësimin me shoqërinë civile për një pjesë të gjyqtarëve që kanë kaluar vettingun dhe janë në sistem por institucioni që drejton ka indicie se ende kryejnë akte korruptive Dumani theksoi në tryezë se institucioni që…
Dy prej personave për të cilët SPAK ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg” në kuadër të operacionit për goditjen e grupit të Suel Çelës janë dhe dy vëllezërit Marsel dhe Xhino Roka, respektivisht 37 vjeç dhe 33 vjeç. Burime për mediat bëjnë me dije se se Marsel dhe Xhino Roka janë vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Adelajda Roka. Kjo e fundit u emërua në krye të AZHT-së në fillimit të nëntorit të vitit 2023 dhe tashmë bën më shumë se 1 vit në krye të këtij institucioni. Ajo zëvendësoi në atë post Ledia Totan, drejtoreshën më…
SPAK ka zbardhur detaje të reja nga goditja e bandës se kokaines me ne krye Suel Çelen ne Elbasan. Organizata kriminale sipas SPAK-ut, kishte arritur të korruptonte funksionarë të policisë së shtetit, konkretisht Dedan Gjonin i arrestuar per nje tjeter dosje dhe të sistemit gjyqësor Pajtime Fetahun “të cilët duke shfrytëzuar pozicionin e tyre zyrtar e ndihmonin organizatën me informacione, duke ofruar gjithashtu lehtësira dhe ndikime në sistemin gjyqësor në këmbim të favoreve dhe përfitimeve materiale”. Organizata kriminale kishte aftësi që të ndikonte dhe të korruptonte përfaqësues të sistemit të drejtësisë me qëllim që këta të fundit të lehtësonin pozitën…
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Eurojust, Europol, autoritetet e drejtësisë së Francës, Belgjikës, Holandës dhe Ekuadorit ka dokumentuar dhe ndjekur penalisht një organizatë të mirëstrukturuar kriminale në trafikun ndërkombëtar të kokainës, me bazë në qytetin e Elbasanit dhe me shtrirje në vendet e Bashkimit Europian dhe Amerikës Latine. Ky hetim, i bazuar në komunikimet e koduara “SKY ECC” dhe në veprimet të tjera hetimore vijon edhe për dokumentimin e veprimtarisë kriminale për persona të tjerë. Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin…
Të tjera detaje janë zbardhur nga skandali ku është përfshirë me dashje, Policia e Shtetit, në lidhje me autorin e dytë që ka marrë pjesë në vrasjen e Martin Canit dhe plagosjen e Luis Meçajt. Pasi u bë e ditur se autori i dytë, i cili është ende i lirë, është djali i një hetuesi të Byrosë Kombëtare të Hetimit, tani është mësuar se edhe nëna e djalit është pjesë e SPAK, si punonjëse e administratës. Burime ekskluzive për JOQ, kanë zbuluar skandalin në vrasjen e Martin Canit, ku një prej të miturve është lënë i lirë. Emri që është…
Ilir Mëngra, i cili prej pak muajsh mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), ishte pronar i tre apartamenteve, kur në vitin 2022, kohë që ishte në krye të “Targave” të Tiranës vendosi të shpenzojë 200 mijë euro për të blerë një banesë të katërt. Duket se jeta financiare e Mëngrës ka ecur shumë mirë, pavarësisht se mënyra se si i ka deklaruar pasuritë e tij pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) ka shumë boshllëqe, ndoshta për shkak të plotësimit të pasaktë. Të dhënat e vetëdeklaruara…
Janë zbardhur detaje të reja nga atentati me 4 viktima i regjistruar pasditen e 30 Tetorit në afërsi të Dobraçit në Shkodër, ku humbën jetën 23-vjeçari Hamza Lici dhe 31-vjeçari Arlind Bushati, të cilët ranë pre e breshërisë së kallashnikovit në momentin kur po udhëtonin me një automjet tip “Benz” me targa kroate. Po ashtu, viktima aksidentale mbetën dhe çifti i bashkëshortëve Bashkim dhe Flutura Basha, të cilët po udhëtonin me motor në momentin kur u përplasën nga automjeti me të cilin po udhëtonin dy viktimat e tjerë. Dyshohet dhe për një të plagosur, i ndodhur në automjet me viktimat,…
Këshilli Kombëtar i Territorit i drejtuar nga kryeministri Edi Rama ka miratuar në mbledhjen e fundit një sërë lejesh ndërtimi për disa objekte me funksione të ndyshme. Ajo që vihet re është se kjo Qeveri nuk ndalet me dhënien e lejeve për ndërtimin e kullave në Tiranë, si dhe për betonizimin e bregdettit të jugut me hotele dhe resorte. Në lejet e miratuara në mbledhjen e të mërkurës nga KKRT përfshihen disa kulla në kryeqytet. Një prej tyre shkon deri në 44 kate mbi tokë dhe 7 kate nëntokë, siç është projekti “Sun Moon Star”, që do të ndërtohet në…
Nga përgjimet e përftuara nga SPAK, gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu rezulton se është përfshirë në një tentativë për t’u hakmarrë ndaj drejtuesit të emisionit “Stop”, Saimir Kodra. Ky i fundit e ka denoncuar shpesh në emisionin investigativ që transmetohet në Tv Klan çështjet korruptive të kësaj gjyqtareje. Një nga figurat e krimit i ka vendosur gjyqtares në dispozicion një telefon SkyEcc, e cila përmes këtij telefoni ka komunikuar me personazhe të tjerë të krimit, duke porositur goditjen e gazetarit Kodra. Lidhja mes gjyqtares dhe bandës mundësohet nga vajza e saj, Megi Fetah, e cila shprehet se ‘mami u kënaq…