Author: admin

Nga bisedat në SkyEcc, janë bërë publike bashkëpunime mes bandës kriminiale të Suel Çelës dhe drejtues të drejtëisë apo dhe politikë. Në dosjen hetimore janë zbardhur përgjimet nga SkyEcc, është edhe një bisedë ku përmendet deputeti Taulant Balla. Biseda në fjalë është bërë në vitin 2020, e zhvilluar mes Klaus Matishit dhe Megi Fetahut, vajza e gjyqtares Pajtime Fetahu. Teksa flasin për favorizimet kundrejt njëri-tjetrit, gjyqtarja ka shpreh pakënaqësi nga ana e saj. Nga ana tjetër, miku i ngushtë i Çelës, Klaus Matishi, gjatë bisedës me Megi Fetahun, i betohet për sinqeritet dhe siguron vlerësimin e veçantë ndaj gjyqtares Fetahu. Pjesë…

Lexo më shumë

Grupet kriminale shqiptar, pavarësisht se të qyteteve të ndryshem, bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe këtë e kanë provuar edhe komunikimet që ata kanë pasur në aplikacionin e enkriptuar “Sky Ecc”, të zbardhura nga autoritetet belge të cilat ia kanë dërguar SPAK-ut. Një bashkëpunim dyshohet se ka pasur edhe mes bandës së Suel Çelës nga Elbasani dhe bandës së “Bajrave” në Shkodër. Për këtë vlen të theksohet fakti e arrestimit të tre shtetasve nga Elbasani, Endri Çopja, Argel Lulaj dhe Serxho Teta të dyshuar si atentatorët e shpërthimit me tritol ndaj Lulzim Kullës, ngjarje e ndodhur në 13 janar 2018 në qytetin…

Lexo më shumë

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim dosjen e deputetit socialist Plarent Ndreca, i cili u mor i pandehur më 25 tetor për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Ai akuzohet për rastin e rikonstruksionit të katër komisariateve në qytete të ndryshme të vendit, në kohën kur ishte Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme. SPAK bën me dije se bashkë me Ndrecën janë marrë të pandehur edhe 15 ish-zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Brendshme dhe institucioneve të tjera, të akuzuar për shkelje të rënda gjatë procedurave të prokurimit…

Lexo më shumë

Jane zbardhur disa nga bisedat e dosjes voluminoze të SPAK për grupin kriminal të Suel Çelës, i cili çoi në arrestimin e 18 personave, dy gazetarëve në detyrim paraqitje dhe të një avokateje në arrest shtëpie. Në një bisedë të zbardhur nga dosja, sipas Top Channel bëhet fjalë për 4 vite më parë ku Suel Çela flet në Sky Ecc nën pseudonimin Marjus Lulaj, me gjyqtaren Pajtime Fetahu. Biseda dyshohet se është zhvilluar në kontekstin e procesit gjyqësor që po zhvillohej në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan në ngarkim të shtetasit Astrit Sinanaj. Nga biseda dyshohet së Pajtime Fetahu…

Lexo më shumë

Gjykata e Posaçme revokoi ditën e sotme masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për kreun e PD-së, Sali Berisha, të vendosur që më 30 Dhjetor të vitit të kaluar në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Sipas avokatit Genc Gjokutaj, vendikmi i GJKKO-së është i zbatueshëm që ditën e sotme. Nisur nga ky fakt, burime për mediat bëjnë me dije se Sali Berisha do shkojë në zyrën e tij në selinë e PD-së që ditën e sotme, duke u rikthyer kështu pas 331 ditësh në selinë blu. Mësohet se Berisha do të shkojë në orën 13:30 në…

Lexo më shumë

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj ka dhënë një deklaratë për mediat, pas heqjes së masës së arrestit shtëpiak nga Gjykata Kushtetuese për kreun e PD. Gjokutaj tha se gjykata konstatoi se nuk ekzistojnë kushtet apo kriteret për asnjë masë ndaj Berishës. Avokati u shpreh se vendimi zbatohet që sot, ndërsa SPAK sipas tij të bëjë ç’të dojë me apelimin, pasi sipas tij i ka hipur kalit së prapthi. “Mbi bazën e kërkesës tonë, sot gjykata revokoi masën që nuk ka as kushte as kritere. Sot Berisha është është u lirë dhe pa asnjë masë sigurimi ndaj tij. Unë nuk…

Lexo më shumë

Prokuroria e Posaçme (SPAK) tre ditë më parë lëshoi 21 masa sigurie për goditjen e bandës së Marjus Lulajt alias Suel Çelës në Elbasan, ku 18 prej tyre ishin “arrest me burg”, një avokate “arrest në shtëpi” dhe “detyrim paraqitje” për dy gazetarë. Mbi këtë grup kriminal rëndojnë akuzat nga vrasjet tek korrupsion e deri tek trafiku i lëndëve narkotike nga vendet e Amerikës Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian. Një prej personave të arrestuar është edhe ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetah, e cila kishte komunikime të vazhdueshme në aplikacionin e enkriptuar “Sky Ecc” me anëtarët e bandës së Suel…

Lexo më shumë

Veç Ardjan Çapjas, grupi i Suel Çelës po planifikonte të vrisë edhe Elvis Koçin alias Elvis Çaushllarin. Vëllai i Suel Çelës, Mario Çela komunikon me anëtarin tjetër të bandës, Klaus Matishin, dhe i tregon se “bastardin” ku dyshohet se i referohet Elvis Koçit mund ta ekzekutojnë dhe nuk i shqetëson ai pasi e kanë të lehtë, por nuk do veprojnë një herë pasi Suel Çela ka në plan që të mbarojë me Ardjan Çapjan një herë. Suel Çelës në komunikimet e aplikacionit Sky Ecc anëtarët e tjerë të grupit i referohen me pseudonimin “Deda”. Mario Çela i dërgon mesazhet “…po…

Lexo më shumë

Gazetari Artan Hoxha kishte vetë një llogari në SKY ECC dhe bisedat i zhvillonte vetë direkt me kreun e organizatës kriminale ndërkombëtare Suel Çela, i njohur ndryshe si Marius Lulaj. Bashkëpunimi i tyre në dosjen e SPAK pasqyrohet përmes komunikimeve për një kohë shumë të gjatë, me gazetarin që i shërbente, merrte informacione dhe e takonte herë pas herë. Përgatitja për në emisionin “Opinion”, Suel Çela udhëzon Artan Hoxhën që të sulmonte rivalët, Çapjat. Vetë Suel Çela që në mëngjes paralajmëronte një emision ‘flakë’ opinion në Tv Klan natën e 6 shkurtit. Pasditen e para emisionit i dërgon personalisht Artan Hoxhës një foto të…

Lexo më shumë

Pjesë nga dosja e SPAK Biseda e zhvilluar më datë 27.02.2020 ndërmjet Pajtime Fetahu dhe Suel Çelës. Pajtime Fetah”pershendetje”. “te shqetesoj?”. Marjus Lulaj-“pershendetje”. “jo fare”. “me faten flas??” Pajtime Fetah-“hahahahaah dora vete” Marjus Lulaj-“ahhahaah”. “si je”. “si te kam”. “cesht ajo fjal me shqecoke ti”. Pajtime Fetah-“mire o yll”. “mire kemi qene”. “po sot pata nje shqetesim”. Marjus Lulaj-“shyqyr mir qofshi gjithmon”. “po me thuaj”. “si esh puna”. Pajtime Fetah-“si fillim gjyqi sot shkoi mire”. Marjus Lulaj-“ehe”. Pajtime Fetah-“por 10 min perpara gjyqit pata nje incident”. “te lutem analizoje pak me vemendje”. Marjus Lulaj-“cfar”. Pajtime Fetah-“si mund te jete puna”.…

Lexo më shumë