Author: admin

Dhëndri i Qefalinjve, Aleksandër Vasili i Al-Point merr leje për kullë 44 kate te “Treni” me 100 mijë lekë kapital, REKORDET negative të biznesmenit dhe të pathënat e Sun Moon Star. Martesa me vajzën e familjes Qefalia i kaprirë për mirë Aleksandër Vasilit, pronar i kompanisë “Al-Point”, i cili mban rekorde negative sa i përket masave të sekuestros ndaj kompanisë nga përmbaruesit për mos shlyerje të detyrimeve, por edhe për të ardhurat e vjelura nga arka e shtetit përmes tenderave dhe lejeve të ndërtimit. Këshilli Kombëtar i Territorit i drejtuar nga kryeministri Edi Rama ka miratuar në mbledhjen e fundit…

Lexo më shumë

Suel Çela duket se kishte rekrutuar edhe kryetarin dhe nënkryetaren e Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja dhe Aulona Bylykbashi, të cilët kanë organizuar dhe firmosur tendera me nayrë korruptive për anëtarët e bandës së Suel Çelës, pasi ky i fundit kishte ndarë detyrat në qytet. Suel Çela, kreu i një prej grupeve kriminale më të rrezikshme në Shqipëri, kishte një plan për sundimin e Elbasanit pas eliminimit të grupit rival Çapja dhe kapjes së plotë të Gjykatës së Elbasanit. Sipas dosjes së SPAK, në 20 prill 2020, ushtari i Suel Çelës, Klaus Matishi (Kledian Çopja), komunikon në SkyEcc me vajzën e…

Lexo më shumë

Prokuroria e Posaçme njoftoi dërgimin për gjykim të dosjes ndaj Plarent Ndrecës dhe 15 ish-zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme dhe institucioneve të tjera, që akuzohen se abuzuan me tenderat për 4 komisariate. SPAK akuzon deputetit Ndreca se ka udhëhequr grupin e zyrtarëve për të favorizuar në shkelje të ligjit një biznesmen. BIRN Prokuroria e Posaçme njoftoi të mërkurën dërgimin për gjykim të një grupi zyrtarësh e ish-zyrtarësh të një sërë institucionesh, që akuzohen se nën udhëheqjen e deputetit (atëherë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme) Plarent Ndreca, dyshohet se favorizuan në shkelje ligjore arkitektin Gjon Radovani për të fituar tendera me vlerë…

Lexo më shumë

Policia ka bërë një tjetër reagim për vrasjen e 14 vjeçarit Martin Cani.  Policia vijon me përpjekjet për të manipuluar vrasjen e të miturit, Martin Cani. Pasi me urdhër të kryepolicit Ilir Proda hoqi emrin e Kledjon Bejkajt nga raporti i Policisë Kriminale e Policisë Gjyqësore të Tiranës, mohon faktin se ka autor të dytë në ngjarje dhe sipas saj gjithçka është e bazuar në pamje filmike. Burime për “Pamfletin”, thanë një ditë më parë se Proda hoqi emrin e aurorit të dytë si nder e detyrim ndaj hetuesit të BKH-së, Maksim Bejkaj, babai i pjesëmarrësit në vrasje, sepse e ka…

Lexo më shumë

Shqipëria ka investuar më shumë se çdo vend tjetër i Rajonit në ndërtimin e banesave, por ende një pjesë e konsiderueshme e familjeve jetojnë në kushte të mjerueshme. Të dhëna të detajuara të Cens 2023 që u publikuan së fundmi për qarqet tregojnë se në të gjithë vendin 40,7 mijë banesa janë nën 40 metër katror, në të cilat banojnë më shumë se katër persona. Në anën tjetër rreth 32,9% e totalit të banesave, ose 356 mijë, ishin të pabanuara në kohën kur u zhvillua cens. Të dhënat tregojnë se Tirana dhe Elbasani kanë numrin më të lartë të familjeve…

Lexo më shumë

Alessio Lori, i njohur si Chiappa është gjetur i vdekur në Romë, në një air B&B. Gjithashtu dyshohet se ai është vetëvrarë, pasi arma e zjarrit i është gjetur pranë trupit. Ndërkohë Alessio Lori njihet edhe si krahu i djathtë i ‘bosit’ të fuqishëm shqiptar Elvis Demçe. Lori ishte në arrati prej një muaji, pasi shpëtoi nga arresti shtëpiak duke prerë byzylykun elektronik. Ai gjithashtu ishte në pritje të dënimit përfundimtar për pjesëmarrjen e tij të qëndrueshme në blerjen dhe shpërndarjen me shumicë të lëndëve. Megjithatë, pasi u arrestua verën e kaluar për një episod të ri të lidhur me drogën, ai u…

Lexo më shumë

SPAK goditi një organizatë kriminale, bosët dhe anëtarët e së cilës dyshohet të jenë favorizuar nga njerëz të drejtësisë, zyrtarë policie dhe njerëz të medias. Nga 19 urdhër arreste, u ekzekutuar vetëm disa prej tyre. Në mesin e të arrestuarve është edhe Marsel alias Bujar Shega, administrator i dy kompanive Viola Green dhe Wonder Green, përfitues i miliona euro para publike, përmes tenderave me natyrë korruptive. Shega, i cili sipas SPAK është ‘truri financiar’ i Suel Çelës, u arrestua në Milano falë bashkëpunimit të autoriteteve shqiptare me ato italiane. Në momentin e arrestimit, Bujar Shega shoqërohej nga një gazetare e…

Lexo më shumë

Ligji i mjaft-debatuar i dekriminalizimit, ka prekur rreth 600 funksionarë nga viti 2015. Mes tyre politikanë dhe zyrtarë të niveleve të ndryshme që rezultuan me probleme penale në të shkuarën e tyre. Problemet ishin të natyrave të ndryshme, nga shoqërimet në policinë vendase apo të huaj, arrestim, dënim penal për akuza nga më të rëndat tek ato më të lehta. Sipas të dhënave të Institutit të Studimeve Politike, të paktën 100 zyrtarë të niveleve të larta humbën postet e tyre nga efektet e ligjit. Në këtë listë nuk bëjnë përjashtim deputetë që humbën mandatin si Dashamir Tahiri, Shkëlqim Selami, Aqif…

Lexo më shumë

Një rrjet mediash belge kanë publikuar një investigim mbi “parajsën” që po gjejnë bosët e krimit në Dubai. Mes emrave që përmenden është dhe Franc Çopja, i cilësuar si bos i drogës. Sipas mediave, ai investoi fuqishëm në Dubai, duke blerë vila dhe apartamente. Por sipas tyre, ai në fund u ekstradua në Belgjikë dhe cilësohet si aset i çmuar. Në qendër të Dubait, dy qiellgërvishtës ovalë, me ngjyrë argjendi, lidhen me një urë qielli trekatëshe. Ajo ka një pishinë në çati që ka pamje nga Burj Khalifa, ndërtesa më e lartë në botë e projektuar nga e njëjta firmë…

Lexo më shumë

21 masat e sigurisë të kërkuara nga SPAK dhe të dhëna nga Gjykata e Posaçme, janë kryefjalë e çdo media në vend për grupin e strukturuar kriminal të bandës së Suel Çelës në Elbasan. Prokurorët kanë mundur të bien në gjurmët e organizatës kriminale nxitur nga komunikimet në rrjet “SkyECC”. Organizatori i këtij grupi rezulton me lidhje të forta me ish gjyqtarë, prokurorë dhe drejtues të policisë. Në dosjen hetimore të SPAK ndër të tjera tregohet se si Suel Çela kishte ndërhyrë fort për të bërë të mundur emërimin e Pajtime Fetahut në krye të Gjykatës së Elbasanit. Fillimisht, sipas…

Lexo më shumë