Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për sekuestrimin e pasurive të vëllezërve Çopja, mes të cilave edhe 10 milionë euro që mbaheshin në kriptovalutë.Lala deklaroi se për të arritur gjurmimin e kriptovalutave kanë ndihmuar ekspertë belgë dhe nga Europol, ndërkohë që këto kriptomonedha në këto momente i mban një bankë, për shkak se Shqipëria nuk ka kapacitet. Para tre vitesh kam trajtuar përplasjen mes Erion Alibej dhe organizatës kriminale të drejtuar nga vëllezërit Çopja. Në atë kohë sigurova një dokument, ku pretendohej se vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja që ishin në Dubai, kishin pasuri rreth 200-230 milionë euro, çka duket se…
Author: admin
Ekspertët kanë zbuluar një virus përgjues të quajtur VajraSpy që ka infektuar disa aplikacione të telefonave Android. Ky virus përgjues mund të qaset në informacionin personal të përdoruesve, duke përfshirë kontaktet, mesazhet, telefonatat, madje edhe të aktivizojë kamerën e e telefonin, duke kompromentuar seriozisht privatësinë. Ekspertë kanë listuar aplikacionet që janë prekur nga ky virus përgjues. Lista e plotë e aplikacioneve të prekura nga virusi: Rafaqat, Private Talk, MeetMe, Let’s Chat, Quick Chat, Chit Chat, Hello Chat, YohooTalk, TikTok, Nidus, GlowChat, wave Chat Nëse njëri nga këto aplikacione ndodhet në telefonin tuaj Android, ju duhet ta fshini menjëherë para se…
Arben Ahmetaj, ish-ministri i Financave dhe ish-zëvendës kryeministri i qeverisë së Edi Ramës do të shfaqet në një tjetër intervistë televizive. Si edhe më herët, intervista e Arben Ahmetaj do të transmetohet ditën e hënë në televizionin “Syri”. Kjo është hera e tretë që Ahmetaj shfaqet në intervistë me gazetarin Çim Peka dhe këtë radhë premton nxjerrjen e fakteve për aferat korruptive të ish bashkëpunëtorëve të tij politikë. Kujtojmë se Ahmetaj ndodhet jashtë shtetit, teksa SPAK e ka shpallur atë në kërkim duke e akuzuar për një seri akuzash nga korrupsioni te fshehja e pasurisë.
Ergys Verdho, një nga figurat më të përfolura në administratën shtetërore, përflitet tashmë për një tjetër skandal të madh financiar. Këtë herë, akuzat ndaj tij lidhen me blerjen e pasurive të patundshme me vlerë 3 milionë euro, në zonën e Tegut, një nga lokacionet më të nxehta për zhvillim të biznesit dhe pasurive në Tiranë. Akuzat se Verdho ka përdorur ndikimin e tij për të akumuluar pasuri të paligjshme vijnë pas një serie denoncimesh dhe hetimesh të drejtuara nga media dhe agjencitë e kontrollit. Sipas raportimeve të mëparshme dhe hetimeve të bëra nga burime të besueshme, Ergys Verdho është lidhur…
Një javë më parë, në Vlorë u ekzekutua në një atentat mafioz 30-vjeçari Kristian Bardhi alias Marku, një ngjarje që shënon kapitullin e radhës të hasmërisë mes disa fiseve të forta nga Rrësheni. Në puntatën e kësaj të mërkure, programi Inside Story sjell një investigim të zgjeruar me konfliktet mes 4 fiseve nga komuniteti i vogël në Veri të vendit të mbërthyera nga një spirale hakmarrje. Nga ngjarjet e dyshuara kriminale që skeduan viktimën e fundit në kartelat e policisë, tek atentatet në seri. Si përzihen konfliktet për bizneset e pista me gjakmarrjen. A janë atentatet mes familjeve të forta…
Rasti i Samir Manes është një tjetër provë e thellë e lidhjeve të ngushta ndërmjet politikës dhe biznesit, një fenomen që ka marrë përmasa shqetësuese në Shqipëri. Ky shkrim i hedh dritë mbi një nga ngjarjet më të diskutueshme të fundit, ku SPAK (Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) ka hetuar dhënien e një vile luksoze për çiftin Meta-Kryemadhi nga ana e biznesmenit Samir Mane, në këmbim të favoreve politike dhe ndikimit në sektorin publik. Për këtë arsye, është thelbësore të ngrihen disa pyetje për të kuptuar nëse ky hetim është një hap i mjaftueshëm i SPAK…
Ajo që duket se e bën edhe më intriguese masakrën e Dobraçit dhe prapaskenat që lidhen me të, por që njëkohësisht mund të çojnë edhe te urdhëruesit e këtij krimi të katërfishtë, është vetë dinamika e lëvizjes së makinës ‘Land Rover’ të përdorur nga autorët ditën para ngjarjes. Aty nga ku mund të zbulohet jo vetëm itinerari që ata ndoqën deri në momentin kur derdhën breshërinë e plumbave ndaj makinës me të cilën udhëtonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati. Edhe pikënisja e tyre që çuditërisht përkon me një rrugicë ku ndodhet banesa e një prej personazheve më të rrezikshëm të…
Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë mësyrë beftas një ditë më parë në Portin e Durrësit duke sekuestruar dokumentacion dhe pajisje. Aksioni i urdhëruar nga SPAK është zhvilluar në kuadër të një hetimi për kontratën e terminalit të kontenierëve, e cila për koinçidëncë përfundoi pikërisht një ditë më parë. Ngarkim-shkarkimi i kontenierëve të mallrave është një nga bizneset më të mëdha në Portin e Durrësit. Në vitin 2013, qeveria e atëhershme e Partisë Demokratike e konçesionoi shërbimin tek kompania turke Kurum. Por për shkak se turqit nuk respektuan kontratën, në fund të vitit 2017, ish ministri i atëherëshëm i…
Në zgjedhjet e 11 majit, KQZ ka përcaktuar se 46 deputetët e parë të çdo partie do të jenë të fiksuar në listat e mbyllura, ku renditja përcaktohet nga partia dhe votuesit nuk mund të ndikojnë. Vetëm partitë që do të fitojnë mandate përtej këtyre listave do të mund të fusin deputetë nga lista e hapur, ku renditja përcaktohet nga votuesit. Zgjedhjet në qarqe do të kenë përzierje të listave të mbyllura dhe të hapura, ku partitë e vogla do të kenë më shumë deputetë të fiksuar. Duke u bazuar në qarqe, KQZ ka ndarë mandatet si më poshtë: Berat:…
Ilir Rrapaj humbi ndjenjat në seancën e 23 dhjetorit 2024 në GJKKO. Atij iu rëndua pozita penale bashkë me ish-ministrin Ilir Beqaj. SPAK i akuzoi si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, kur më parë i kishte arrestuar vetëm për “Mashtrim” dhe “Shpërdorim detyre”. 100 milionë eurot e Koncesionit të Sterilizimit me sa duket i kanë hapur sytë SPAK-ut për t’i akuzuar më rëndë emrat kyç të kësaj afere. Kompanitë e përfshira në aferën e sterilizimit, “Sani Service”, “Globalsher”, “Gama Service” etj., janë pjesë e një zinxhiri që Ilir Rrapaj e krijoi duke përdorur emra të rrethit familjar, fisnor…