Në Prokurorinë e Posaçme për çështjen e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili po hetohet për 4 vepra të dyshuara penale, është thirrur pak ditë më parë edhe biznesmeni Gent Sula, i njohur si pronar i “Agi Kons”. Ai është paraqitur në cilësinë e personit që ka dijeni mbi rrethana të një procedimi penal të nisur nga SPAK-u dhe marrja e tij në pyetje besohet se ka qenë për banesën e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. Sipas të dhënave, është nënshkruar një kontratë shit-blerje të rezidencës tek “Kodra e Diellit” mes bashkëshortes së kryebashkiakut të…
Author: admin
Zbardhen detaje nga paraqitja në SPAK e ish-kryebashkiakut të Shkodrës, Bardh Spahia. Sot ishte hera e tretë që ai ngjiste shkallët e prokurorisë dhe sipas burimeve atij i është komunikuar se është vënë nën akuzë për “shpërdorim detyre”. Nga sot Spahia është zyrtarisht i pandehur. Çështja që ka vënë në lëvizje SPAK, nuk ka lidhje as me tenderat, as me dyshime korrupsioni por me vendimin e asaj kohe për të larguar nga detyra drejtorin e ujësjellësit të qytetit Mark Molla, i cili ishte emëruar prej kohësh kur bashkinë e drejtonte Voltana Ademi. Bardh Spahia është kallëzuar nga Molla që pretendon…
Prokuroria e Posaçme ka relatuar para Gjykatës së Posaçme konkluzionet përfundimtare për Sonila Qaton Ish-drejtoreshën e ARRSH-së dhe të pandehurit e tjerë. Spak ka kërkuar dënimin e Qatos me 1 vit burgim dhe për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik. Për Simon Prendin është kërkuar 2 vjet burg dhe për 3 vite të tjera të mos ushtrojë asnjë funksion publik. Prokuroria ka kërkuar për Elona Gogon 1 vit burg dhe për 5 vite të tjera jashtë funksioneve publike. Erdit Salillari rrezikon 9 muaj burg dhe 5 vite jashtë funskioneve publike. Admir Pahumi Spak ka kërkuar 1 vit burg…
SPAK ka shtuar intensitetin në hetimet ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke lënë pezull fatin e tij penal dhe politik. Në kuadër të këtyre hetimeve, hetuesit e BKH-së kanë ndërmarrë një tjetër aksion kontrolli në ambiente që lidhen me familjarët e Veliajt, pas miratimit të një vendimi nga Gjykata e Posaçme. Sipas dokumenteve të siguruara, më 14 janar, gjyqtarja Atalanta Zeqiraj urdhëroi kontrollin e apartamentit nr. 11/4 në Sky Tower, që besohet se përdoret nga Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut. Ky apartament ndodhet një kat mbi qendrën “Harabel”, e cila zotërohet gjithashtu nga Xoxa. Nga kontrolli i…
Grupimi i këlyshit të Sorosit Adriatik Lapajt dhe Arlind Qorit janë përplasur në shkallët e ministrisë së Brendshme. Këlyshi i Sorosit Adriatik Lapaj e përfaqësues të partisë Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit janë përplasur ashpër në një protestë të organizuar para Ministrisë së Brendshme. Ishte Arlind Qori që kishte paralajmëruar protestë, por asaj i është bashkuar edhe Lapaj i Sorosit. Situata degradoi deri aty sa Lapajn e dëbuan nga podiumi pasi ai tha me thirrjet ‘komunistët nuk bëhen njerëz’. Sipas Lëvizjes Bashkë, Lapaj nuk ishte regjistruar për të mbajtur një fjalim dhe sipas tyre po ‘vidhte protestën’ dhe zaptonte podiumin.. Shkak u bë…
Në fjalimin e tij inaugurues si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump zbuloi planet e tij për një rikthim të fuqishëm të ëndrrës amerikane dhe premtime për ndryshime të mëdha. “Do të jemi sërish një vend i pasur dhe ari i lëngshëm poshtë këmbëve tona do të na ndihmojë,” deklaroi Trump, duke premtuar rikthimin te burimet natyrore për të fuqizuar ekonominë e vendit. Ndër prioritetet e tij, ai përmendi heqjen e mandateve për mjetet elektrike dhe mbështetjen e punëtorëve amerikanë të prodhimit të automjeteve. “Do të ndërtojmë sërish automjete në SHBA dhe do të nis menjëherë të…
Procedura publike e firmosur nga Lavdrim Sahitaj sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë ka peshë të madhe monetare, fond limit mbi 8 Miliard lekë, me objekt: “Blerje të materialeve të konsumit për përdorim mjekësor për shërbimin e Hemodinamikës”, i ndarë në 7 lote, ka shkelje të procedurave të prokurimit. Ky tender ka shpallur fitues në mungesë transparence duke favorizuar hapur disa operatorë ekonomikë. Tenderi është shënuar me FLAMUR TË KUQ për Skualifikim të të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesve dhe skualifikimin e ofertave me vlerë më të ulëta, një praktikë që bie ndesh me parimet e eficencës dhe kursimit…
Ergys Agasi , personazhi që lidh krimin me politikën – politikani lëshon “bombën” para zgjedhjeve Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka bërë akuza të rënda për lidhjet mes politikës dhe krimit të organizuar në qarkun e Durrësit. Ai ka cilësuar Ergys Agasin si ndërmjetësin mes kryeministrit Edi Rama dhe krimit të organizuar. Bylykbashi premtoi dorëzimin e provave në prokurori, duke theksuar se Durrësi është nën kontrollin e grupeve kriminale të lidhura me politikën. Emri i Agasit është përmendur më parë në raportime dhe akuza të ndryshme. Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe ish-kryeministri Sali Berisha e kanë akuzuar atë si personin që kontrollon emërimet…
Kreu i SPAK, Altin Dumani ditën e sotme ka folur me gazetarët, ku i është përgjigjur një sërë pyetjesh prej tyre. Ndër të tjera Dumani është pyetur edhe në lidhje me hetimet ndaj Kryebashkiakut, Erion Veliaj. Kreu i SPAK është shprehur se çështja e Veliajt është në fazën e hetimit paraprak. Lidhur me kontrollet e bëra në banesën e Veliajt, Dumani thotë se ata janë mjet për kërkimin e provës. “Çështja është në fazën e hetimit paraprak dhe nuk mund të bëj publike më shumë informacion. Ju keni raportuar për kontrolle, por ata janë mjet për kërkimin e provës”, shprehet Dumani lidhur…
Kryebashkiaku socialist i Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj është paraqitur sot në SPAK. Nuk dihet ende për arsyet se pse Marinaj do të pyetet nga hetuesit. Por theksojmë se janë publikuar dokumente të cilat tregojnë se Tonin Marinaj, në vitin 2016 është hetuar dhe akuzuar nga Prokuroria e Firences në Itali si koka e një organizatë ndërkombëtare droge, me bazë në Toskana, Venecia, Udine dhe Shqipëri. Pjesë e organizatës kriminale ishin edhe Gamuzza Stefania, Rini Marku, Frederik Marku, Ferdinand Paja, Bruno Nika, Saimir Hamazi dhe Bep Gjoni. Gjithashtu, kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj, me një pasuri të…