Author: admin

Melania Trump, modelja e suksesshme sllovene që rikthehet si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, u vendos në qendër të vëmendjes që në vitin 2016, kur bashkëshorti i saj, Donald Trump, u zgjodh president për herë të parë. Me rikthimin e saj në Shtëpinë e Bardhë, korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias i hedh një vështrim jetës së saj dhe disa pritshmërive lidhur me të. Prindërit e quajtën Melanija Knavs. Bota e njohu atë në rolin e Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara, Melania Trump. Ajo ka lindur më 26 prill 1970 në Novo Mesto, Slloveni,…

Lexo më shumë

Një muaj më parë, saktësisht në 13 dhjetor, Autoriteti Rrugor Shqiptar nënshkroi me kompaninë Salillari kontratën për ndërtimin e aksit Elbasan-Papërr me vlerë totale 20 milionë euro pa përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar. Dhe paratë nuk vonuan. Katër ditë më parë thesari i shtetit autorizoi një transfertë me vlerë 1 milionë euro në llogarinë e kompanisë Salillari si pagesë për ndërtimin e rrugës Elbasan-Papërr. E megjithatë, ajo e ARRSH-së nuk ishte pagesa e vetme që kompania përfitoi për punë ende të pakryer. Një tjetër pagesë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit ishte edhe më flagrante. Në 27 nëntor, Fondi Shqiptar…

Lexo më shumë

Ashtu si ushtrimet fizike na ndihmojnë të qëndrojmë në formë ose meditimi ndihmon në mbajtjen e shëndetit tonë mendor në formë të mirë, mbajtja e epshit tonë të lartë nuk ndodh vetvetiu. Edhe kjo kërkon punë. Është e rëndësishme të kemi parasysh se çdo pjesë e trupit tonë, por edhe çdo pjesë e shëndetit tonë mendor kërkon praktikë dhe kujdes. Dhe ndërsa ne të gjithë do të donim të kishim një epsh të rritur dhe të shëndetshëm nga mëngjesi në mbrëmje, ndonjëherë dëshirat tona seksuale nuk ndjekin dëshirat e mendjes sonë dhe mbeten pas. Lexoni për pesë zakonet që disa…

Lexo më shumë

Laura Caron, një mesuese e klasës se pestë nga New Jersey, akuzohet për abuzim seksual ndaj një nxënësi 13-vjeçar me të cili ajo ka edhe një fëmijë. Prokurorët e akuzojne 34 vjeçaren për “marrëdhënie seksuale të papërshtatshme” me të miturin nga viti 2016 deri në vitin 2020, kur ky i fundit jetonte me të. Sipas prokurorêve, abuzimi supozohet të ketë filluar kur nxënësi ishte vetëm 11-vjeç. Hetuesit filluan të shqyrtojnë Caron pasi babai i studentit postoi ne Facebook në dhjetor 2024, duke thënë se femija i mësueses ngjante shumë me të dhe me djalin e tij. Ne vitin 2019, Caron…

Lexo më shumë

Polici i qarkullimit rrugor, Azbi Spahiu, u hodh nga lartësia në një ngjarje të mbushur me mister, ku policia vetë nuk po jep asnjë informacion, ndërkohë që në media ka heshtje thuajse totale. Spahiu është një nga policët që ndaloi pak ditë më parë Martin Manen, djalin e biznesmenit të fuqishëm, Samir Mane. Ndërkohë ajo që bën shumë përshtypje dhe çuditi edhe panelin në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ishte heshtja totale e opozitës, veçanërisht e Sali Berishës, i cili di gjithçka, por tani i është “fikur” fare edhe qytetari dixhital. Ylli Rakipi: Po të kishte qenë djali i Edi Ramës,…

Lexo më shumë

Në një Shqipëri ku korrupsioni dhe krimi i organizuar shpesh shihen si burime të fuqishme të pasurimit dhe ndikimit, figura të tilla si Samir Mane dhe Gjergj Luca janë bërë simbol i një sistemi të kalbur që favorizon individët me lidhje të forta politike dhe kapje të strukturave shtetërore. Të dy këta personazhe kanë arritur të bëjnë pasuri marramendëse, duke abuzuar me pushtetin dhe pasuritë publike, për të shfrytëzuar pronat e të tjerëve, duke lënë pas një gjurmë të trishtuar të padrejtësisë dhe shkeljes së ligjit. Pasuritë e tyre, që janë ngritur përmes shkeljes së ligjit dhe manipulative të proceseve…

Lexo më shumë

Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë një takimi me demokratët në Fier, është ndalur te ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila është drejtuese politike e PS në këtë qark. Berisha, duke e cilësuar si “Lubi Balluku”, ka kujtuar darkën luksoze të ministres, teksa tha se vetëm bifteku kushtonte 1 mijë euro. Berisha thekson se nëse do kishte qenë një ministër i PD, pa dalë nga restoranti do merrte dekretin e shkarkimit. “Lubi Balluku biftekun 1 mijë euro. Ju jap fjalën e nderit se po të kishte imagjinuar një ministër i PD një gjë të tillë, pa dalë nga restoranti…

Lexo më shumë

Më 17 janar 2025, presidenti i ri i SHBA-ve Donald Trump hodhi në treg kriptomonedhën e tij zyrtare TRUMP, dhe brenda pak orësh, ajo pushtoi botën e valutave digjitale. Monedha, e ndërtuar në rrjetin Solana, pati një rritje të mahnitshme në vlerë, me vlerën e saj të tregut që arriti në 14.5 miliardë dollarë brenda vetëm disa orëve nga publikimi i saj. Me çmim fillimisht në 0,18 dollarë, vlera e monedhës u rrit në 7,1 dollarë përpara se të stabilizohej në 21,51 dollarë deri në orën 18:21, duke shënuar një rritje të pabesueshme prej 231,61%, sipas të dhënave të Coin…

Lexo më shumë

Kreu i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori ka reaguar në lidhje me deklaratën e ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha sa i takon ngjarjes së rëndë në Tiranë, ku dy ditë më parë efektivi i policisë, Azbi Spahiu, u hodh nga lartësia. Hoxha lëshoi akuza në drejtim të partive të reja, por dhe mediave, për rastin. Arlind Qori thotë se ministri s’ka dhënë asnjë sqarim nëse në këtë ngjarje përfshihet apo jo djali i biznesmenit Samir Mane. Kujtojmë se në rrjetet sociale është njoftuar një protestë nga Lëvizja Bashkë për rastin e policit Azbi Spahiu. Sot Hoxha e cilësoi ngjarjen “Manipulim për interesa politike…

Lexo më shumë

Policia e Tiranës arrestoi një person i cili qarkullonte me armë zjarri me vete i dënuar disa herë për armëmbajtje, lëndë narkotike dhe për vjedhje me dhunë. Bëhet fjalë për Elvis Gaçaj si dhe shoku i tij, shtetasin M.D për moskallëzim krimi. Elvis Gacaj i njohur si pjesëtar i klanit Duka, u dyshua edhe për vrasjen e Santiago Malkos. Për këtë ngjarje ai u arrestua në Durrës më herët ne vitin 2019. Gaçaj u prangos edhe në prill të vitit 2018 bashkë me Leonard Dukën, në një apartament pranë shkollës “Partizani”. Policia e kryeqytetit gjeti një pistoletë dhe lëndë narkotike…

Lexo më shumë