Author: admin

“Nga ish-burri i parë jam ndarë nga ai. Dilja natën, bëja shumë gjeste”. Emotra e Arjon dhe Klisman Hasajt, autorëve të arrestuar për vrasjen e Ramazan Mataj në fillim të muajit janar, Armela Hasaj, ka folur për herë të parë duke treguar sesi nisi historia që përfundoi në tragjedi. Armela ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Shqipëria Live”, në Top Channel, ku tregon se me Ramazanin u njoh në rrjetet sociale, por ai e kërcënonte vazhdimisht, madje kishte kërkuar që t’a prostituonte. Ajo shprehet se ishte e kërcënuar të dilte me Ramazanin, pasi ai e kërcënonte me familjen. “E kam…

Lexo më shumë

Arben Ahmetaj e ka konsideruar institucionin e AKSHI-t si kopshtin privat të Edi Ramës, ku sipas tij, tenderat i përfitojnë familjarët e kryeministrit. Gjatë intervistës në Syri Tv, Ahmtaj foli për korrupsionin me tenderin e laboratorëve në shkolla, ku sipas tij, SPAK lëshoi dy urdhër-arreste, por u rrëzuan menjëherë. Gjithashtu, Ahmetaj foli edhe për kompninë e quajtur “FIRST”, që sipas tij, është e lidhur drejtpërdrejt me familjarët e Edi Ramës dhe ka marrë tenderin 15 milion euro të pabotuar të sigurisë kibernetike. Arben Ahmetaj: Tek projekti i laboratorëve të AKSHIT. Unë e ngrita herën e kaluar, që bënë laboratorët e shkollave…

Lexo më shumë

Banorëve të zonës së Kafarajt në Fier prej kohësh u kanë premtuar deputetët dhe kryetari i bashkisë t’u ndërtojnë ujësjellësin. Shpresat u janë rritur se po vijnë një zgjedhjet e reja. Prej një 10 vjetësh projekti qëndron në sirtar, ndërsa zvarritja vjen nga pazaret e njerëzve të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, që drejtojnë shoqërinë e Ujësjellësit Fier. Pse u anulua tenderi i ujësjellësit? Nëse do të ndjekësh fatin e parave të ujësjellësve, shiko kush janë drejtorët! Më 3 shtator 2024, ndërsa drejtor ishte Petrit Kanani, u shpall në Agjencinë e Prokurimeve Publike prokurimi me objekt “Rikonstruksion i Ujësjellësit fshati Kafaraj, Çerven,…

Lexo më shumë

Në tender mori pjesë dhe një kompani tjetër me ofertë 476 mijë Euro me pak, por u skualifikua ngaqë kishte deklaruar 4 automjete me tepër se kushtet që kishte vendosur drejtori… Edi Rama urdhëroi drejtorin e OSHEE, Enea Karakaçi, që për fund vitin që shkoi, t’i jepte një dhuratë të madhe oligarkes Vilma Nushi; jo nga xhepi i tij, por nga të ardhurat prej faturave të energjisë elektrike që paguajnë shqiptarët. Drejtori Enea Karakaçi e ka zbatuar urdhërin, duke mbushur “thesin” me 1.4 milionë Euro dhe ia dha kompanisë “Interlogistic Sh.p.k”, nëpërmjet tenderit për printimin e faturave të energjisë gjatë…

Lexo më shumë

Ndryshimet në ligjin për ‘investimet strategjike’ parashikojnë heqjen e kufizimeve sektoriale për të aplikuar për statusin – ndryshime që, sipas opozitës, do të përdoren për të ndërtuar kulla. Komisioni parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese dhe Mjedisin miratoi të hënën në parim ndryshimet ligjore në ligjin për investimet strategjike, të cilat parashikojnë shtyrjen e afatit të zbatimit të këtij ligji deri në dhjetor të 2026-ës, përfshirjen e sektorëve të tjerë përveç atyre prioritarë dhe kalimin nga Këshilli i Ministrave te Komiteti i Investimeve Strategjike të kompetencës për dhënien në përdorim të brigjeve të deteve, lumenjve dhe liqeneve për stacione plazhi. Ndryshimet, të…

Lexo më shumë

Një ditë të nxehte vere, më 8 korrik 2010, në orën 11:20 të paradites, mu në zemër të Tiranës, në afërsi të “Pazarit të ri”, u qëllua me breshëri plumbash “i forti i Rrugës Bardhyl”. Franc Konomi u ekzekutua me 10 plumba nga dy vrasës me motor. Ai u gjet i vrarë në makinën e tij “Mercedez Benz, ngjyrë të zezë. Në momentin që Konomi u fut në automjetin e tij dy vrasësit me pagesë e qëlluan me breshëri plumbash duke e lënë të vdekur në vend. E teksa kanë kaluar plot 15 vite nga ajo ngjarje e rëndë që…

Lexo më shumë

Më 8 nëntor të vitit 1985, dosja më e madhe kundër mafias ishte kopsitur në Palermo. 8697 faqe dhe 40 volume, kishin brenda provat kundër 475 personave të dyshuar. Gjyqi u hap më 10 shkurt të vitit 1986. Më shumë se 600 gazetarë nga e gjithë bota ishin prezentë, bashkë me qindra vëzhgues. Procesi që u njoh si “Maxi trial” dënoi 342 anëtarë e drejtues të mafias, në lidhje me 121 vrasje dhe krime të tjera, duke u konsideruar edhe sot si gjyqi më i madh ndërkombëtar. Gjyqi zgjati nga data 10 shkurt 1986 deri më 30 janar 1992 dhe…

Lexo më shumë

Një gjurmë papilare e lënë në banesën ku u mbajt e mbyllur një 21-vjeçare, e tradhtoi Ermal Binjakun, emri i të cilit ishte në listën e 6 personave të kërkuar prej nëntë janarit. Siç bëjnë me dije burimet e policisë së Tiranës, ai u arrestua për dyshimet se i hoqi lirinë të resë, e cila u mbyll me çelës në banesën ku tre vajza dhe gjashtë të rinj dyshohet se festuan me drogë dhe alkool e më tej u larguan duke mbyllur njërën prej tyre. Emri i Binjakut nuk u bë publik nga policia, vënë në lëvizje nga denoncimi i…

Lexo më shumë

Bernard Hulme u eliminua mbrëmjen e djeshme nga “Big Brother VIP Albania 4”, pas disa javësh qëndrimi në shtëpi. Teksa ishte ende pjesë e shtëpisë, Bernardi surprizoi publikun duke u deklaruar homoseksual, pak ditë pasi kishte treguar se është baba i dy vajzave. Mirëpo sot në “Fan Club”, Bernardi ka ngritur akuza të forta ndaj 3 banorëve të tjerë: Jozit, Laertit dhe Klajdit. Ai është shprehur se këta banorë ndonëse nuk mund të jenë homoseksual, kanë shumë pikëpyetje në orientimin e tyre seksual. “Unë kam bërë atë që 3 djem të tjerë në shtëpinë e Big Brother nuk kanë patur…

Lexo më shumë

Alban Xhillari akuzohet se përmes krijimit të një rrjeti kompanish që de juro drejtohen nga një grusht njerëzish të besuar të tij dhe përmes falsifikimit të dokumenteve ka fituar statusin e investitorit strategjik në një pronë të lakmuar të bregdetit shqiptar. Bëhet fjalë për investimin strategjik ‘Jala Entertaniment Park’. Statusi i investitorit strategjik iu dha fillimisht në vitin 2019 në një sipërfaqe prej 140 mijë metrash katrorë në zonën e Jalës, ku Alban Xhillari kishte ngritur më herët edhe biznesin ‘Folie Marine’. Por, mbi tokën ku tashmë po ngrihet investimi strategjik pati pretendime pronësie nga palë të tjera, që kishin fituar…

Lexo më shumë