Sipas lajmit të publikuar nga “Lezha Press”, thuhet se pas 1 viti në detyrë është shkarkuar Drejtori i OSHEE- Lezhë, Gentian Fiçori, për mungesë eficence në furnizimin e zonës me energji elektrike. Por me urdhër të Edi Rames ose më saktë, me këtë lëvizje në zbatim të platformës së bashkëpunimit me personazhe të krimit, drejtor i ri i OSHEE në Lezhë do emërohet Andi Llesh Marku, zyrtar hajdut dhe bandit i vjetër i PD-PS. Drejtori i ri i OSHEE, Andi Marku, do prezantohet ditën martë në këtë detyrë; ndërsa tani është Shef Zjarrfikseve në Bashkinë e Lezhës, ku vajzën Drimona…
Author: admin
Samir Mane për të pastruar fytyrën e tij dhe të djalit Martin Mane, që për faj të tij polici ndershëm Azbi Spahiu po lufton me vdekjen, shkoi dhe dhuroi disa bursa për studentët tek fakulteti ekonomik. Shqiptarët e dinë mirë që ti je “lavatriçe” e parave të korrupsionit të politikanëve nga të gjitha krahët. Samir Mane për të harruar ngjarjen e djalit të tij me policin Azbi Spahiu, po prezantohet si bamirës nga halli, dhe ka gjetur si “gomerdare shpëtimi” të shpërndajë disa bursa për studentët ekselentë. Por në realitet, ky akt është vetëm një manovër për të fshehur atë…
Baton Haxhiu i ftuar në një emision televiziv, ka folur për fatin e SPAK pas rikthimit të Trump në Presidencë në SHBA. Haxhiu tha se SPAK varet vetëm nga dy njerëz, Edi Rama dhe Sali Berisha të cilët pritet të ndryshojnë ligjin penal, duke goditur vetë ekzistencën e SPAK. Analisti tha se e gjithë kjo do të justifikohet me faktin se Shqipëria po zhvillon negociata me BE-në dhe nuk ka nevojë për institucione speciale të drejtësisë, siç është SPAK. “Ajo që mendoj unë, SPAK varet nga dy njerëz, një është Edi Rama dhe dy është Sali Berisha, krejt të tjerat janë…
Fitore të madhe dhe shumë të rëndësishme mori Skënderbeu, që mposhti 2-1 skuadrën e Teutës me përmbysje në Korçë. Durrsakët kaluan në avantazh me Llocin në minutën e 11-të, para se Bismark të barazonte shifrat në minutën e 38-të me penallti. Korçarët mbetën me 10 lojtarë në minutën e 67-të, pasi sulmuesi Bismark u ndëshkua me të kuq, por vetëm 12 minuta më vonë, të njëjtin fat kishte edhe Karabeci, që la Teutën me 10 lojtarë. I ardhur nga stoli, Ermir Rashica shënoi golin e përmbysjes dhe fitores për Skënderbeun në minutën e 80-të. Sukses i rëndësishëm për bardhekuqtë, që…
Zjarri që përfshiu garazhin nëntokë të Kompleksit Kika në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë ka shkaktuar katër të lënduar, sipas raportimeve të fundit. Një nënë dhe dy djemtë e saj kanë pësuar djegie dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tyre raportohet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, një e moshuar ka pësuar lëndime pasi u rrëzua në shkallë gjatë evakuimit dhe po merr trajtim mjekësor. Zjarri, që dogji tre automjete në garazhin e kompleksit, u vu nën kontroll falë ndërhyrjes së shpejtë të dy mjeteve zjarrfikëse dhe dhjetë efektivëve zjarrfikës. Pavarësisht kontrollit të situatës, ka ende prezencë…
Kompania “AG.TCC” e ish-deputetit socialist dhe njëkohësisht bashkëshort i deputetes socialiste, Olta Xhaçka, është vendosur nën sekuestro, për shkak të mos-shlyerjes së detyrimeve tatimore. Në Tetor të vitit 2024, administrata tatimore ka depozituar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), “Vendosje të masës së sigurimit të detyrimit tatimor, mbi tatimpaguesin subjekti ‘AG. TCC’, pajisur me Nipt L52227046H”. Shoqëria ka përfituar statusin e “investitorit strategjik” me firmën e kryeministrit Edi Rama për ndërtimin e një resorti turistik në bregun e Jalës, në Dhërmi, në mars të vitit 2021. Por, problemet penale që shoqëruan këtë inisiativë duket se kanë sjellë pasoja edhe në…
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm për sekuestrimin e aseteve të Ilir Beqajt dhe bashkëpuntorëve të përfshirë në vjedhjen e fondeve të huaja. Nga verfikimet e SPAK rezulton se janë bllokuar disa shumë parash makina dhe aksionet e një kompanie private që rezultojnë të jënë të përfshira. Paratë të dyshuara të fituara në mënyrë të paligjshme nga Ilir Beqaj dhe bashkpuntorët e tij do të vijonë të qëndrojnë të bllokuara. Gjykata e lartë ka rrëzuar kërkesën e ish ministrit të shëndetësisë Ilir Beqajt, Eduard Currajt, Ermal Kurtulajt etj që kundërshtonin vendimin e apelit për…
Manjola Hysenaj është një nga anëtaret e grupit Çopja që pastron paratë e pista të organizatës kriminale në Shqipëri. Sipas SPAK, vëllezërit Franc e Hajdar Çopja, përpos të tjerave, kanë kamufluar një hotel në emrin e Manjola Hysenajt. Bëhet fjalë për Hotel Domus në Tiranë, një investim miliona euro, i sekustruar nga SPAK si pasuri produkt i veprimtarisë kriminale. Vëllezërit Çopja, të akuzuar për 4 vrasje, 14 vrasje në tentativë, trafik droge, pastrim parash etj., kanë lidhje edhe me Hotel Supreme në Qerret, një investim miliona euro, kamufluar me një kompani fantazmë, të quajtur Ergi shpk, e cila dyshohet se…
Më 20 janar 2025, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, deklaroi për mediat, se me prova nga dosjet SKY-ECC, ka arrestuar deputetin e PS, Jurgis Çyrbja, për lidhje me bandën “Hajri” të Durrësit dhe anëtarë e bashkëpunëtorë të kësaj bande. Sipas dosjes, rezuloi se krerët e bandës së Durrësit grumbullonin vota për PS dhe në këmbim diktonin emërime drejtorësh kadastre, dogane, tatimesh, porti, arsimi, shëndetësie, policie, kandidatë për kryetar bashkie e deputetë në pjesën e sigurtë të listës, ndërsa Babloku i firmoste. Por një nga zyrtarët e lartë të pushtetit, Dorian Tola, ish-Drejtor i Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe ish-zv/ministër…
Një prej emrave më të njohur të krimit të organizuar, 44-vjeçari shqiptar Xhevdet Plaku, është arratisur mëngjesin e të enjtes nga burgu i Barcaglione në Itali Ancona, teksa mbi të rëndonin akuzat për dy vrasje si dhe si kreu i një grupi kriminal ndërkombëtar droge. Bëhet fjalë për një arratisje të heshtur, pa spektakël, por dukshëm e studiuar me përpikëri. Xhevdet Plaku ishte një i burgosur model në Ankona dhe për pak muaj do të kishte përfunduar dënimin. Kjo i kishte mundësuar që tre muaj më parë të përfitojë nga regjimi i parashikuar nga neni 21 i Kodit të Burgjeve.…