Olsi Komici, ish-komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, është zgjedhur drejtori i ri i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), duke zëvendësuar në këtë detyrë, Edmond Rrushin, ish-deputeti i LSI-së. Burimet për “ZAHIRI” kanë mësuar se Edmond Rrushi është shkarkuar nga detyra e drejtorit të AKU-së. Vendimi pritet të bëhet publik në Këshillin e Ministrave. Olsi Komici vitet e fundit ushtroi detyrën e komisionerit të vetingut ku së bashku me kolegët e tij ata shkarkuan nga detyra prokurore e gjyëtarë. Pas përfundimit te mandatit, Komici dhe koleget shprehen shpesh herë dëshirën për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë. Ata…
Author: admin
Në fund të vitit të kaluar, Autoriteti Rrugor Shqiptar hapi me shpejtësi Unazën e Madhe, nga Shkoza deri te ish-Shqiponja. Natyrisht, hapja u trumbetua si sukses, megjithëse ndërtimi i vetëm 13 kilometrave rrugë zgjati plot 13 vite, teksa deri më tani janë shpenzuar mbi 400 milionë euro për të gjithë Unazën e Madhe. Por, kur më në fund rruga u hap, çuditërisht drejtori i ri i ARRSH-së, Gentian Gjyli me “bekimin” e zv.kryeministres Belinda Balluku, ka bërë shtese kontrate, duke “shpërblyer” firmat ndërtuese. Disa javë më parë u krye modifikimi i kontratës së lotit 1, duke i shtyrë afatin firmës…
Ergys Agasi , një emër që deri dje ishte relativisht i panjohur për publikun, është kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të akuzave të rënda të ngritura nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj. Ahmetaj ka vijuar ta përmendë Agasin, duke e përshkruar atë si një figurë kyçe në lidhjen mes politikës dhe botës së krimit. Sipas Ahmetajt, Ergys Agasi është një nga ndërmjetësit kryesorë të kryeministrit Edi Rama me mafian dhe trafikantët e drogës. Madje, gazetarja Klodiana Lala e ka përshkruar Agasin si personin që ka organizuar një takim mes politikës, krimit dhe biznesit në Tiranë, duke luajtur rolin e koordinatorit…
Dritan Palnikaj është emëruar së fundmi Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ky është një emër jo pak i njohur për skandale dhe afera korruptive me tenderat e zhvilluar në Ministrinë e Brendshme gjatë viteve 2018-2019, pikërisht kur Sekretar i Përgjithshëm ka qenë Dritan Palnikaj. Palnikaj është nipi i Drejtorit të Burgjeve Agim Ismaili. Së bashku me dajën, Palnikaj ka hapur më shumë se 7 tendera në vlera marramendëse për Drejtorine e Burgjeve, ku rreth 900 milionë lekë kanë qenë për rikonstruksionin e burgjeve dhe blerje pasisjesh, si dhe rreth 4 miliardë lekë për blerje armaitimi.…
Gazetari Armand Shkullaku është shprehur se intervista e tretë e Arben Ahmetajt, ashtu siç pritej, u përcoll me të njëjtën strategji nga pushteti dhe kanalet e tij të propagandës. Censurë nga disa, zhvlerësim i personit dhe injorim i akuzave nga ca të tjerë dhe kulmi, ata që e kritikuan e analizuan por pa publikuar asnjë fjalë nga ato që tha ish zv/kryeministri. Por nëse për Ramën dhe mediat e tij, kjo është një mënyrë dëshpëruese për të ruajtur të pacënuar pushtetin, për prokurorët e SPAK intervista në fjalë është një sfidë mes tyre dhe opinionit publik. Nëse një pjesë e…
Zbulohet lista e institucioneve shqiptare që preken nga urdhri ekzekutiv i Donald Trump, për të pezulluar fondet ndihmëse në shtetet aleate të SHBA. Sapo mori detyrën, presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që pezullon përkohësisht të gjitha programet e ndihmës së huaj nga ana e Shteteve të Bashkuara për 90 ditë, në mënyrë që të rishikohen dhe të përcaktohet nëse ato janë në përputhje me objektivat e tij politike. Në urdhër, në mesin e shumë urdhrave ekzekutivë që zoti Trump firmosi në ditën e tij të parë të kthimit në detyrë, thuhej se “ndihma e huaj dhe burokracia nuk…
Ligji Zgjedhor parashikon që shqiptarët të kenë një rol aktiv në denoncimin e shkeljeve të procesit zgjedhor. Sipas Nenit 123, çdo person që vjen në dijeni të shkeljeve administrative ose penale në fushën e zgjedhjeve ka të drejtë të informojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Dënimi i së paku dy kryebashkiakëve nga Gjykata e Posaçme pas kërkesës së SPAK-ut, lidhur me ndikimin në përfitime zgjedhore, ka nxitur veprime të reja nga Prokuroria e Posaçme. Brenda kësaj jave pritet që SPAK-u do të publikojë strategjinë e tij për të parandaluar dhe hetuar çdo përpjekje për deformimin e votës më 11 maj. Ndërkohë,…
Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Shemsi Prençi, është shprehur se nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, nëse partia në pushtet (cilado qoftë ajo) nuk është e interesuar për ta realizuar këtë gjë. Komentet Prençi i bëri në ‘Ditari i Pasdites’ me gazetaren Bruna Çifligu në A2 CNN, ku tha se angazhimi i SPAK ose Prokurorisë në këtë drejtim, pra në mbrojtjen e zgjedhjeve, është i pamjaftueshëm. Komentet Prençi i bëri në ‘Ditari i Pasdites’ me gazetaren Bruna Çifligu në A2 CNN, ku tha se angazhimi i SPAK ose Prokurorisë në këtë drejtim, pra në mbrojtjen e…
Ish-zëvendeskryeministri Arben Ahmetaj, gjatë intervistës për Syri Tv ka deklaruar se Belinda Balluku ka paguar njerëz për të protestuar kundër kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt. Balluku ka paguar njerëz për të protestuar kundër Veliajt? Ahmetaj: Po, pooo. Njerëz të saj kanë paguar njerëz për të shkuar në protestë. Ore shiko se kur të mbarosh këtë intervistën do ulesh me njerëz, kolegë të tu gazetar dhe do thonë, po ne i dimë këto o burrë, ca tha… thojini pra. Gjithashtu Ahmetaj e konsideroi qeverinë organizatë kriminale, ndërsa shtoi se aty vendos Belinda Balluku e cila emëron ministra dhe drejtor policie…
Bëhet fjalë për biznese dhe prona dhe llogari bankare të zotëruara nga Martinaj, për të cilat SPAK pretendon se nuk justifikohen dot me burime të ligjshme. SPAK kërkon konfiskim të pasurive të Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara të Martinajt. Bëhet fjalë për biznese dhe prona dhe llogari bankare të zotëruara nga Martinaj, për të cilat SPAK pretendon se nuk justifikohen dot me burime të ligjshme. “Prokuroria e Posaçme regjistroi procedimin e mësipërm, për…