Rreshjet e shiut disa ditë më parë vijojnë të sjellin problematika në qytetin e Durrësit. Kanalet e papastruara nga bashkia kanë sjellë përmbytjen e 500 familjeve ku ka shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme por mund të shkaktojë infeksione dhe përhapjen e sëmundjeve tek banorët. Qytetarët janë shprehur se Bashkia Durrës ka neglizhuar situatën dhe nuk po bën asgjë për pastrimin e kanaleve në mënyrë që uji të largohet nga banesat e tyre.
Author: admin
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka nisur hetimet ndaj kryetares në detyrë të Bashkisë së Tropojës, Zyra Islamaj, pas denoncimit për ndërtimin e urës në fshatin Luzhë. Përmes një shkrese, SPAK bën me dije se ka nisur hetimet ndaj zonjës Islamaj, në lidhje me ndërtimin e një ure në fshatin Luzhë, të Tropojës. Zonja Islamaj, duke shpërdoruar detyrën vendosi të ushtrojë pozitën e saj dhe të ndërtojë një urë personale për motrën. Rasti u denoncua nga Agim Demiraj, i cili më herët kishte shërbyer në detyrën e Teknikut të Mirëmbajtjes së Rrugëve në Bashkinë Tropojë.…
Kryeministri Edi Rama dhe numri dy i qeverisë së tij, Belinda Balluku vazhdojnë të tallen me shqiptarët. Duke nisur nga sot, hyn në fuqi ulja me 1 lekë e çmimit të energjisë për abonentët familjarë. Kush konsumon deri ne 700 kWh/muaj energji do të paguajë 8.5 lekë për kWh, ndërsa për familjarët që familjarët që konsumojnë mbi 700 kWh/muaj, çmimi mbetet 9.5 lekë për kWh. Çmimi aktual që paguajnë familjet shqiptare për energjinë është 9.5 lekë të reja, pa TVSH apo 11.4 lekë me TVSH. Pra çmimi i energjisë elektrike ulet me 1 lekë, kështu familjet shqiptare do të paguajnë…
Agjencia e Zhvillimit të Territorit ka bërë publike më në fund vendimet e miratuara në 6 mbledhjet e fundit të Këshillit Komëtar të Territorit. Dhe panorama e vendimeve është një invazion betoni në shkallë të plotë nga Tirana deri në qytetet bregdetare dhe ato liqenore. Sipas dokumentave të publikuara, në mbledhjen e fundit të zhvilluar tre ditë më parë, KKTU ka miratuar lejen e zhvillimit për ndërtimin e një kulle 47 katëshe në rrugën e Elbasanit me emrin Embassy Tower. Kompania ndërtuese e kullës është Hanxhari Group, që zotërohet nga Adjon Hanxhari. Ky është djali i ndërtuesit vlonjat Fatmir Hanxhari,…
Ish-kryetari i Bashkisë Sarandë, Adrian Gurma, është kallëzuar penalisht në SPAK nga një anëtar i gjykatës së Lushnjës, për “Shpërdorim detyre” dhe “Zhdukje apo vjedhje dokumentesh”, pasi në vitin 2017 dha një leje ndërtimi pa projekt arkitektonik. Dyshimet janë ngritur gjatë shqyrtimit nga gjyqtari Hazbi Balliu të një tjetër çështje gjyqësore. Hazbi Balliu, një gjyqtar i Gjykatës Administrative në Lushnjë, ka depozituar kallëzim penal në prokurorinë e Sarandës, kundër ish-kryetarit të bashkisë së këtij qyteti, Adrian Gurma. Mes listës së gjatë të zyrtarëve lokalë të hetuar nga SPAK, tashmë Adrian Gurma do jetë ish-funksionari tjetër i PS, që në ditët…
“Na pagoi Gjergj Luca për të masakruar pronarin e Pamfletit Gjergj Zefi”. Kështu shkruhet në një faqe on line me emrin “Traktet”, duke iu referuar burimeve nga Byroja Kombëtare e Hetimit. Më 3 tetor 2023, gazetari investigativ Gjergj Zefi u sulmua në mënyrë brutale nga anëtarë të një grupi kriminal në Elbasan, i njohur me emrin “Çopja.” Ky akt i rëndë dhune, i cili asokohe tronditi opinionin publik, ka zbuluar një të vërtetë shqetësuese. Sipas burimeve të sigurta të hetimit prane “SPAK” rezulton se grupi në fjalë dyshohet se është paguar nga Gjergj Luca, një emër që shpesh përmendet në…
Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, është nën hetim nga SPAK për abuzimet me fondet e rrugëve dhe një rast ujësjellësi për Bashkinë e Kolonjës, madje është thirrur dhe për t’u marrë në pyetje, por kjo gjë nuk e ka ndaluar për skandalin e radhës. Erion Isai, në listën e re të programit për strehimin social, ka futur si përfitues edhe disa prej vartësve të tij, për t’iu dhënë banesa me lekët e qytetarëve. Rasti është denoncuar nga avokati Esmerald Xhafa, i cili sipas tij, duke e faktuar dhe me dokumente, një prej përfituesve të banesave është Enea Jorgji, i cili…
Nga qelia numër 5 ku ndodhet prej 3 muajsh, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur për A2 CNN. Edhe pse ka më shumë se 90 ditë në qeli, Meta shprehet se ndjehet më i lirë se më parë dhe se e drejta për të do të triumfojë. Fillimisht ai rrëfen sesi ka kaluar 3 muajt e arrestit në qeli. Ai thotë se edhe pse tashmë është duke jetuar në 12 metra katrorë ndjehet edhe më i lirë, ndërsa ngre akuza të forta për mënyrën e arrestimit ndaj tij. “Unë nuk jam arrestuar, por siç e ka parë…
Shërbimet e Policisë në Shqipëri, Itali, Holandë dhe Belgjikë kanë pikasur këto dy vende “Antwerp dhe Dubai,” si pikat kryesore ku operon kompania “Bello”, e cila prej vitesh ka mbushur Europën me kokainë nga Ekuadori. Media belge “GVA”, i ka dedikuar një shkrim Denis Matoshi i njohur si Eldi Dizdari. Paratë e drogës tashmë po investohen në botën e pasurive të paluajtshme në Dubai. Denis Matoshi (Eldi Dizdari) jo vetëm që është i lidhur me trafikun ndërkontinental të drogës, por dyshohet se ka qënë i përfshirë në “masakrën e Bllokut”, ku nga përplasja e eksponentëve të krimit në atë ngjarje një person ndërroi jetë dhe disa…
Sipas informacionit nga Ministria e Financave, ky tender është financuar me një fond shtesë akorduar Bashkisë së Roskovecit, i hequr nga fondi i emergjencave, që qeveria ka planifikuar për sektorin e e Shëndetësisë në rast situatash epidemike… Pas pushimeve e ahengjeve të Vitit të Ri, kryetarët e bashkive kanë nisur të shpallin një seri tenderësh elektoral, me objekt riparime rrugësh të brendshme, ujësjëllësish, shkollash, kopshtesh, qendrash shëndetësore, pusetash, kanalesh e mbjellje pemësh.Një tender riparimi rrugësh rurale, i shpallur nga Bashkia e Roskovecit, është deklaruar si investim në shërbim të banorëve të Njësisë Administrative Strum, por faktikisht është qokë për krye-sekretarin…