Emisioni ‘Në Shënjestër’ ka zbardhur përgjimet që janë zhvilluar mes biznesmenit Piro Zoga dhe stafit të universitetit Bujqësor të Tiranës në lidhje me tenderat, për të cilat SPAK dyshon se janë korruptive, duke lëshuar edhe disa urdhër arreste. Shpend Shahini komunikon me Altin Murton Shpendi: ‘Na bëri dëm të madh ai Piro. S’na i pruri të gjitha’ Shpendi: ‘Ka pru mangut lamat.’ Altini: ‘Ça të them unë o burrë. Ne bëmë namin (shan)’. Shpendi: ‘Mundohu, nëse do vemë në dijeni edhe Mondin dhe rektorin për këtë problem’. Por duket se mangët nuk kanë ardhur vetëm lamat. Por edhe pajisje të…
Author: admin
Seanca për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, dhe dy ish-zyrtarët e tjerë, që ishte parashikuar për të mërkurën, dështoi. GJKKO ka dënuar mbrojtësin e Vezir Gjikokës me gjobë prej 10 mijë lekësh, për shkak se ai nuk ka informuar për seancat e tjera dhe ka pamundësuar paraqitjen e tij. Gjyqtari Ardit Mustafaj caktoi avokatë të rinj për të pandehurit, duke emëruar Artan Simonin për Jerasimo Bashin dhe Pranvera Doçin për Vezir Gjikokën. Seanca u shty për datën 12 mars në orën 11:00, ndërkohë që janë pezulluar afatet e paraburgimit për Jorgo Goron dhe masën “arrest në shtëpi” për Vezir Gjikokën.
Punonjësit shqiptarë janë më të nën paguarit në Europë, si përsa i përket pagës që ata marrin në një orë, ashtu dhe fuqisë blerëse, apo produkteve që mund të blejnë me të. Sidomos për fuqinë blerëse, me pagën e një ore në Shqipëri mund të blesh gjysmën në krahasim me vendet e rajonit, si Serbia, Bosnjë Hercegovina, Maqedonia e Veriut, apo Mali i Zi. Të dhënat janë bërë të ditura në një raport të fundit të Eurostat, që krahason pagën për orë në euro dhe të matur sipas fuqisë blerëse (PPS) në vendet e Bashkimit Europian dhe ato kandidate për…
Durrës, Shqipëri, Seattle, SHBA – 4 Mars 2025 – Pas 12 javësh nga mbërritja në Shqipëri e anijes turke Moliva, e cila transportonte 102 kontejnerë me mbetje të dyshuara toksike, organizatat mjedisore Basel Action Network (BAN) dhe Milieukontakt Albania kanë denoncuar heshtjen e plotë nga qeveria shqiptare dhe mungesën e dukshme të çdo përparimi në hetimin e rastit nga Qeveria e Shqipërisë dhe Prokuroria e Durrësit. Kontejnerët u larguan nga Durrësi korrikun e kaluar në një udhëtim të debatueshëm drejt Tajlandës, por më pas u kthyen nga Singapori pasi Basel Action Network (BAN), pas një sinjalizimi nga një denoncues anonim,…
Vijon sërish sot në GJKKO seanca në lidhje me “Plumbin e Artë”, ku i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani u është përgjigjur pyetjeve të mbrojtjes të të pandehurve të tjerë. Gazetarja Klodiana Lala ka thënë se në sallë ka pasur debate, ndërkohë që Dumani ka deklaruar “Do t’jua ha unë hallvën të gjithëve, nuk mund të ma hani hallvën ju mua” pas debatit me të pandehurit e tjerë. Nuredin Dumani: Nuk vdes une. Pa ju ngrene hallvën të gjithëve nuk ma hani mua. I pandehuri Enver Diva nga kafazi: Do e shohim ne se kush ja ha hallvën njëri – tjetrit.
Sot në mesnatë në orën 12:00 është afati i fundit i aplikimit të diasporës për të marr pjesë në zgjedhjet e 11 majit.Numri i kërkesave më të larta ka qenë gjatë fundjavës, ku rreth 16 mijë kërkesa janë bërë të dielën 2 mars, 16 mijë dje (3 mars), ndërsa sot deri në orën 11 shifra është 1 300. Totali deri më tani është rreth 285 mijë kërkesa. Për 42 mijë të refuzuarit, PD ende s’ka dhënë leje për t’u dhënë një shans të dytë.
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka shkakrkuar nga detyra drejtoreshën e spitalit të Librazhdit, Fatbardha Qatja. Lajmin e ka bërë me dije kjo e fundit përmes një postimi në rrjetet sociale, ku tregon se vendimi i ka ardhur në mënyrë të papritur dhe papandehur në rrugë postare mëngjesin e djeshëm (e hënë), pa i dhënë asnjë shkak apo arsye. Qatja e konsideron këtë vendim të Koçiut një “maskaradë” si në epokën e “qoftë largut”, teksa hedh edhe akuza drejt Postës. Ajo shkruan se shkresa mban datën 28 Shkurt, por ndërkohë, i ka ardhur me “vrap” mëngjesin e djeshëm dhe sipas…
Klajdi Merkaj, anëtar i grupit kriminal që drejtohej nga vëllezërit Çopja, i cili kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, është lënë në burg nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. 35-vjeçari Merkaj njihet si mik i ngushtë i vëllezërve Çopja dhe nga hetimet e deritanishme të SPAK, dyshohet se i riu pastronte paratë e Hajdar dhe Franc Çopjas. 35-vjeçari u ekstradua në muajin nëntor të vitit 2024 nga Italia në drejtim të Shqipërisë, pasi ndaj tij GjKKO kishte caktuar masën “arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose…
Shërbimi veterinar ka vendosur një fermë në karantinë në fshatin Maliq Muҫo pas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Tiranë për ngordhjen e disa shpendëve. Mësohet se ferma e vendosur në karantinë është e kompanisë Rea’s. Shërbimi veterinar ka marrë mostra zyrtare dhe janë dërguar për analizim në Laboratorin e Referencës, ISUV. Aktualisht strukturat Rajonale, të Drejtorisë së Përgjithshme të AKVMB dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural janë duke kryer hetimin epidemiologjik, të rastit. Subjekti raportohet se ka rreth 227 708 krerë në total, të mbarështuara në katër kapanone në pularinë e Njësisë Administrative Rashbull…
Prokuroria e Posaçme ka vënën në hetim dhe në përgjim anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, pas dyshimeve për afera me Pëllumb Gjokën. Në një dokument të firmosur nga prokurori Klodjan Braho, i cili i jep fund debatit të ditëve të fundit, por dhe nxjerr blof kreun e SPAK Altin Dumani. Pas deklaratave në media se SPAK kishte vënë nën hetim anëtarët e Kushtetueses, kryetarja Hotla Zaçaj i është drejtuar me një shkresë organit të akuzës ku ka kërkuar informacion nëse ka hetim apo përgjim ndaj tyre. Vetë Dumani i ka kthyer përgjigje Zaçajt, ku në vija të trasha shprehet se nuk…