Alko Impex e Arbër Abazit dhe 2T e dyshes Sakos Troksi janë shpallur kompanitë fituese në tenderin 7.8 milionë euro për optimizimin e Ujësjellësit të qytetit të Vlorës dhe rrethina. Dy kompanitë, në joint venture 50 për qind me 50 për qind, kanë ofruar çmimin 742 milionë lekë ose rreth 7.5 milionë euro për realizimin e kontratës duke u shpallur fituese. Në tenderin e zhvilluar nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve pati dhe dy oferta të tjera. Alb Star e vëllezërve Ismailaj ofroi ta realizonte kontratën me një çmim prej 6.3 milionë eurosh ose gati 1.2 milionë euro më pak…
Author: admin
Një shpërthim në lagjen Partizani në Shkodër, më 13 janar të vitit 2018, ishte pikënisja e një sage kriminale mes dy fiseve, që vijon të shkaktojë viktima edhe sot. Shënjestra ishte Lulzim Kulla, i konsideruar si një prej të fortëve të Shkodrës, njëkohësisht edhe si lidhje e familjes Lici, pasi është dhëndër i tyre. Ditët që pasuan këtë ngjarje, nisën të shënojnë një bilanc tragjik me vrasje, zhdukje personash e atentate të dështuara. Familja Lici artikuloi emrat e rivalëve, që sipas tyre ishin nga fisi Bajri. Ndërsa këta të fundit nuk e pranojnë as sot që janë në hasmëri apo…
Në ditën kur u vendos kalimi i ish-kryeministrit socialist Pandeli Majko për fushatë elektorale nga Kukësi në Tiranë, kreu i PD Sali Berisha e akuzoi Majkon për përfshirje në krime elektorale. Madje zoti Berisha shkoi më tej kur tha se “SHISH për këtë kishte kryer një përgjim ambiental në një lokal në Kukës”. Vetë Pandeli Majko përmes kryetares së kuvendit Elisa Spiropali i drejtoi një kërkesë SHISH, për të marrë informacion pas këtij pretendimi të pohuar publikisht në një konferencë për shtyp nga Sali Berisha. Në vijim të kërkesës, SHISH është përgjigjur se: “Nuk kemi bërë dhe as nuk disponojmë…
Një premtim që lë shumë për të dëshiruar. Nga janari 2025, Bashkia e Tiranës ka vënë në zbatim vendimin për pajisjen e pensionistëve rezidentë me abone falas për transportin publik. Në letër, ky vendim duket si një lehtësim i madh për të moshuarit, por në praktikë, marrja e një aboneje është kthyer në një sfidë të vërtetë për pensionistët, të cilët duhet të paraqiten çdo muaj në kioskë për të përfituar shërbimin. Radhët e gjata dhe kushtet e vështira Çdo mëngjes, fytyra të lodhura të pensionistëve mbushin radhët pranë pikave të shpërndarjes së aboneve në Tiranë. Pa organizim dhe pa…
Më pak leje ndërtimi, por më shumë kulla shumëkatëshe. Ky është trendi i ndërtimeve që po vjen edhe si rezultat i pakësimit të trojeve për të ndërtuar, e që po sjell godina me dhjetëra kate. Instituti i Statistikave thotë se vetëm vjet janë miratuar 2.4 milionë metra katrorë sipërfaqe me ndërtime të reja, ku vetëm në Tiranë janë 1.9 milionë metër katror projekte të reja. Në raport me vitin 2023, volumi i ndërtimeve në sipërfaqe është rritur me 383 mijë metra katrorë në të gjithë vendin. Ndërsa sa i takon lejeve të ndërtimit ato janë pakësuar me 266 leje, pasi…
Dritan Agolli, kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, është një nga “oligarkët” më të mëdhenj në Shqipëri. Ai e ka kthyer institucion që drejton në “shërbim” të vetes, familjarëve apo edhe të ish-punëdhënësve të tij. Shpeshherë, Prime Web ka raportuar për projekte tepër të dyshimta të Fondit, ku kohët e fundit ai ka prokuruar dhjetëra miliona euro për të ndërtuar hotele dhe restorante me paratë e shtetit. I tillë ishte tenderi te Llixhat e Bënjës në Përmet apo edhe kompleksi në periferi të Tiranës. Ndërkohë, “oligarku” Agolli ka vijuar bëmat, kësaj herë me një pronë të stërmadhe në Sarandë, atje…
Të tjera detaje janë zbardhur grupi kriminal që u godit nga SPAK, gjatë operacionit të kryer në bashkëpunim me policinë e Shtetit, ku rezultojnë të përfshirë në trafikun e drogës, 4 shefa të komisariateve të policisë. Grupi që u godit nga SPAK, të shtunën, gjatë operacionit të kryer në bashkëpunim me policinë e shtetit, ku rezultojnë të përfshirë në trafikun e drogës, 4 shefa të komisariateve të policisë, drejtohet nga Kristo Qirici, vëllai i Edmond Papës që u ekzekutua në Tiranë. Grupi ‘Papa’ është në përplasje të forta me grupin e Aleksandër Sadikaj i ekzekutuar në afërsi të TEG me…
Biznesmeni Gaz Demi është paraqitur në SPAK rreth orës 10:00 dhe qëndroi rreth 2 orë e gjysmë. Presidenti i klubit të Partizanit ka qëndruar në zyrat e Prokurorisë së Posaçme pas dyerve të mbyllura. Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme. Kujtojmë se biznesmeni Gaz Demi është paraqitur në SPAK edhe në tetor të vitit 2021.
Pas skandalit të fundit tronditës të mandarinave të helmuara, një investigim nga “Piranjat” zbulon një të vërtetë edhe më tmerruese: 35 pesticide kancerogjene qarkullojnë lirisht në produktet ushqimore që konsumojmë çdo ditë, ndërsa institucionet zgjedhin heshtjen. Sipas ekspertit të sigurisë ushqimore, Sokol Abazi, situata është alarmante: “Ka pesticide që gjenden në briosh, pasi vijnë për shkak të produkteve që kanë, drithërave dhe mund të jenë futur. Në ullinj, për shembull, në konserva ullinjsh, në vaj ulliri, nuk i vete mendja njeriut… Janë gjetur në bimë medicinale apo bimë aromatike, majdanoze apo kopër.” Pasojat shëndetësore që sjellin këto pesticide janë të…
Duke filluar nga 1 marsi pasagjerët që udhëtojnë përmes Rinasit mund të kalojnë kontrollin në Rinasit vetëm me një klik ashtu sikurse ndodh në shumë aeroporte të Europës. Lajmin e ka njoftuar koncesionari i Aeroportit në faqen e tij zyrtare në facebook. “Duke filluar nga 1 Marsi 2025, pasagjerët që tashmë kanë një kartë imbarkimi elektronike në telefonin e tyre mund të udhëtojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) drejt vendeve Schengen pa pasur më nevojë për ta printuar,” njofton TIA. Por si funksionon ky shërbim? Aeroporti ka shpjeguar dhe procedurën. Nëse linja ajrore e ofron këtë opsion, sigurohuni që të…