Prokuroria e Posaçme dhe Policia e Shtetit kanë realizuar një tjetër operacion të gjerë ku janë goditur disa grupe kriminale të përfshira në trafikun e drogës. Gjatë operacionit, janë lëshuar rreth 10 masa sigurie të firmosura nga GJKKO, pas kërkesës së SPAK. Operacioni ka prekur disa qytete të Shqipërisë, përfshirë Tiranën, Kukësin, Fierin, Vlorën, Gjirokastrën dhe Sarandën. Sipas burimeve, 4 nga masat e sigurisë janë për oficerë të policisë. Janë arrestuar 3 efektivë policie, ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim. Një prej të arrestuarve është Shkëlzen Ruska, shef i krimeve në Himarë, i cili akuzohet për kultivim kanabisi,…
Author: admin
Prokuroria e Posaçme, (SPAK) ka kryer një aksion mbrëmjen e sotme, ku ka ushtruar kontroll në zyrat e dy prokurorëve dhe dy gjyqtareve të Tiranës. Hetimi po bëhet për ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe dyshime për korrupsion. Dosjet janë tërhequr nga arkiva për gjyqtarin e identifikuar me iniciale B.Q dhe nga zyra e një gjyqtari në detyrë. Në hetim janë vendosur dy prokuror të Tiranës dhe oficeri i policisë gjyqësore identifikuar me iniciale B.M. Këta shtetas në bashkëpunim me një avokat të arrestuar dhe laboratorin e kriminalistikës. Kryenin ekspertiza duke manipuluar provat dhe favorizonin të arrestuar në përballje ke drejtësinë.…
Prej gati një viti, urgjencat kirurgjikale ndahen me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë mes tre spitaleve kryesore në Tiranë, duke sjellë dhimbje të shtuara për pacientët dhe nëse disa raste – edhe rrezik për jetën e tyre. Në orën nëntë të darkës në mesin e dhjetorit 2024, Armela, 30 vjeç nga Kamza ndjeu papritur dhimbje të forta barku dhe dyshimet për apandesit e nisën atë me urgjencë drejt spitalit. “Dyshova menjëherë për apandesit për shkak se kur përplasja thembrat në tokë, kisha dhimbje të forta” është shprehur Armela. Nga Kamza ku jeton, Armela bashkë me nënën e saj morën një…
Nisin tensionet për Primaret në PD. Ashtu sikundër pritej, ky proces ka “nxehur gjakrat” mes grupit të Bardhit dhe atij të Sali Berishës. Sipas të dhënave më të fundit, në Fier ka plasur sherri mes vetë Gazmet Bardhit dhe deputetit fierak Luan Baçi. Burimet bëjnë të ditur se gjatë procesit që po zhvillohet në teatrin Bylis, Bardhi nuk ka pranuar që në votim të marrin pjesë anëtarët e regjistruar në PD pas vitit 2021. Kjo ka sjellë përplasje të forta me Baçin. Mësohet se të dy i janë drejtuar selisë së PD-së në qytet ku kanë debatuar me tone të…
Ndarja e copave të Shqipërisë duke ngrënë qofte në ballkonet e oligarkëve- siç pati dëshmuar Arben Ahmetaj tek Çim Peka- vazhdon më ritëm intensiv. Copa e fundit që po rrëmbehet është Plazhi i Llamanit, një nga gjiret më të bukura të Bregdetit Shqiptar. Në mbledhjen e fundit, që u zhvillua para dy javësh, Këshilli Kombëtar i Territorrit dhe Ujit miratoi më shumë se 60 vendime. Mes tyre, me numër 26, ishte dhe vendimi për miratimin e lejes së ndërtimit për objektin: “The Concave”, Objekt hoteleri dhe shërbime 3 dhe 4 kate dhe pishina, me vendndodhje në Llaman, Bashkia Himarë, me…
Uji që vjen në rubinetin e qytetarëve nuk konsumohet, ndërkohë drejtori i Veliajt në Ujësjellësin e Tiranës bën tendera për karbon filtrimi dhe u ndan paratë një grushti biznesmenësh. Dhe meqenëse ka shumë lekë në këto tendera, hapet pazari me disa institucione dhe shpërndahet përgjegjësia për korrupsionin. Kështu, pasi ka prokuruar 2 miliard lekë për klor dhe kimikate të tjera, drejtori i UKT, Kostandin Budurushi ka bërë tender edhe për karbon filtrues (aktiv) që ka përfunduar i ankimuar në KPP. Në KPP është ankimuar edhe tenderi i klorit, por siç do t’u tregojmë më poshtë, kjo është lojë drejtorësh dhe…
Një nga aferat më të mëdha dhe më të kushtueshme të qeverisë Rama po zhvillohet para syve tanë. Dy anije lundruese, të quajtura “Tigri 1” dhe “Tigri 3”, të sjella me procedura të dyshimta dhe me argumente të rreme për një “krizë energjitike” që kurrë nuk erdhi, kanë gllabëruar tashmë 121 milionë dollarë nga taksat e shqiptarëve. E gjithë kjo, pa prodhuar asnjë kilovat energji elektrike që prej ardhjes së tyre në Vlorë dy vjet më parë. Afera ka nisur siç nisin të gjitha aferat e mëdha korruptive të kësaj qeverie – me shpalljen e një emergjence kombëtare të paqenë.…
Sulmi pa doganë i Edi Ramës ndaj SPAK ka krijuar një situatë të rëndë dhe kaos në vend. Në mënyrë të gabuar ky sulm është përceptuar se vjen si pasojë e rastit ‘Veliaj’, por nuk është “Lali Eri” arsyeja. Siç po tregojnë ngjarjet, irritimi i Edi Ramës nuk ka ardhur prej rastit Veliaj, por nga afrimi i SPAK pranë tij. Jo vetëm pranë administrates së afërt të tij, siç është rasti i Engjëll Agaçit, por edhe në përpjekjen e tij për të ndalur SPAK nëpërmjet sulmeve të vazhdueshme. Irritimi i Kryeministrit dhe nervozizmi tij, siç thonë burimet, ka si shkak…
Takimi mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, përfundoi me tensione të larta, duke nxjerrë në pah ndryshimet e mëdha në qasjen e administratës së re të SHBA ndaj konfliktit në Ukrainë. Gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë, Trump theksoi se është i vendosur për ta çuar drejt përfundimit luftën mes Ukrainës dhe Rusisë, duke nënvizuar rëndësinë e një marrëveshjeje diplomatike. “Ju ose do të arrini një marrëveshje, ose ne do të tërhiqemi. Dhe nëse tërhiqemi, do ta luftoni vetë këtë luftë. Nuk besoj se do të jetë e bukur,” deklaroi Trump. Nga ana tjetër,…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar pranë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë një kërkesë pёr procedimin disiplinor dhe pezullimin nga detyra tё prokurorit Olsi Dado, lidhur me shkeljet që Dado ka kryer në shqyrtimin e çështjes penale në ngarkim të Veliajt. Në kërkesën e tij, Veliaj shprehet me fakte dhe tregon me detaje për konfliktin e interesit që Prokurori Olsi Dado ka në çështjen e hetimit ndaj kryebashkiakut, duke theksuar se ky prokuror ‘ka përdorur telefonin e paguar nga taksat e taksapaguesve pёr tё kёrkuar leje ndёrtimi pёr pёrfitimet e tij’.…