Author: admin

Prokuroria e Elbasanit në bashkëpunim me policinë kanë zbarkuar sot pranë inceneratorit të Elbasanit në vijim të hetimeve për zjarrin që përfshiu landfillin në korrik të vitit 2023. Sipas prokurorisë, qëllimi i inspektimit të kësaj të enjteje ka qenë këqyrja e vendit të ngjarjes. Burimet zyrtare konfirmojnë se tashmë është regjistruar dosja për veprat penale “Shkatërrimin e pronës me zjarr” dhe “Ndotjen e ajrit”. Prokuroria po heton për shkaqet e këtij zjarri dhe pasojat mjedisore të tij, ndërkohë që është duke hetuar gjithashtu kompaninë Eco Elb në rast se ka elementë të për shpërdorimit të detyrës. Gjatë ditës së sotme…

Lexo më shumë

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, foli sot lidhur me ligjin për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore në Shqipëri. Denaj tha se janë caktuar 10 zona te të cilat do të mbillet kanabisi. Ministrja sqaroi se zonat janë përzgjedhur në bazë të studimeve të mirëfillta dhe se në listë nuk përfshihen zonat me bujqësi të zhvilluar siç është zona e Myzeqesë dhe ajo e Korçës. Denaj: Kjo është në vijim të një ndryshimi ligjor të bërë 2 vite më parë. Aktualisht janë 10 zona kadastrale të cila janë përcaktuar në bazë të një studimi dhe këto 10 zona janë të mirëpërcaktuara.…

Lexo më shumë

Vetëm pak ditë pasi firmosi një protokoll me dhe Prokurorinë e Përgjithshme dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me qëllim shkëmbimin e shpejtë të informacionit për mbarëvajtjen zgjedhore, SPAK ka vënë në dispozicion një faqe për denoncimin e krimit zgjedhor. Në faqen (kliko ketu) çdo qytetar mund të denoncojë me informacionet apo indiciet që ka për krim zgjedhor. Kjo lëvizje synon parandalimin e krimeve zgjedhore ndërsa nëpërmjet këtij protokolli parashikohen masa të përbashkëta për parandalimin, identifikimin dhe ndjekjen e veprave penale që lidhen me zgjedhjet. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK publikoi më 20 shkurt strategjinë e hetimit dhe parandalimit…

Lexo më shumë

Si një ndër aktivistet që shpesh herë ka ngritur zërin për kauza të ndryshme, Inida Gjata, e njohur si  Zhaku duket se ka gati një projekt, që në sytë e saj përmirëson Shqipërinë. Në një intervistë të dhënë në media, ajo shprehet se në Shqipëri qarkullojnë shumë para dhe një amnisti penale dhe fiskale, do ta ndihmonte vendin të ngrihej. “Viti 0” duket si një realitet i ri që ajo ofron, duke u shprehur se dekriminalizimi, legalizimi i drogave dhe i prostitucionit do të ndihmonin jo vetëm jetën ekonomike, por edhe sociale të vendin tonë. Veten nuk e sheh si…

Lexo më shumë

Në vitin 2024 u regjistruan 177 aksidente të punë të raportuara nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore. Të paktën 33 persona kanë humbur jetën nga këto aksidente. Të dhënat zyrtare të institucionit tregojnë se dy sektorët më problematikë vijojnë të mbeten ndërtimi dhe minierat. “Sektori i ndërtimit mbetet më i rrezikuari me 24% të aksidenteve, duke reflektuar zhvillimin e shpejtë të këtij sektori me 1,019 kantiere leje ndërtimi të lëshuara në vitin 2024″,– sipas INSTAT. Pavarësisht kontrolleve intensive nga Inspektorati i Punës, aksidentet në këtë sektor vazhdojnë të jenë një sfidë. Është e domosdoshme forcimi i sistemeve të…

Lexo më shumë

Ministrja e Asimit, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se në mbledhjen e sotme të qeverisë (6 mars) është miratuar vendimi për mbylljen për një vit të platformës TikTok. “Kemi zhvilluar konsultime të gjera me prindërit, për sigurinë e fëmijëve në mjedisin digjital dhe efektet që sjellin në gjendjen psiko-emocionale te fëmijët platformat e rrjeteve sociale. Kanë qenë pro mbylljes apo kufizimit për TikTok. Kemi rekomanduar mbylljen apo kufizimin e aksesit për 12 muaj, periudhe që do të na lejojë kohën për marrjen e masave në bashkërendim me përfaqësuesit e TikTok.”, tha Manastirliu. Ministrja tha se është një vendim që ka në…

Lexo më shumë

Një “luftë” e ashpër mes dy firmave, ECO Riciklim dhe V.A.L.E Recycling, në pronësi të Arbër Teqjas dhe Elvis Mirit, ka zbuluar një skemë të dyshuar korrupsioni me tenderët e mbetjeve spitalore. Kjo ka sjellë që edhe institucionet shtetërore të favorizojnë njërin apo tjetrin, teksa me vendime të këtyre autoriteteve është zbuluar edhe skema e përfitimit të miliona eurove. Sasia e madhe e mbetjeve spitalore në QSUNT alarmuan institucionet, pasi në vend që njerëzit të kurohen në spitalin më të madh në vend, pacientët apo familjarët rrezikojnë të marrin sëmundje akoma më të rënda. Pas këtyre pamjeve ka dyshime se…

Lexo më shumë

Importet e mallrave të akcizës shënuan rritje të fortë në muajin janar, përveç cigareve, duke reflektuar kërkesën në rritje për këto produkte kryesisht nga flukset më të larta të vizitorëve të huaj. Të dhënat e Ministrisë së Financave referojnë se në janar 2025 importet e naftës shënuan rekord historik krahasuar me muajt janar ndër vite, duke arritur në 53,250 tonë, me rritje vjetore 15.7%. Rritja e importeve të naftës lidhet me volumet më të larta të transportit dhe gjithashtu të investimeve në infrastrukturë. Shqipëria është në prag të zgjedhjeve parlamentare të majit të cilat shoqërohen me rritje të injektimeve buxhetore.…

Lexo më shumë

Sipas raporteve të inteligjencës së Ekuadorit dhe Evropës, pasuesi i Klement Rexhepit në Ekuador ishte Dritan Gjika, një tjetër bos shqiptar i grupit kriminal “Kompania Bello”. Ai dhe Rexhepi jetonin në të njëjtën zonë ekskluzive të Samborondón-it, një nga lagjet më luksoze të Guayaquil. Mediat venezueliane raportojnë se Gjika zotëronte disa biznese dhe restorante në Guayaquil, të cilat i përdorte si mbulim për trafikun e drogës. Që nga viti 2020, ai ndërtoi një rrjet të fuqishëm ekonomik dhe politik, duke ngritur një strukturë të sofistikuar për kontrabandën e lëndëve narkotike dhe pastrimin e parave. Aktivitetet e tij kriminale u mbështetën…

Lexo më shumë

Në një intervistë të publikuar disa kohë më parë në një studio televizive, një nga njerëzit më të pasur në Shqipëri ndau me publikun disa detaje se si ka arritur të pasurohej. Diskursi i komunikimit të tij i mëshonte një pike, që jam pasuruar në Austri dhe kam ardhur në Shqipëri me disa milion euro në xhep dhe me pas e investova pasurinë që bëra andej. Në fakt Samir Mane nuk është pasuruar nga austriakët, por nga shqiptarët. Vetë ai rrëfeu se tregtinë e nisi duke blerë lirë televizorë në Austri dhe më pas ia shiste shqiptarëve 3-4 herë më…

Lexo më shumë