Author: admin

Drejtori i Magjistraturës Arben Rakipi, ka folur në RTSH dhe për një draft ligjor që duket se do të jetë debate më i madh publik i muajve në vijim. Ish-Kryeprokurori ka thënë se kjo është plagë e madhe sociale dhe se ai personalisht nuk do të jetë kurrësesi dakord në raportin personal mbi këtë. Drafti i Kodit të Penal është një propozim voluminoz që rikoncepton të drejtën penale në Shqipëri, por çfarë tërheq vëmendjen është një propozim shumë i guximshëm, legalizimi i prostitucionit dhe i shtëpive publike. Aktualisht, si personi që e ushtron prostitucionin, edhe personi që paguan për të…

Lexo më shumë

Protesta e banorëve të fshatit Tragjas në Vlorë kundër ndërtimit të ujësjellësit ri, të cilët patën edhe përplasje me policinë, Kryeministri Rama e ka cilësuar të pakuptimtë. Rama thotë se është bërë një studim i mirëfilltë dhe ky projekt nuk dëmton banorët e zonës dhe të gjithë do të jenë të lehtësuar. Sa i takon protestës, Rama tha në asnjë mënyrë nuk mund të bllokohn investimet, duke theksuar se ka muaj që po bëhen përpjekje për t’u sqaruar. Kreu i qeverisë theksoi se ky investim i shërben vetë zonës dhe se në fund të përfundimit të tij do jetë një e…

Lexo më shumë

Qeveria ka miratuar fondin e programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural për vitin 2025. Ndryshe nga viti i kaluar, për 2025-ën janë shtuar përfituesit, por fondi në dispozicion është më i vogël. Për pasojë, aplikimet e shtuara përgjysmojnë shumën që do të përfitojë mesatarisht një fermer. Me 44 milionë euro në dispozicion, 8 milionë më pak se një vit më parë, sipas ekspertëve është një arsye e fortë se përse është e pamundur të nxitet zhvillimi i mëtejshëm bujqësor dhe blegtoral. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 6, të ligjit nr.9817, datë 22.10.2007, ‘Për…

Lexo më shumë

Prej disa kohësh Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit rural, Anila Denaj ka qenë në qendër të skandaleve që kanë tronditur shëndetin publik dhe kanë vënë në dyshim funksionimin e institucioneve shtetërore. Pavarësisht dështimeve të njëpasnjëshme duket se ministrja nuk do t’ia dijë për popullin që po helmon dita ditës. Në fund të fundit, fëmijët dhe qytetarët janë ata që paguajnë çmimin më të lartë për dështimet e institucioneve shtetërore dhe të autoriteteve të cilët duhet të mbrojnë shëndetin e popullsisë. A është e pranueshme që të mbyllim sytë ndaj këtyre skandaleve, duke i lënë ata të ekspozuar ndaj produkteve të…

Lexo më shumë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit ka sekuestruar pasuritë e Jusel Micit dhe Mendim Domit. Sipas SPAK, të dy ata janë organizatorë dhe pjesëtarë të një skeme mashtrimi që synonte zhvatjen e parave nga qytetarët, përmes përdorimit të teknologjisë dhe veprimtarive të paligjshme nëpërmjet telefonatave nga qendrat call-center. Joel Mici dhe Mendim Domi akuzohen për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”. Të akuzuarit po gjykohen nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të procedimit penal nr. 166 të vitit 2021.…

Lexo më shumë

Kreu i PD-së Sali Berisha ka denoncuar Korporatën e Investimeve Shqiptare, duke thënë se është kthyer në piramidën më të madhe të vjedhjes dhe mashtrimit në tërë historinë e vendit. Berisha: Jam sot për të denoncuar një nga aktet më antikushtetuese, piramidën më të madhe të vjedhjes dhe mashtrimit në tërë historinë e vendit, Korporatën e Investimeve Shqiptare, e cila është krijuar me destinacionin për menaxhimin e investimeve si pronare publike mbi bazën e një ligji thellësisht antikushtetues. Me një vendim qeverie 127 të datës 16.3.2024, për përcaktimin e procedurës për dhënien e pronës shtetërore me qira amfiteoze dhe përdorimit…

Lexo më shumë

Gazetarja Klodiana Lala duke folur për zgjatjen pa fund të hetimeve të konteinerëve me lëndë të dyshuara toksike të kompanisë “Kurum” nga ana e Prokurorisë së Durrësit, u shpreh se ky hetim duhet të merret nga SPAK që të jetë i besueshëm. “Ky është trafik ndërkombëtar dhe që hetimi të jetë i besueshëm duhet të merret nga SPAK, por duhet të ketë edhe një bashkëpunim ndërkombëtar. Anija ka udhëtuar nga Shqipëria në Tajlandë dhe nga Tajlanda në Shqipëri. Mendohet se janë hapur edhe në Turqi kontejnerët. Prokuroria, do të kishte gjetur laborator nëse do të kishte vullnet shteti. Këtë çështje…

Lexo më shumë

Sipas informacioneve të marra nga burime të mirë informuara Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka kërkuar zyrtarisht Kuvendit të Shqipërisë autorizimin për të vijuar me procedurat hetimore ndaj deputetit dhe kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Kërkesa lidhet me një çështje në hetim nga SPAK, për të cilën organi i akuzës kërkon heqjen e imunitetit parlamentar të Ballës, në mënyrë që të mund të procedojë më tej me hetimet dhe veprimet ligjore të nevojshme. Akuzat dhe Çështjet e Mëparshme ndaj BallësTaulant Balla ka qenë disa herë objekt akuzash dhe denoncimesh nga…

Lexo më shumë

Një episod i pakëndshëm është regjistruar në emisionin e moderatorit Ylli Rakipi mbrëmjen e sotme. Analisti Andi Bushati është tensionuar aq shumë pasi i kanë ndërprerë fjalën, sa që ka braktisur studion. Ai ka shpëthyer me fjalorin, teksa ka përplasur me forcë tavolinën dhe është larguar. Pjesë nga debati: Bushati: Më ler ta mbaroj….Po ta mbaroj apo ta dhjes! Me kor histerik nuk flas dot! Rakipi: O Bushat… Bushati: Ik o pirdhu tani, ik!

Lexo më shumë

Inteligjenca e disa kryetarëve të pushtetit vendor, për të bërë rrush e kumbulla paratë publike, është befasuese. Kryetarja e Bashkisë Roskovec Majlinda Bufi rezulton se ka firmosur disa tendera për një kompani, e cila ka marrëdhënie biznesi dhe ka transaksione me bashkëshortin e saj. Bëhet fjalë për kompaninë e ndërtimit Ardit-06 shpk, e cila ka ndërtuar objekte për llogari të bashkëshortit të zonjës Bufi, ndërsa kjo e fundit i ka dhënë para publike. Një grup kompanish, lidhje të ngushta të bashkëshorit të Majlinda Bufit, marrin tenderat e Bashkisë Roskovec, me pazar në tavolinë dhe oferta sa fondi limit. Ndërkaq, me…

Lexo më shumë