Author: admin

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesnatën e kësaj të shtune. Bëhet me dije se rreth orës 02:00 të mëngjesit në aksin rrugor Lushnje-Tiranë një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor. Mësohet se këmbësori 56-vjeçar ka humbur jetën në vendngjarje. “Rreth orës 02:00 të mëngjesit, në aksin rrugor “Lushnjë-Tiranë”, shtetasi L. B., duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin M. K., 56 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje. Shtetasi L. B., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Lexo më shumë

Nga 1 nëntori nis zbatimin vendimi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE), për aplikimin e çmimeve të rritura të energjisë në orarin e pikut të furrave prodhuese të bukës dhe pastiçerive. Në një intervistë për gazetën “Panorama” ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi, ka treguar se çmimet do të rriten me 15% për të gjitha kategoritë, në varësi të llojit të aktivitetit të furrave. Por kjo rritje e çmimit të energjisë elektrike pritet të ndikojë edhe në rritjen e çmimit të bukës. Më tej, ekspertja tregon se prodhuesit pohojnë se rritjen e çmimit të energjisë, do ta reflektojnë në rritjen e…

Lexo më shumë

Protesta e opozitës do të zhvillohet më 29 Tetor në orën 17:00, me planin për të bllokuar qarkullimin në disa akse kryesore të vendit. Kjo protestë do të jetë më e zgjeruar se ajo e 7 Tetorit dhe pritet të prekë zona si Kthesa e Kamzës, Milot, Shkozet, rrethrrotullimi i Rrogozhinës, Levanit dhe Bradasheshit. Opozita synon të sensibilizojë qytetarët dhe të rrisë presionin për zgjedhje të lira dhe të drejta, duke theksuar se kjo është rruga për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Lexo më shumë

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalimit të mbajtur në tubimin e sotëm, ka komentuar deklaratën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, i cili në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm deklaroi se “peshku i madh” i inceneratorëve gjendet në telefonin e Monika Kryemadhit të sekuestruar nga SPAK. Berisha deklaroi se Lefter Kokës i erdhën “dy pare mend”, duke deklaruar me përgjegjësi të plotë se “peshku i madh” i inceneratorëve është Edi Rama. Ai i bëri thirrje Monika Kryemadhit që të informojë shqiptarët për “peshkun e madh”, e cila ka deklaruar se Edi Rama ka urdhëruar Altin Dumanin që të…

Lexo më shumë

Do të dalim nesër me një njoftim zyrtar edhe më të detajuar,“-ky është njoftimi më i fundit që ka shpërndarë SPAK për mediat lidhur me çështjen e abuzimeve me tenderat në Ministrinë e Brendshme. Plarent Ndreca, sot deputet i Partisë Socialiste, akuzohet se kur ka mbajtur postin e Sekretarit të Ministrisë së Brendshme në kabinetin e ish-ministrit Sandër Lleshaj ka shkelur ligjin. Pas 3 vitesh hetime, hetuesja e SPAK, Dorina Bejko ka ngritur ndaj tij akuzën “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande”, vepër penale që dënohet deri në 3 vite. Ky hetim, sipas “Weblajm“, prej disa muaj u…

Lexo më shumë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka bërë akuza të shumta ndaj kryeministrit Edi Rama në tubimin e mbrëmjes së të premtes. Berisha ka pasur një thirrje për deputeten e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi që sipas Berishës duhet të sqarojë një shumë parash që i ka dorëzuar Edi Ramës. “I bëj thirrje zonjës Kryemadhi, e cila deklaroi se Edi Rama ka urdhëruar Dumanin të fshijë të gjithë komunikimet e saj me Edi Ramën, t’ju bëjë të ditur shqiptarëve, të informojë shqiptarët për “peshkun e madh”, të informojë shqiptarët me ç’rast i dorëzove Edi Ramës 460 mijë euro. Të informojë shqiptarët…

Lexo më shumë

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka kundërshtuar në Apelin e Posaçëm dënimin e tij me 6.8 vite burg nga GJKKO, për aferën e inceneratorëve. Koka është shprehur se nuk është ai “peshku i madh” dhe se nuk duhej të ishte dënuar për korrupsion. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Lefter Koka iu drejtua prokurorëve të SPAK dhe togave të zeza se në dosjen në ngarkim të tij ishin deklaratat e deputetes së PL, Monika Kryemadhi. Ai ka thënë se SPAK e përpiloi dosjen në mënyrë të tillë që ta dënonin për korrupsion, akuzë të cilën ish-ministri i Mjedisit e…

Lexo më shumë

Është dënuar nga GJKKO, Adrian Cani mësues fiskulture në shkollën 9-vjeçare “Adem Bedalli“ në Peqin, i cili jepte diploma të shkollës së mesme pa bërë asnjë ditë mësim kundrejt 3000 eurove. Ndaj tij, SPAK kishte ngritur akuzën për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. GJKKO e dënoi me 2.3 vite burg, por përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi iu përfundimisht në 1.6 vite pas hekurave. Në përfundon, GJKKO urdhëroi pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënien në provë për Adrian Cani për një periudhë kohe prej 3 vitesh. Njoftimi i GJKKO-së…

Lexo më shumë

Ilir Meta ndodhet në qelitë e paraburgimit të burgut 313 në kryeqytet. Fillimisht presidenti i Partisë së Lirisë gjendej në godinën A, por tashmë është zhvendosur në zonën B. Gazetarja Anila Hoxha, në emisionin “Breaking” tregoi gjendjen e liderit të PL-së si dhe kërkesën e tij të fundit për gardianët e burgut. “Ilir Meta ndodhet vetëm në qeli në zonën B të burgut 313-të. Ai ka preferuar të qëndrojë i veçuar nga të tjerët, ndërsa i ka kërkuar gardianëve të burgut nëse ka një ambient palestre që të merret me sport”, tha gazetarja Anila Hoxha. Presidenti i Partisë së Lirisë…

Lexo më shumë

SPAK ka kërkuar në Apelin e Posaçëm ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, që shpalli të pafajshëm për akuzën “shpërdorim detyre” ish deputetin socialist Alqi Bllako dhe ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka për inceneratorin e Elbasanit.Në seancën që u zhvillua në Apel pas dështimit disa mujor, prokurorët Klodian Braho dhe Arben Kraja kërkuan që Bllako të dënohet me 4 vite burg, në përfitim të gjykimit të shkurtuar 2.8 vite burg, ndërsa për Kokën kërkon t’i shtohet edhe dënimi për “shpërdorim detyre”. Ish ministri është dënuar në shkallën e parë antikorrupsion me 6.8 vite burg me gjykim të shkurtuar. Edhe për inceneratorin…

Lexo më shumë