Author: admin

Durim Bami, një nga protagonistët më të njohur të botës së krimit në Shqipëri, u arrestua për herë të dytë në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. Ndalimi i Bamit është kryer në datën 21 tetor dhe ky informacion konfirmohet nga burime zyrtare pranë Policisë së Shtetit për “Top Chanel”. Durim Bami është ndaluar nga policia e Dubait dhe prej 5 ditësh mbahet nën arrest. Nuk dihet me saktësi se cilat janë rrethanat që kanë shtyrë arrestimin e tij për herë të dytë nga policia e Emirateve, ndërkohë që më herët dështoi sjellja e tij në Shqipëri. Informacionet për arsyen…

Lexo më shumë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka konfiskuar pasuritë e 15 personave, të cilët vepronin në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali. Sipas SPAK bëhet fjalë për Fael Muka, Xhulio Kastrati, Kledjon Mucollari, Ervis Vangjeli, Kristian Ibrahimaj, Alban Mahilaj, Klaudia Sulejmani, Besmir Selamaj, Altin Ymeraj, Mark Lisi, Ani Kuci, Daniel Elezi, Erando Mara, Indrit Kolgjokaj, Endri Sercan dhe personat e tjerë të hetuar. Njoftimi i SPAK: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin pasuror nr.02 datë 26.01.2024, në ngarkim të shtetasve Fael Muka,…

Lexo më shumë

Futja e Behar Bajrit në linjat e trafikut të kokainës, duke përdorur rrugët e sigurta të ngritura nga Amerika Latine në Portet e Europës nga biznesmeni i lojërave të fatit Ervis Martinaj, nuk kërkohet vetëm nga Bajri, por dhe nga një person tjetër shumë i rëndësishëm që qëndronte i izoluar në burgun Nr. 313 në Tiranë. Me këtë person, Bajri ka qënë në burg gjatë kohës kur hetohej për një seri akuzash nga Krimet e Rënda dhe më pas SPAK-u, i cili i ka sugjeruar që t’i kërkojë punë Vis Martinaj, në këmbim të mbrojtjes nga armiqtë që, sipas tij,…

Lexo më shumë

Nga një vëzhgim i çmimeve të shitjes në supermarket në Prishtinë dhe Tiranë për produktet e qumështit dhe kosit për disa nga markat kryesore të Kosovës dhe Shqipërisë, rezultojnë si më poshtë: Në Tiranë: Qumësht lope Erzeni 1 L – 190 lekë ose 1.94 euro. Qumësht lope Gjirofarma 1 L – 209 lekë ose 2.13 euro. Qumësht lope Ambla 1 L – 220 lekë ose 2.24 euro. Qumësht lope Zepa 1 L – 195 lekë ose 1.99 euro. Kos lope Lufra Tradita në shishe plastike 1 L – 195 lekë ose 1.99 euro/kg. Kos lope Gjirofarma ne shishe plastike 910…

Lexo më shumë

Një sondazh i “Monitor” me 1044 persona (857 jetojnë në vend dhe 187 jashtë) i cili u zhvillua për rreth një muaj, nga data 11 shtator, zbuloi një trend të ri të emigrimit të personave të arsimuar dhe në gjendje të mirë ekonomike. Mbi 94% e pjesëmarrësve ishin me arsim të lartë dhe gati gjysma ishin me gradë PHD dhe 57 doktorantë. Nga të anketuarit që jetonin në Shqipëri, 40% kishin bërë gati planet dhe infrastrukturën për t’u larguar gjatë dy viteve në vijim. 33% e atyre që pohuan se kanë menduar të largohen i takojnë grupmoshës 40-49 vjeç, 38.5%…

Lexo më shumë

Policia ka shpallur në kërkim Flamur Rrajën, vëllain e ish-deputeti socialit Rrahman Rraja. Flamur Rraja është shpallur në kërkim në lidhje me dhunën ndaj Kujtim Cacës dhe familjes së tij, për shkak të konflikteve për pronën. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur dy ditë më parë dhe se është mbajtur e fshehtë nga policia. Në kërkim është shpallur dhe djali i Flamur Rrajës, Arjel Rraja. I riu është ndalur dhe më herër nga policia për posedim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Lexo më shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në Piacenza të Italisë, ku një 14-vjeçare shqiptare është hedhur nga çatia e një pallati dhe si pasojë ka humbur jetën. Hetimet lidhur me ngjarjen vazhdojnë, ndërsa ishte shoqëruar në polici edhe i dashuri i saj 15-vjeçar shqiptar, i cili ishte i pranishëm në momentin e hedhjes së vajzës. Pasi u mor në pyetje për një kohë të gjatë, ku kishte deklaruar se e mitura u hodh vetë, ai u la i lirë nga autoritetet. Ndërkohë për familjarët e viktimës, ai është i dyshuari kryesor. “E hodhi poshtë, ajo nuk…

Lexo më shumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Delvinë-Kardhiq, mëngjesin e së dielësNjë aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të së dielës në rrugën Delvinë-Kardhiq, pranë fshatit Fushë Vërri, bashkia Delvinë. Një automjet ka përplasur një banor, i cili po ecte në rrugë së bashku me një lopë dhe një gomar. Viktima është identifikuar si Luan Xhuvani rreth 72 vjeç. Aksidenti ka ndodhur tek rruga në fshatin Bajkaj. Si pasojë e goditjes, banori ka humbur jetën në vend, ndërkohë edhe të dy kafshët kanë ngordhur nga përplasja. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet për të zbardhur…

Lexo më shumë

DashiSot veprimet tuaja do të ndihmojnë të vendosni bazat për diçka që do t’ju bëjë të dalloheni nga njerëzit që admironi më shumë, prandaj veproni me mend dhe gjithmonë merrni rrugën kryesore. Një ndryshim i vërtetë do të vijë në jetën tuaj.DemiJu keni shumë ndikim mbi të tjerët, dhe nuk ka asgjë të keqe për ta përdorur atë që të lehtësoni rrugën tuaj ose për të krijuar një ndjenjë më të fortë harmonie mes të gjithëve. Ka diçka në lidhje me personalitetin tuaj që inkurajon njerëzit dhe frymëzon besnikërinë. BinjakëtKjo ditë mund të shërbejë si bazë e përkryer për një…

Lexo më shumë

Ismailaj premtoi 500 mijë euro për anëtarët e ERE, teksa i besuari i Metës aty, Petrit Ahmeti do merrte 150 mln lekë të vjetra… Të tjera fakte komprometuese dalin nga dosja e SPAK kundër Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Padyshim, dosje e cila fundos ish-presidentin është ajo e aferës CEZ-DIA. Meta akuzohet se ka ndikuar tek Enti Rregullator i Energjisë për uljen e çmimit të energjisë që blinte CEZ. Por nëse shohim dosjen e SPAK, të përfshirë janë dhe anëtarët e bordit të ERE në atë kohë. Në SPAK ka shkuar një intervistë e Elvis Matajt, e zhvilluar nga gazetari…

Lexo më shumë