Ish-prokurori Eugen Beci ka folur lidhur me rastin e arrestimit të ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja. Beci shpjegoi mënyrën se si Prokuroria e Posaçme peshkoi Çyrbjan, duke e pyetur fillimisht vetëm për një kallëzim të bërë për shpërdorim detyre gjatë kohës kur ai ishte drejtues i Kadastrës së Durrësit. Kjo bëri që deputeti të jepte dorëheqjen për të shpallur moskompetencën nga SPAK dhe për t’u hetuar nga Prokuroria e Durrësit. Por sipas Becit, në momentin e fundit, prokuroria i njoftoi se ai ishte nën hetim dhe për përgjimet e platformës SKY, ku rezultonte se kishte dekonspiruar aksionet e policisë dhe kishte informuar…
Author: admin
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se Ilir Meta ka pasur sjelle agresive në qeli ditën e arrestimit. Ajo ka pasur një debat me avokatin Genc Gjokutaj, i cili deklaroi në një studio se Meta është sjellë normalisht. Mirëpo Lala e ka hedhur poshte duke thënë se në fakt ai është përplasur me personelin e sigurisë duke i ofenduar dhe sulmuar ata. “Nata e parë në bllokun e sigurisë për Metën nuk ka qenë e qetë dhe ka qenë në një situatë të agravuar. Ka patur debate edhe me punonjës të sigurisë në qelitë e izolimit”, tha gazetarja.
Shtrim të detyrueshëm në spital psikiatrik ka vendosur trupi gjykues për 42 vjeçarin Altjon Sulejmanaj, autori i dyshuar i vënies së zjarrit në banesën e tij dy ditë më parë në lagjen “15 Tetori” në Fier ku shpëtuan fatmirësisht prindërit e moshuar Shaqir dhe Selside Sulejmanaj. Seanca ka nisur me 30 minuta vonesë, ku trupi gjykues përbëhej nga gjyqtar Miranda Naka, prokurore Greta Dreni dhe avokat kryesisht Ervis Hajdarmataj. Në sallën e gjyqit gjatë marrjes në pyetje 42 vjeçari Sulejmanaj nuk ka pohuar asgjë. Pasi ka dëgjuar akuzën dhe mbrojtjen gjyqtaria Miranda Naka ka vendosur masën e shtrimit të detyrueshëm…
Sonte në orën 21:00 luhet dueli Real Madrid-Barcelona. El Clasico është sërish në qendër të universit pas disa vitesh në të cilat dueli i madh i futbollit botëror kishte humbur shkëlqimin. Përgjegjës ishte Barcelona, e cila ra në ferr pas largimit të Leo Messit dhe që ka marrë më shumë kohë për t’u rikthyer. Hansi Flick ka rikuperuar shkëlqimin dhe ka rikthyer madhështinë në Classico. Reali është gati. Trajneri i Real Madrid Ancelotti para ndeshjes kishte disa përgjigje. “Yamal? Në të vërtetë është një lojtar i jashtëzakonshëm! Barcelonën e respektojmë. Ka ndryshuar filozofi dhe luan në mënyrë më direkte. Frikë?!…
Anëtari i Kryesisë në PD Grigels Muçollari deklaroi sot se mbetjet e rrezikshme po kthehen në Portin e Durrësit. Muçollari tha se qeveria nuk ka bërë publike asnjë hap të ndërmarrë në këtë drejtim dhe se anijet do të jenë të ankoruara në Durrës, aty ku u ngarkuan me 102 kontejnerë, për të cilat Rrjeti i Bazelit lëshoi alarmin se janë lëndë të rrezikshme. Sipas tij, shqiptarët duhet të mësojnë se ku burojnë këto lëndë të rrezikshme, sa janë ato, nga vijnë, si trajtohen, dhe ku përfundojnë. DEKLARATË PËR MEDIA ANËTARI I KRYESISË NË PD, GRIGELS MUÇOLLARIMe gjithë kërkesat e…
“Informo shqiptarët për ‘peshkun e madh’, me ç’rast i dorëzove Edi Ramës 460 mijë euro”, iu drejtua Berisha-Kryemadhit. Ditën e djeshme ka bërë bujë një deklaratë e ish-ministrit Lefter Koka në përballjen me prokurorët e SPAK për dosjen e inceneratorit të Elbasanit. Ai u ka thënë prokurorëve Klodian Braho e Arben Kraja që të hapin celularin e Monika Kryemadhit dhe të gjejnë kush është “peshku i madh” . Kjo deklaratë e Lefter Kokës tërhoqi edhe vëmendjen e Sali Berishës, duke thënë se atij iu rikthye guximi. “Sot personi të cilin e kemi quajtur gjithnjë “ladro utile” – hajdut i dobishëm, Lefter…
Gazetarja Inida Gjata e njohur ndryshe si Zhaku ka folur rreth takimit të kushtueshëm që kryeministri Edi Rama pritet të mbajë me emigrantët shqiptarë në New York. Gjata tha se së bashku me pjesëtarët e tjerë të partisë “Aleanca kombëtare shqiptare” ku ajo është bashkëthemeluese, kanë llogaritur kostot që ky udhëtim i kryeministrit Rama ka. Sipas saj shpenzimet kapin vlerën e 275 mijë euro, por këto shpenzime mund të jenë edhe më të mëdha. “Nxorëm një kosto të këtij udhëtimi të çuditshëm që unë mendoj se nuk ka të bëjë fare me diasporën. Ajo është thjesht një nevojë e domosdoshmëri…
KOSOVE Ish-Missi, Drenusha Latifi ka shpërthyer në akuza të forta ndaj konkurrentit të “Big Brother Vip”, Besfort Daka, të cilin e ka quajtur “pervers”. Gjatë prime të mbrëmshëm, këngëtarja deklaroi se banori i BBV ka kapur organin gjenital para saj. “Ti je pervers. Ke kapur organin gjenital para meje. Je një njeri pervers dhe bën sikur je viktimë. Duhet të të vijë turp”, tha ajo, ndërsa ndërhynë drejtuesit e emisionit për të qetësuar situatën.
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner ishte i ftuar në “Çdo Kënd nga Merita Haklaj” ku foli edhe në lidhje me bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve tona. Diplomati zbuloi se në 36 vite bashkëpunim, Gjermani ka lëruar më shumë se 1.2 miliardë euro në Shqipëri në disa sektorë, ku energjia është kryesorja. “Ne jemi krenar për bashkëpunimin me Shqipërinë në sektorin e ekonomisë, në 36 vite kemi lëvruar 1.2 mld euro. Jemi partnerë afatgjatë me Shqipërinë. Të gjitha projektet i shërbejnë projektit të Kombeve të Bashkuara për zhvillimin e qëndrueshëm. Para pak ditësh patëm bisedime për sektorët e energjisë, arsimi…
Këtë të shtunë te vendi ynë do të ketë kushte të qëndrueshme atmosferike me mot të kthjellët, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në formën e reve të larta transparente. Qarkullimi i masave ajrore me origjinë perëndimore do të sjellë në territorin shqiptar mbizotërim të motit të kthjellët, por pas mesditës dhe në vijim do të ketë kalim të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit, ku më të theksuara do të jenë në zonat malore. Megjithatë vija bregdetare dhe pjesërisht zona e ulët do të vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët. Temperaturat e ajrit do…