Ditën e sotme, kryebashkiaku Erion Veliaj, ka shkarkuar 12 drejtorët e Bashkisë së Tiranës. Për shkak se dyshohet se janë përfshirë në afera kurruptive, kryebashkiaku socialist Erion Veliaj, ka bërë furtunë shkarkimesh. Vendimi është marrë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka ndryshuar drejtorët e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, Policisë Bashkiake, të Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, të Tirana Parking, të Kopshtit Zoologjik, Qytetit Studenti, si dhe disa prej qendrave sociale dhe muzeumet. Drejtorët e Bashkisë së Tiranës janë përfolur shpesh për abuzime me paratë publike. Këto shkarkime, raportohet se vijnë nga frika e ndonjë arrestimi të…
Author: admin
Deputeti socialist i Shkodrës Agron Çela, dikur një prej njerëzve më të besuar të ish- Presidentit Ilir Meta ka përfituar para nga DIA e Kastriot Ismaliajt në një kohë kur shoqëria ku ai ishte aksioner nuk ka dhënë asnjë shërbim. Kjo e dhënë rezulton në dosjen e SPAK, ku konkretisht thuhet: “Në lidhje me shoqërinë BTT me ortak të vetëm shtetasin Shpëtim Shehu, e cila ka përfituar nga shoqëria DIA shumën prej 16.800.000 lekë hetimi ka provuar se kjo shumë ka pasur si përfitues fundor shoqërinë ‘Xhenis’ shpk, me ortak shtetasin Agron Çela i cili në vitin 2013 zgjidhet deputeti…
Gazetari i njohur Arbër Hitaj, në studion e “Quo Vadis” ka deklaruar se pritet që shumë shpejt ish-zv/kryeministri, Arben Ahmetaj, të “sillet” para drejtësisë. Gjatë diskutimit në studio, lidhur me deklarat e Ahmetajt nga arratia dhe mospranimi i tij për të bashkëpunuar me drejtësisë, Hitaj theksoi se vizitat zyrtare të kreut të SPAK, Altin Dumani në Zvicër do të sigurojnë një marrëveshje ekstradimi. “Do ta marrin sepse ka shkuar Dumani edhe në Zvicër. Shumë shpejt do të ketë marrëveshje ekstradimi”, theksoi ai.
Ish-Presidenti Ilir Meta u arrestua të hënën në mesditë nga policia me urdhër të SPAK. Pas një hetimi disa-vjeçar ndaj tij dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, rëndojnë akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Prokuroria e Posaçme e akuzon ish-Presidentin për ndikime korruptive dhe përfitime monetare në çështjen CEZ-DIA, nga një marrëveshje interkoneksioni, si dhe për një marrëdhënie të dyshuar korruptive për ndryshimin e një ligji me porosi të biznesmenit Samir Mane, i cili sipas SPAK nuk është nën akuzë pasi çështja është parashkruar. “Si rezultat i marrëdhënies së krijuar, Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përcjellë në datën 23.10.2024 pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar “Kërkesën për dërgimin e çështjes penale për gjykim” të procedimit penal nr.18/2023, në ngarkim të të pandehurve: Besjan Ramaj, Leonard Ramaj, Ardjan Malasi, duke i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga neni 287/1 dhe 28/4; “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a/1/2 dhe “Kryerja e veprave penale…
Mund të duket larg në letër, mirëpo organi më i lartë i futbollit botëror, FIFA ka filluar të bëjë gati, deri në detajet më të hollësishme, organizimin e Kupës së Botës 2026, e cila do të zhvillohet e gjitha në Amerikën e Veriut, e më konkretisht, në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndër detajet më të fundit të zbuluara nga FIFA janë edhe datat hapëse e mbyllëse të turnet, si dhe stadiumet ku do të zhvillohen këto evente, teksa gjithçka do të nisë më 11 qershor, në “mitikun” meksikan, “Azteca”, stadium që për herë të parë në…
Gjatë intervistës në “Ora e Fundit” , ish-Presidenti i Klubit Partizani Paro Laçi ka bërë një deklaratë të fortë për arrestimin e Ilir Metës. Ai theksoi se ish-presidentit Ilir Meta i janë bllokuar 450 milionë paund në Britani. “Sa i përket arrestimit të ish-Presidentit Ilir Meta ai u shpreh: Ky hetim që i është bërë Metës, i është bërë “ndiq paranë”. Dhe unë nga informacione mund të them që 450 milion paundë në Britani vetëm në Angli. Por nuk është ndonjë psikologji e rëndë të jesh në burg. Do përshtatesh, por Meta bën gjithë këto sharje sepse ka shume lekë…
Debati mes analistit Fitim Zekthi dhe gazetarit Alfred Lela ka agravuar në studion e emisionit Open në News 24Ka qenë Lela ai që i ka hedhur shishen Zekthit, pasi ky i fundit e akuzon se mbron një politikë të papranueshme dhe se ka mbrojtur edhe Ramën, edhe Metën, përveç Berishës. Debati: Zekthi: Është e papranueshme të më ndërpresësh fjalën. Ke një orë dërr dërr. Ta qaj hallin, por.. Lela: Çfarë halli kam unë Fitim Zekthi: Mbron një politikë të papranueshme Lela: Për cilin hall e bëj, përveçse dua? Zekthi: Mbron një gjë jo parimore. Dhe jo parimore është të mbrosh…
Gjyqtarja italiane Silvia Albano, anëtare e grupit të togave të zeza që u shpreh lidhur me marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët, është kërcënuar me vdekje. Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave zyrtarja është detyruar të bëjë një denoncim në Prokurorinë e Romës. Përveçse gjyqtare, zonja Albano është edhe presidente e shoqatës Magjistratura Demokratike, e cila ka reaguar menjëherë lidhur me ngjarjen. Fushata e diskreditimit kundër gjyqtarëve të Romës dhe në veçanti Silvia Albanos ka kontribuuar në krijimin e një klime të kontestuar dhe urrejtjeje, që ka degraduar në kërcënime të rënda mbi sigurinë dhe jetën e saj”,…
Dashi Do të jetë një ditë e mbushur me stres dhe ankth në të gjithë sektorët e jetës, si në sferën profesionale edhe në fushën e ndjenjave. Po ashtu do të ndjeni nevojën për të zgjidhur disa problematika, të cilat kanë të bëjnë me vendin e punës. Demi Do të jeni të karikuar me një energji të pashtershme gjatë kësaj dite, e cila do të jetë e shtrirë në çdo sektor. Mjaft e favorshme është fusha e ndjenjave dhe ajo profesionale. Binjakët Duhet të mundoheni të tregoheni më të hapur ndaj të rejave të rëndësishme, duke ndryshuar rutinën e kësaj…