Author: admin

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka patur një debat të ashpër mes analistit Andi Bushati dhe gazetares Klodiana Lala, lidhur me hetimet e SPAK për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. Debati lidhet me një ligj që SPAK pretendon se është kaluar për të favorizuar një biznesmen në këmbim të një vile për Metën dhe Kryemadhin. Bushati i është drejtuar Klodiana Lalës se ajo bën “papagallin” e SPAK, duke gënjyer për faktet. DEBATI Andi Bushati: Kjo quhet të bësh papagallin e SPAK, kjo që bën ti! Klodiana Lala: Ti bën papagallin e Ilir Metës! Andi Bushati: Të bësh papagallin e SPAK, të…

Lexo më shumë

Artisti Feronit Sgabani, i njohur ndryshe si Fero, u fut mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother Vip Kosova”, ku gjatë një konference iu përgjigj të gjitha pyetjeve që kishin banorët.] Një prej pyetjeve që mori Fero ishte nga aktori Rezart Veleshnja dhe kishte të bënte me Hatixhe Stojkun, ose e njohur ndryshe si Hati, një vajzë myslimane e mbuluar me shami, e cila reklamon jetën e luksit në rrjetet sociale, të përfituar nga partneri i saj. “Çfarë mendimi ke për Hatin, vajza e mbuluar me shami që del në internet dhe këndon këngë me tekste që t’i e…

Lexo më shumë

Me radarët e fikur prej 26 orësh në detin Jon, anija e konteinerëve “Kathrin” u ankorua në fshehtësi në portin e karburanteve, “Multi Buoy Mooring” në Porto Romano të Durrësit mëngjesin e së enjtes, pasi ishte refuzuar më parë të hynte në ujërat territorialë të Nambias në Afrikë dhe Maltës në skajin jugor të Europës. Anija prej 130 metrash e gjatë mbart dhjetë konteinerë në bordin e saj dhe u vëzhgua nga këta reporterë teksa qëndronte e ankoruar në kalatë pranë një vinçi jeshil të stërmadh dhe një anijeje të dytë përkrah saj. Sipas alarmit të ngritur nga organizata ndërkombëtare…

Lexo më shumë

Pronarit Lul Morina, në bazë të ligjit për bashkëpunimin me drejtësinë dhe ruajtjen e sekretit hetimor, Agjentët e BKH i kërkuan të firmoste deklarimin, se nuk do ta njoftonte Ilir Metën për kontrollin e kryer te suita e tij, me qëllim që ai të mos arratisej nga Kosova ku ndodhej për pazare të tjera… Një informacion i ardhur në “Pamfleti”, bën me dije, se 1 ditë para arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta, kur ky ishte në Kosovë, agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, kryen kontroll në hotelin luksoz “Radisson Collection Morina” te Liqeni i Thatë, pronë e trafikantit Lul Morina.…

Lexo më shumë

Pas një aksioni të policisë në fshatin Voskopojë të Korçës, është zbuluar një magazinë e mbushur me hashash. Mësohet se në sajë të aksionit janë vënë në pranga disa persona, mes të cilëve gra, të cilat janë kapur duke përpunuar lëndën narkotike. Droga dyshohet se është marrë nga tjetër vend dhe është mbledhur në magazinë për t’u tharë, e më pas për t’u tregtuar. Burimet bëjnë me dije se gjithashtu janë gjetur armë zjarri në magazinë. Momentalisht të arrestuarit janë në DVP Korçë ndërsa po bëhet peshimi i lëndës narkotike, që thuhet se është në sasi të mëdha.

Lexo më shumë

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka denocnuar manipulimin, që sipas tij bën kreu i SPAK, Altin Dumani për dosjen e Monika Kryemadhit, në kuadër të hetimeve ndaj saj dhe presidentit të PL, Ilir Meta. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, kryedemokrati Berisha, bashkangjitur një pjesë nga dosja e Kryemadhit, shkruan se komunikimin mes deputetes së PL dhe kushëririt të saj, Shatku, Dumani e përdor si dokument për të akuzuar Kryemadhin si të korruptuar, kur në fakt rezulton që vetë kreu i këtij korruptimi të jetë Edi Rama. Berisha fton qytetarët të bëjnë krahasimin mes Dumanit që bën gjërat dhe atij që i…

Lexo më shumë

Kreu i klanit “Duka”, Leonard Duka, ka dhënë shpjegime në sallën e gjyqit, në një proces ku ai dhe persona të tjerë akuzohet nga SPAK, për vrasjen e Santiamgo Malkos, njeriut më të besuar të biznesmenit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj.Kjo ngjarje është regjistruar në 27 gusht 2019 në zonën e Porcelanit në Tiranë, ndërsa policia arrestoi disa persona dhe disa të tjerë i shpalli në kërkim. Sipas tij, ai ndodhej në lokalin e tij në Tiranë dhe aty është ndaluar nga policia, ku në polici ka mësuar për vrasjen e Santiago Malkos. Mesa mbaj mend, ditën e ngjarjes…

Lexo më shumë

Ashtu siç u paralajmërua në vijën bregdetare do të kenë prioritet për stacione plazhi vetëm strukturat akomoduese, pra hotelet si ato të vijës së parë edhe ato që kanë afërsi me të. Një rregullore e publikuar tashmë në QBZ saktëson mënyrën sesi do të procedohet për sezonin e ardhshëm ku subjektet duhet të përmbushin një sërë kushtesh për të përfituar hapësirë të shfrytëzueshme si stacion plazhi. Kryesori duket se lidhet me faktin që të jenë struktura akomoduese të regjistruara dhe kategorizuara. Aplikimet do të bëhen në e-albania dhe gjithçka do të bëhet në bashkëpunim me njësitë vendore të cilat do…

Lexo më shumë

Vjehrra e Ilir Metës, Fatime Kryemadhi ka përdorur dhe shfrytëzuar edhe vdekjen e bashkëshortit të saj, për të mbuluar pastrimin e parave të pista dhe justifikuar blerjen e një apartamenti në ish Bllok. Zonja Fatime, e cila shërbente si arkë api bankomat i çiftit Meta-Kryemadhi, ka deklaruar se njerëzit i kishin hedhur 100 milionë lekë në ngushëllimin për humbjen e bashkëshortit. “Nga të ardhurat e qirasë dhe nga të ardhurat nga puna e saj, Fatimja kishte blerë edhe një apartament 1+1 në vendin e quajtur Dolce Vita në Durrës. Këtë apartament më vonë ekishte shitur, por nuk mbante mend as…

Lexo më shumë

Është shtyrë për në datën 25 nëntor seanca paraprake për Sali Berishën, Jamarbër Malltezi dhe të pandehurit e tjerë për dosjen “Partizani”. Në një deklaratë për mediat, avokati Genc Gjokutaj tha se shkak është bërë shkelja e afateve nga ana e gjykatës. Gjokutaj: Nga ana e gjykatës ishte shkelur afati 10 ditor i njoftimit nga dita e shortimit të cështjes. Kështu që për shkak të pavlefshmërisë së njoftimit dhe për shkak të të volumit të jashtëzakonshme të dosjes seanca u shty për në 25 nëntor ora 12:00.

Lexo më shumë