Partia Demokratike ka denoncuar me dokumenta dhe fakte se si deputeti i PS-së, Eduart Shalsi ka shtuar në mënyrë të paligjshme numrin e pasurive, apartamenteve dhe llogarive bankare. Në një deklaratë nga selia blu, zëdhënësja e antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka pasqyruar dokumentacionin që provon se Shalsi nëpërmjet gruas së tij, Eranda Shalsi, ka shumëfishuar pasurinë. Vangjel dekaron se “deputeti Eduard Shalsi, në deklarimet e pasurisë pranë ILDKPI, rezulton se ka shumëfishuar pasurinë personale e familjare. Për vitin 2023, bashkëshortja e Shalsit ka deklaruar blerje pasurie të paluajtshme me vlerë rreth 300 mijë euro me burim financimi të ardhurat…
Author: admin
Analisti Agim Baçi ka deklaruar se mes Berishës dhe Ramës ka koordinim kundër SPAK-ut dhe institucioneve të reja të drejtësisë. Baçi tha se gjuha e përdorur nga të dy është për të goditur Prokurorinë e Posaçme e cila sipas tij po vepron si djathtas ashtu edhe majtas, duke çuar pas hekurave politikanë dhe zyrtarë të lartë të akuzuar për korrupsion. Baçi shtoi se planet e mazhorancës janë për të minimizuar rolin e SPAK e cila deri në zgjedhjet e ardhshme të 2025-ës mund të vendosë në hetim ose arrestojë të tjerë personazhe të politikës. “Ka një shqetësim kjo arrogancë, ka…
Një krokodil australian 5.48 metra i gjatë, që mbante rekordin botëror si krokodili më i madh në robëri, ka ngordhur, njoftoi sot një strehë e kafshëve të egra. Ai mendohej të ishte më shumë se 110 vjeç. Cassius, që peshonte më shumë se një ton, kishte qenë në rënie të shëndetit që nga 15 tetori, tha Marineland Melanesia Crocodile Habitat në Facebook. “Ai ishte shumë i moshuar dhe besohej se po jetonte përtej viteve të një krokodili të egër”, sipas një postimi nga organizata. “Cassius do të na mungojë thellësisht, por dashuria dhe kujtimet tona për të do të mbeten…
Opozita ka organizuar një marshim-protestë në Shkodër për masakrën me 3 viktima në Dobraç, ku u ekzekutan me breshëri plumbash 23-vjeçari Hamza Lici, 32-vjeçari Arlind Bushati dhe një qytetare e pafajshme, Flutura Basha, bashkëshorti i së cilës vijon të jetë në gjendje të rëndë në spital. Qytetarët shkodranë kanë marshuar në heshtje nga Bashkia e Shkodrës në pedonale dhe më pas nëpër rrugët e qytetit. “Qytetërimi është më i fortë se krimi, po na vrasin, duhet reagim”, shkruhet në pankartën që mbajnë në duar protestuesit. Shkodranët kanë sfiduar edhe kryebashkiakun e zgjedhur nga bandat, Benet Becin. “Kryebashkiak i krimit” lexohet në disa…
Këtë të shtunë, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, gazetarja Rudina Muça, shkruan se disa kohë më parë ka informuar publikun se ‘Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural’, nuk ka kryer vaksinën kundër brucelozës edhe pse kjo vaksinë ka kushtuar 1.7 mln euro. Si rrjedhojë, Anila Denaj, Ministre e Financës dhe e Kulturës, ka bërë presion që do i shkarkojë motrën nga puna, madje ka guxuar aq shumë sa i ka kërkuar dorëheqjen në mes të një mbledhje prej gati dhjetra personash. “Dështimet e tua mos m`i faturo mua, unë në këto vite kam mbyllur fabrika që prodhonin vaj…
Shfaqet sëmundja e zgjebes në Pogradec, duke rrezikuar perhapjen sidomos ne konvikte. Sipas informacioneve të marra në rrugë zyrtare nga mjekë të DSHP Pogradec, janë gjithsej 7 raste. 3 raste qe frekuentonin konviktin turk në Pogradec të cilët janë banues ne Veliterne dhe 4 rastet e tjera nga Pogradeci te cilat janë raste sporadike dhe që janë drejt shërimit. Sa i përket rasteve të konviktit ato janë izoluar ndërkohë që në konvikt është bërë pastrimi dhe pritet dezifektimi i tij. Pas këtyre rasteve mjekët do të vijojnë me procedurat për kontrolle të zgjeruara në shkolla të tjera të qytetit për…
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka dalë i buzëqeshur nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Ai është pyetur nga gazetarët se përse u paraqit në SPAK dhe nëse është e vërtetë që ka dorëzuar dorëheqjen, mirëpo nuk ka kthyer përgjigje konkrete. Beci u shpreh se “Do të flas në momentin e duhur”. Pyetjet nga gazetarët: Për çfarë ishit në SPAK? Është e vërtetë që keni paraqitur dorëheqjen te zoti Rama? Nesër mosbindje civile në qytetin tuaj, si do të menaxhohet? Beci: Do të flas në momentin e duhur. Ish zyrtari i Partisë Socialiste dhe aktualisht Kryetar i…
Rafaelo Resort gelltit 9 milion euro në vit për policët italianë që do të punojnë në kampin e Gjadrit… Për 295 agjentë në Shqipëri, Ministria e Rendit ne Itali, ndan 9 milionë Euro për një vit. Jetesë luksi në resorte me 5 dhe 4 yje për “295 operatorë të Forcës së Policisë Italiane, të punësuar në shërbimet që lidhen me zbatimin” e protokollit me Shqipërinë dhe menaxhimin e dy qendrave të reja për emigrantët. Për një shpenzim total prej gati 9 milionë eurosh, 80 euro në ditë për çdo agjent. Në këtë shifër futet vetëm fjetja e policëve. Ja çfarë…
Policia e Shkodrës, ka shpallur në kërkim dy persona lidhur me atentatin mafioz në Dobraç të Shkodrës, ku u ekzekutuan me breshëri plumbash Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ndërsa Flutura Basha ndërroi jetë, pasi u përplas së bashku me bashkëshortin nga mjeti S Class që po drejtohej nga viktimat. Burime bëjnë me dije se në kërkim janë Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, të dy të njohur si anëtar të grupit të Bajrave, familje me të cilin Licët prej vitesh kishin përplasje të ashpra duke prodhuar disa viktima. Sakica dhe Troshani, janë po ashtu në kërkim për një tjetër ngjarje të…
Zbardhen të tjera detaje nga nisja e operacionit “Albania” nga qeveria e Melonit. Të hënën anijet me refugjatë pritet të rinisin udhëtimet drejt Shëngjinit dhe sipas mediave italiane, plani është që në brigjet shqiptare të sillen afro 70 refugjatë. “Emigrantët e mbërritur rishtas në Lampedusa kanë kaluar përzgjedhjen për t’u transferuar në Shqipëri, ku pritet të dërgohen 60-70 persona, një numër shumë më i lartë se përpjekja e parë me vetëm 16 vetë”, thekson La Repubblica. Sipas saj, në fokus të këtij operacioni janë kryesisht emigrantë tunizianë, për të cilët janë vendosur marrëveshje riatdhesimi me autoritetet italiane. “Ndërkohë, moti mbetet…