Aktivizmi i Arlind Qorit për pensionet qesharake të pensionistëve, thirrja e Lëvizjes Bashkë të dy protestave të tyre para kryeministrisë, me sa duket e kanë vënë në vështirësi shefin e qeverisë që vijon të ketë tek kjo shtresë fondin e tij elektoral. Rama ka urdhëruar të gjithë deputetët të luajnë në rrjete sociale rolin e aktorëve banalë, duke postuar foto me pensionistë në rrjetet sociale, ka ndërrmarrë një tur për të sqaruar indeksimin qesharak të pensioneve dhe ka fajësuar ata që s’ paguajne sigurimet, për rritjen e munguar. Por krahas këtyre ai nuk e ka harruar njeriun që ngriti këtë…
Author: admin
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga burgu në lidhje me hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Sipas tij, ky është një ekzaltimi fals i Kryeministrit Rama për grupkapitujt, ndërsa i kujton atij bllokimin që i ka bërë vendit për një dekadë. Meta thotë se është një hipokrizi dhe papërgjegjshmëri e kryeministrit, pasi ky proces – thotë ai – do të duhej të ishte përmbyllur prej kohësh. Ish presidenti i vendit thekson se Shqipëria ka pasur vetëm një problem, kapjen e shtetit nga mafia dhe sidomos kapjen e drejtësisë. Reagimi i Ilir Metes Ekzaltimi fals i Kryeministrit…
Prokuroria e Elbasanit ka nxjerrë urdhër ndalimi për të gjithë pedagoget, të cilët sot (1 nëntor) u shoqëruan në polici. Bëhet fjalë për 7 pedagogë të Universitetit ‘Aleksandër Xhuvani’ në Elbasan dhe një sekseri, të cilët u merrnin para studentëve në këmbim të notës. Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.Edlira Gugu, Lënda: Letërsi për fëmijë.Florinda Tarusha, Lënda: Filozofi e edukimit.Monika Hodaj, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.Dhe sekser Gazmend Hodaj
Emisioni Fiks Fare ka transmetuar mbrëmjen e të premtes një ankesë të referuar për mos përfundimin në kohë të shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari” në Babrru. Investimi prej 492 milion lekësh ka ngelur pezull, pasi ka patur vonesa në tenderin që është hapur për mobilimin e shkollës. Për këtë arsye ajo nuk inagurohet. Në këto kushte 600 nxënësit e saj prej më shumë se dy vitesh po vijojnë mësimin në një shkollë tjetër e cila ndodhet në Paskuqan. Çdo ditë këta fëmijë udhëtojnë më autobusin e shkollës drejt gjimnazit “ Isa Boletini” në Paskuqan, ku zhvillojnë mësimin pas orës 13:00 ,…
Sistemi gjyqësor belg ndodhet para një skandali që ngre dyshime se injoroi parimet e drejtësisë dhe paanshmërinë. Sipas mediave europiane, kjo po ndodh në rastin e Arbitrazhit nga Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) midis biznesmenit italian Francesco Becchetti dhe Republikës së Shqipërisë. Media online, me qendër në Bruksel, kryeqendrën e Bashkimit Europian shkruan se “një gjykatë belge urdhëroi zbatimin e vendimit për dëmshpërblimin me 100 milionë euro të Francesco Becchetti-t nga Shqipëria, bazuar tek konstatimet e Arbitrazhit të ICSID-së. Por vendimi i gjykatës rezulton të jetë në shkelje të ligjit dhe i nxituar, pasi është marrë teksa…
Kryeministri Edi Rama iu rikthye më 26 tetor takimeve me diasporën, duke u ndalur në Nju Jork, ndërsa turi do të vijojë të dielën në një takim me emigrantët shqiptarë në Selanik. Por shefi i qeverisë shqiptare duket se nuk do të ketë në kryeqendrën e veriut grek të njëjtën pritje që pati në Athinë më 12 Maj. Kjo pasi nacionalistët grekë kanë paralajmëruar se do ta presin Ramën me një protestë ditën e dielë në Selanik Thirrja për një tubim kundër kryeministrit shqiptar është bërë nga Balli Kombëtar, përmes një njoftimi në website-n e tyre zyrtar. Në këtë njoftim…
Një kallëzim i muajit shkurt 2024 nga ish ortaku i tij i biznesit Aredin Behari, e ka sjellë sërish në SPAK deputetin demokrat Luan Baçi. “Një problem që do e sqarojmë kur të dal“, tha ai duke iu përgjigjur gazetares së Report TV, Keti Banushi. Baçi po hetohet për akuzat e rënda të pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë, ndërsa denoncuesi ka dorëzuar për të në Prokurorinë e Posaçme një liste me 48 dokumente. “Ka qenë një kallëzim dhe është pushuar si cështje. Është hetuar pasuria ime fill e për pe. Në të gjitha detajet, pa asnë lloj problem. Unë kam transparencë të plotë të punëve…
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Lin, në zonën e njohur si Guri i Kuq. Në aksident janë përfshirë tre automjete, të cilat po udhëtonin në drejtim të kundërt, raporton gazetarja e News24, Lorena Kodra. Si pasojë e aksidentit ka mbetur të plagosur një çift bashkëshortësh, të cilët janë transportuar me ambulancë drejt spitalit të Pogradecit. Në vendngjarje ndodhet policia e cila po bën zbardhjen e plotë të rrethanave, pasi dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve.
Kryebashkiaku socialist i Shkodrës, Benet Beci është paraqitur pak minuta më parë në SPAK. Ndërsa po futej në ambientet e SPAK, Benet Beci u pyet nga gazetarët se për çfarë është thirrur. Kryebashkiaku i Shkodrës u përgjigj “Ja ta shikojmë”. Lajm ne perditesim…
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka dhënë një intervistë për median turke “Hurryet”. Në intervistë Lavrov foli për raportet e tensionuara Rusi-Ukrainë dhe marrëdhëniet e Kremlinit me Perëndimin. Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë “në prag të një konflikti të drejtpërdrejtë ushtarak”, tha ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në intervistën të botuar sot në gazetën turke Hürriyet. “Nën presidencën aktuale në SHBA, e cila e ka çuar deri në kufi spiralen e rusofobisë në Shtetet e Bashkuara, vendet tona janë në prag të konfliktit të drejtpërdrejtë ushtarak”, tha ai në përgjigje të pyetjejes në lidhje me zgjedhjet amerikane.…