Me gjithë përbetimet e Edi Ramës se Francesco Becchetti nuk do të merrte asnjë qindarkë nga paratë e shqiptarëve, biznesmeni italian ka marrë të drejtën për të konfiskuar 130 milionë euro nga paratë që mbante të bllokuara prej disa vitesh në llogarinë e Shqipërisë në Eurocontrol. Gjykata e Shkallës së Parë në Bruksel ka urdhëruar agjencinë Eurocontrol të ekzekutojë vendimin duke kaluar fondet e bllokuara në llogarinë e përmbaruesit të Becchettit. “Në një vendim të datës 17 tetor 2024, gjyqtari i sekuestrimeve i Gjykatës së Shkallës së Parë të Brukselit konfirmoi se vendimi duhet të zbatohej menjëherë dhe vendosi se…
Author: admin
Ka shkuar në katër bilanci i masakrës së 30 Tetorit të Dobraç të Shkodrës, ku iu bë atentat Hamza Licit dhe Arlind Bushatit. Drejtuesi i motorit të aksidentuar nga makina e viktimave të atentatit, Bashkim Basha, ka ndërruar jetë në spital. Bashkim Basha, viktimë e pafajshme, ka ndërruar jetë spital pas 5 ditëve në intubim. 67-vjeçari po udhëtonte me bashkëshorten e tij me motor kur u përplas nga makina e Licit dhe Bushatit, të cilët ishin objektivat e atentatit. Bashkëshortja e tij humbi jetën në vend. Edhe Hamza Lici humbi jetën në momentin e atentatit, ndërsa Arlind Bushati vdiq në spital…
Kryeministri Edi Rama do të mbajë ditën e sotme në 11:00 me orën lokale takimin me shqiptarët që jetojnë në Selanik të Greqisë. Ndryshe nga takimi i parë me shqiptarët në Greqisë i mbajtur në stadium, ky i Selanikut do të mbahet në hotelin “Porto Palace”. Në këtë takim mësohet se do të marrin pjesë rreth 2500 persona. Formati i takimit do të jetë i njëjtë si i takimit të mbajtur së fundmi me emigrantët shqiptarë në New York të SHBA-së, ku do të flasë vetëm kryesocialisti Edi Rama dhe më pas ai do t’i përgjigjet pyetjeve nga të pranishmit.…
Në vitin 2009, institucione publike nën kontrollin e Sali Berishës, i cili në atë kohë ishte kryeministër, kanë kopsitur një dosje për veprimtarinë e dyshuar korruptive të Ilir Metës, sot në burg për korrupsion dhe pastrim parash. Në 11 qershor 2009, tre javë para zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive informon Drejtorinë për Parandalimin e Pastrimit të Parave se Ilir Meta kishte bërë disa lëvizje të dyshimta me shitblerjet e pasurive, jashtë sistemit bankar. Sipas raportit, Ilir Meta nuk kishte deklaruar 300 mijë euro cash nga shitja e vilës te biznesmeni S.…
Emisioni “Kronos” në MCN TV ka zbuluar një model të ngjashëm me atë të “5D Konstruksion” në Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit, ku ish-drejtoresha e përgjithshme Erinda Fino (në foto me Veliajn) dhe vartësit e saj, drejtori i Pyjeve dhe Kullotave, Redion Çatri, dhe shefja e sektorit Vilma Diçi, kanë ndarë tendera me një kompani të zotëruar nga bashkëshorti i Vilmës, Fabjan Diçi. Në vitin 2022, kompania arriti të fitonte 165 mijë euro të ardhura që në vitin e parë të aktivitetit. Në vitin 2023, xhiroja u shumëfishua në rreth 1 milion euro, kryesisht falë kontratave të marra nga Agjencia…
Janë angazhuar politikisht në të njëjtën forcë politike, por krisja në raportin midis Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, ka bërë që debati të zbresë edhe në nivel anëtarësh. Më konkretisht, anëtari i Kryesisë aktuale të PD, Grigels Muçollari dhe Gentian Gaba, ish-anëtari i Kryesisë së PD në kohën kur selia blu drejtohet nga Basha, janë përplasur ashpër në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN. Muçollari ishte duke mbrojtur protestat që opozita ka thirrur që prej arrestimit të ish-deputetit Ervin Salianji, por Gaba e ka kritikuar mosbindjen civile, madje duke thënë se tubime të tilla nuk…
Një qytetar ka bërë një denoncim në media, duke e publikuar vilën super-luksoze të Benet Becit në fshatin Prush, Tiranë. Kjo vilë, e cila përfshin një fushë private tenisi dhe është e rrethuar nga pyje me pisha, ngre shqetësime serioze mbi pasuritë e zyrtarëve të Rilindjes dhe mundësitë e tyre për të përfituar nga paratë publike. Benet Beci, aktualisht kryetar të bashkisë së Shkodrës, ka një histori të diskutueshme në politikë, duke kaluar nga pozita në Partinë Demokratike në Rilindje. Ai është përmendur për vjedhje dhe keqpërdorim të fondeve publike, duke u përmendur si figura kryesore në abuzimet në sektorin…
Prokuroria e Tiranës po bëhet gati ti kalojë SPAK-ut dosjen e radhës për mashtrimin me mikrokreditë që shkaktoi dëme të pallogaritshme tek interesat ekonomike të mijëra shtetasve shqiptarë. Burime te ndryshme janë shprehur se çështja me 9 të dyshuar dhe dy shoqëri nën sekuestro është vendosur t’i kalojë Prokurorisë së Posaçme, pasi prokurorët dyshojnë se janë përpara një grupi kriminal.Pikërisht për këto dyshime se subjektet financiare dhe përmbaruesit e tyre kanë vepruar në kuadër të grupit kriminal duke u shtrirë në kohë dhe me role të ndara, grupi i hetimit po vlerëson se kompetencat për shkak të këtyre cilësive i…
Nga Ylli Manjani Në fakt ne të gjithë u tallëm me shprehjen e Erion Velisë “takova kolegët e SPAK”. Në të vërtetë, po ta shohim atë shprehje të Erionit, të bërë ndoshta nga halli te dera e SPAK, në kontekstin e deklarimeve të përhershme të Edi Ramës se “drejtësinë e bëra unë”, nuk ngjan më as qesharake dhe as e pavërtetë. Erioni njihet për stilin kopjac të të folurit në publik. Përdorimi i fjalës “kolegë” për prokurorët, është i huazuar si koncept nga qëndrimet e Ramës se “drejtësia është imja/jona”, por i përshtatur si term me rrethanën konkrete nga Erioni. SPAK-ut…
Gazetari Igli Çelmeta duke zbardhur detaje të reja nga atentati me tre viktima në Shkodër, tha se Hamza Lici është tradhtuar. Hamza Lici mori 13 plumba në trup, ndërsa Arlind Bushati u qëllua në kokë, me një plumb. Ai theksoi se Licajt janë tradhtuar nga njerëz afër tyre ose nga efektivë të inkrimuar të Policisë së Shtetit të cilët u dhënë informacione rivalëve për lëvizjen dhe vendndodhjen e shënjestrave. “Hamza Lici 13 plumba në trup, Arlind bushati 1 plumb në kokë. Njëra nga pistoletat ka qëlluar në drejtim të autorëve por nuk dihet kush e ka përdorur. Arlind Bushati ka…