Author: admin

Autoritetit i Konkurrencës njoftoi të premten se ka vendosur nën monitorim tregtimin e prodhimit dhe tregtimit të bukës, pas hyrjes në fuqi të vendimit nr. 72 datë 15.04.2024 të Entit Rregullator të Energjisë (ERE).Autoriteti i Konkurrencës bëri të ditur se, nisur nga informacione mediatike në lidhje me njoftimin e furrave të bukës për rritjen e çmimit të bukës, më datë 1 nëntor ka filluar monitorimin e menjëhershëm në terren për evidentimin e çdo sjelljeje abuzuese në shkelje të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e Konkurrencës”. Ligji nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës” ndalon të gjitha marrëveshjet të cilat kanë si…

Lexo më shumë

Sipërmarrësi italian, Francesco Becchetti, është një hap pranë marrjes së miliona eurove nga qeveria shqiptare, megjithëse kryeministri Edi Rama ka këmbëngulur shpesh se ish-pronari i “Agon Channel” nuk do të marrë asnjë cent nga qeveria shqiptare. “Syri” ka mësuar se Gjykata e Ekzekutimeve në Bruksel ka rrëzuar në 17 tetor 2024 aplikimin e qeverisë shqiptare për anulimin e vendimit për bllokimin e llogarive të kompanisë shtetërore Albcontrol pranë shoqërisë europiane të fluturimeve, Eurocontrol. Në vendim thuhet se: “Gjykata e Ekzekutimeve i konsideron të papranueshme dhe të pabazuara kërkesat e qeverisë shqiptare për heqjen e sekuestros mbi fondet që janë mbledhur…

Lexo më shumë

Nga Andi Bushati Po të qëmtosh tezat e atyre që vijojnë të mbrojnë me kokfortësi SPAK-un dhe reformën në drejtësi, ato përmblidhen në disa pika kryesore. Falë tyre do i jepet fund “të pandëshkueshmëve” që kanë abuzuar me ne për këto tre dekada. Në sajë të punës që po bëjnë do spastrohet përfundimisht politika nga hajnat dhe abuzuesit. Ata do prodhojnë rrotacionin e elitave politike. Asgjë nuk do ti ndalë në yryshin që kanë nisur dhe me siguri, pas dyshes Meta-Berisha, kandidatë për gijotinë janë ata të krahut tjetër, Veliaj dhe Rama. Kryeministri dhe enturazhi i vet ndihen të fikësuar…

Lexo më shumë

Planifikimi i shpenzimeve publike nga ana e qeverisë, publikuar në dokumentin e buxhetit të shtetit për vitin e ardhshëm, tregon se një pjesë thelbësore e projekteve të nisura prej kohës, si Unaza e Tiranës, Autostrada Tiranë-Durrës apo Korridori 8, pritet të përfundojnë shumë përtej vitit 2027. Siç ndodh rëndom në një vit parazgjedhor, disa kantiere ndërtimi rrugësh janë hapur në mënyrë të bujshme gjatë javëve të fundit ndërsa qeveria është angazhuar në një fushatë në të cilën reklamon rrugë dhe ura në ndërtim. Por të dhënat e Buxhetit të Shtetit, të publikuara në faqen zyrtare të parlamentit, sugjerojnë se pjesa…

Lexo më shumë

Policia e Tiranës ka arrestuar tre të rinj të cilët akuzohen se kanë grabitur një automjet tip “Mercedes Benz GLK” në një garazh në rrugën “Tre Dëshmorët”, në Yzberisht Në kuadër të operacionit policor të koduar “GLK” janë vënë në pranga shtetasit Ambri Taga, 27 vjeç, Arlindo Taga, 29 vjeç, banues në Tiranë, dhe Kostandin Bregu, 33 vjeç, banues në Shijak, të akuzuar për veprën penale “Vjedhja”. Gjithashtu raportohet se është shpallur në kërkim shtetasi D.T., si dhe është proceduar në gjendje të lirë dhe shtetasi A. T., 27 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. “Nga…

Lexo më shumë

Nga Arlind Qori Kurrë më parë nuk janë harxhuar kaq shumë fjalë – sa ç’përdori Edi Rama mbrëmë përpara një grupi pensionistesh – për të thënë diçka fare të thjeshtë: “Qeveria ime nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë asgjë për ju.” Edi Rama dha një lëmsh shifrash për arritjet makroekonomike të qeverisë së tij, duke mos kuptuar se nëse e marrim seriozisht mbi-dyfishimin e Prodhimit të Brendshëm Bruto etj. – barra e përgjegjësisë mbi të është edhe më e madhe se pse në këtë lloj ekonomie nuk pikon asgjë për mbi 700,000 pensionistët shqiptarë. Edhe më…

Lexo më shumë

Një atentat mafioz tronditi vendin dy ditë më parë në Dobraç të Shkodrës, ku shënjestër ishin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, të cilët u ekzekutuan të dy, teksa viktimë aksidentale mbeti edhe Flutura Basha, e cila po udhëtonte me motor me bashkëshortin e saj, i cili mbeti i plagosur rëndë. Por, nga hetimet paraprake dyshohet se në automjetin me targa kroate të viktimave kanë qenë tre persona. Kjo nisur nga fakti se në automjet janë gjetur tre armë zjarri pistoletë, po ashtu dhe gjurmë gjaku në sediljen e pasme, si dhe trupat e viktimave ishin nxjerrë nga makina. Jo vetëm…

Lexo më shumë

Një operacion policor është zhvilluar ditën e sotme në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, ku dyshohet se janë arrestuar disa pedagogë. Pedagogët e ndalaur nga policia dhe prokuroria e Elbasanit janë të Fakultetit të Ciklit të Ulët, që akuzohen për korrupsion aktiv dhe pasiv me disa studentë të këtij fakulteti, të cilët në këmbim të kalimit në lëndët ngelëse në muajin shtator kanë paguar pedagogët. Rasti është ndjekur fillimisht nga një emision investigativ dhe më pas në ketë çështje ka hyrë policia dhe prokuroria e Elbasanit, duke nxjerrë masa ndalimi për 5 profesorë dhe një sekser. Të arrestuarit:VITI I PARË…

Lexo më shumë

Kryetari i PD-së Sali Berisha thotë se krimi i organizuar ka arritur deri aty sa po emërojnë edhe ministrat. Ai përmendi me emër Taulant Ballën se përmendur në përgjimet e SKY ECC. “Të të jap një provë. Merr dhe lexo regjistrimet. Dy vetë i vënë eksplozivin për ta ekzekutuar Lulzim Kullën. Eksplozivi e plagosi, por nuk vdiq. Taulant Balla merr në telefon anëtarin aktual të KLP-së dhe i thotë “urgjent të lirohen” dhe kjo ndodhi. A do të të jap për Taulant Ballën, lexo çfarë thonë Bajrat kur merreshin me lojërat e fatit, “E kemi tonin Taulantin”. Çfarë e shtyn…

Lexo më shumë

Ekuipazhet po vazhdojnë kërkimet për trupa në makina dhe ndërtesa të bllokuara pas përmbytjeve në Spanjë. Përmbytjet kanë marrë të paktën 158 jetë, me 155 vdekje të konfirmuara vetëm në rajonin lindor të Valencias. Por një numër i panjohur njerëzish janë ende të zhdukur dhe viktima të tjera mund të gjenden. “Fatkeqësisht, ka njerëz të vdekur brenda disa automjeteve,” tha ministri spanjoll i transportit, Oscar Puente. Ndërsa vuajtjet më të mëdha u shkaktuan në rajonet afër qytetit të Valencias, stuhitë shpërthyen tërbimin e tyre edhe mbi pjesë të mëdha të bregdetit jugor dhe lindor të gadishullit Iberik. Dy viktima u konfirmuan…

Lexo më shumë