Author: admin

Sipas gazetarit Elton Qyno, kontrollet janë kryer pas dyshimeve të arsyeshme se në këto klinika është paraqitur një person i plagosur dhe pas marrjes së shërbimit mjekësor është larguar sërish, duke mos u mundur të lokalizohet dhe ndalohet nga policia. Këto dyshime bien mbi prezencën e mundshme të Ibrahim Licit, (person i shpallur në kërkim për ngjarjen e vrasjes së Endri Mustafës), por askush nuk ka dalë me një version zyrtar, nëse ai ka qenë ose jo në makinën e sulmuar me 38 plumba kallashnikovi, dhe më pas të jetë mjekuar pikërisht në një nga klinikat private të Shkodrës. Në…

Lexo më shumë

Jo më larg se 20 ditët e fundit janë konstatuar nga sistemi penitenciar dy herë cenimi i sigurisë nga mjetet fluturuese. Mbas shqetësimit të ngritur nga Klevis Qose, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, është vendosur që në gjashtë burgje të sigurisë së lartë të instalohen pajisje anti-dronë. Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Drejtësisë që u shprehën për TCH, një fond prej gati 2 milionë euro që do të alokohet nga Ministria e Financave për te bërë të mundur instalimin e antidronëve në burgun e Peqinit, Burgun e Drenovës, Burgun e Burrelit, Burgun e Recit dhe Fushë- Krujë ku edhe…

Lexo më shumë

Lidhur me këtë gazetari Artan Hoxha ka bërë një reagim ku shprehet se e keqja është se nuk ka mbaruar ende asgjë. Pasditen e 30 tetorit një atentat i mirëorganizuar ka tronditur Shkodrën. Në Dobraç ka mbetur i vdekur Hamza Lici, i vëllai i Ibrahim Licit, Arlind Bushati që udhëtonte në makinë me të dhe çifti i pafajshëm Bashkim dhe Flutura Basha. Ky krim është ende i pazbardhur edhe pse pistat janë shumë. Lidhur me këtë gazetari Artan Hoxha ka bërë një reagim ku shprehet se e keqja është se nuk ka mbaruar ende asgjë. Pra se hakmarrja pritet të…

Lexo më shumë

Avokati Genci Gjokutaj foli për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës, por edhe për ballafaqimin e ish-presidentit me kreun e SPAK. I ftuar në studion e “Off the Record”, A2 CNN, Gjokutaj hodhi akuza të forta ndaj Altin Dumanit, duke thënë se ai i ka shkuar në qeli Kastriot Ismailajt dhe i ka premtuar ta nxjerrë nga qelia nëse do t’i “jepte” Ilir Metën. “Meta i ka thënë edhe në emision, por edhe në sallë DumDumani. Jo normal ka qenë edhe mesazhi që i ka dërguar kreu i SPAK zotit Meta, që të iki jashtë shtetit, të shkojë në qeli…

Lexo më shumë

SPAK arrestoi pak muaj më parë kreun e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro me akuzën e falsifikimit të dokumenteve zyrtare pasi rezultoi nga hetimet se ai kishte rol në transferimin e rreth 10 mijë metrave katror tokë nga pronë private në tokë publike dhe më pas në përdorim të bashkëshortit të Olta Xhaçkës kur ishte ministre, për të ndërtuar resort turistik. Sipas SPAK, Jorgo Goro dhe të tjerët kanë vepruar në kundërshtim me ligjin dhe prandaj duheshin arrestuar dhe hetuar për këtë vepër penale. Lufta për tokat në jug është bërë mjaft e fortë dhe tashmë vëmendja e oligarkëve është…

Lexo më shumë

Kuvendi ka hapur një tender me vlerë 140 mijë euro për blerjen e kamerave të reja për ambientet e institucionit. Për këtë blerje është përdorur procedura e tenderëve të klasifikuar, ku mbahen sekretë të dhënat konkrete. Kjo procedurë prokurimi sipas ligjit, përdoret nga agjencitë e sigurisë kombëtare sa herë bëjnë blerje të nevojshme në këtë fushë. Por a hyjnë kamerat e ambienteve të Kuvendit dhe mirëmbajtja e tyre 4 vjeçare në këtë kategori? Parlamenti shpjegoi se prodhon dhe përdor dokumente sekrete, e për këtë tenderat e tij të kamerave nuk mund t’i fitojë kushdo, ndaj kërkesë specifike për kompaninë që…

Lexo më shumë

Gjatë fjalimit të mbajtur në mitingun e Selanikut në Greqi, kryeministri Edi Rama ka sulmuar edhe forcat e reja politike, që janë futur në garë për ta rivalizuar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Rama i konsideroi ato si personazhi i firmave piramidale, “Sudja”, në kulturë politike dhe në qasje ndaj popullit. Sipas kreut të qeverisë, nuk ka lojë për të filluar me asnjë prej tyre. “Të ishte për ato forca të tjera, dhe me forca të tjera nuk kam parasysh vetëm ato me fytyra të vjetra, por kam parasysh dhe ca me fytyra të reja. Të gjitha llojet e…

Lexo më shumë

Prokuroria e Tiranës po bëhet gati ti kalojë SPAK-ut dosjen e radhës për mashtrimin me mikrokreditë që shkaktoi dëme të pallogaritshme tek interesat ekonomike të mijëra shtetasve shqiptarë. Një burim nga grupi i hetimit tha për Top Channel se çështja me 9 të dyshuar dhe dy shoqëri nën sekuestro është vendosur t’i kalojë Prokurorisë së Posaçme, pasi prokurorët dyshojnë se janë përpara një grupi kriminal. Hetimi pritet të zgjerohet edhe në shoqëri të tjera, ndërsa rezulton se IUTE dhe Kredo.Al kanë dhënë një numër të madh kredish me norma interesi dhe komisione të frikshme që kanë detyruar qytetarët të ndërmarin…

Lexo më shumë

Një turmë e të mbijetuarve të zemëruar nga përmbytjet e Spanjës hodhën baltë dhe shpërthyen në sharje ndaj mbretit të Spanjës Felipe VI dhe zyrtarëve të qeverisë teksa ata vizituan  qytetet më të goditura nga rreshjet e shiut. Zyrtarët qeveritarë shoqëruan monarkun, i cili u përpoq të fliste me vendasit në periferi e qytetit të Valencias që është shkatërruar. Policia duhej të ndërhynte me oficerët me kalë për të mbajtur prapa turmën prej disa dhjetërash personash. “Dil jashtë! Dil jashtë!” dhe “Vrasës!”, bërtisnin të mbijetuarit ndaj mbretit dhe zyrtarëve. Pasi u detyrua të kërkonte mbrojtje nga balta, mbreti qëndroi i…

Lexo më shumë

Plot 38 gëzhoja automatiku janë sekuestruar në një distancë rrugore prej 150 metra, në ngjarjen ku mbetën të vrarë Hamza Lici, Arlind Bushati, Flutura Basha dhe Bashkim Basha. “Ora News” raporton se 38 plumbat e lëshuara nga dy gryka automatiku, nuk i kanë dhënë asnjë mundësi reagimi Hamza Licit dhe Arlind Bushatit, të cilët edhe pse ishin të armatosur me pistoleta, s’kanë pasur mundësi të kundërpërgjigjen ndaj personave që qëllonin me dy automatikë nga automjeti tip “Range-Rover”. Pas kësaj ngjarje, situata në Shkodër vijon të jetë e rëndë, për shkak se 3 ditë pas masakrës policia, nuk ka asnjë person…

Lexo më shumë