Detaje të reja kanë dalë nga atentati mafioz i realizuar në 30 Tetor 2024 në zonën e Dobraçit (Shkodër), ku humbën jetën 4 personat Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i të moshuarve Bashkim dhe Flutura Bushati. Makina tip “Range-Rover” e vjedhur në Durrës para se të përdorej në këtë vrasje, ka qarkulluar lirshëm në zonën e Kirasit dhe Dobraçit, duke krijuar bindjen tek banorët e zonës se i përket grupit të Operacional në Polici apo RENEA-s. Ideja se makina përdorej nga punonjës policie për qëllime shtetërore, është ngulitur bindshëm nga banorët, pasi individët që lëviznin me këtë makinë kanë…
Author: admin
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka vendosur që dosja e prokurorit të Vlorës të arrestuar tanimë Aurel Zarka të mos publikohet për shkak se jo vetën që është në hetim, por në të janë duke u hetuar një sërë çështjesh të rëndësishme me personazhe po kaq të rëndësishme. Dosja me numër 87 datë 28/07/2024 mban shënimin “ndalohet për publikim kjo dosje ose pjesë të saj”. Por teksa e gjithë Tirana prej muajsh është e trazuar nga kjo dosje, në tavolina e në biseda të përditshme të gjithë flasin për detaje, për episode që pritet të trondisin politikën por edhe drejtësinë vendase. Një panoramë më të…
RENEA dhe FNSH, vijojnë kontrollet në disa zona të Shkodrës, pas atentatit mafioz që ndodhi pasditen e 30 tetorit, ku humbën jetën 4 persona, mes të cilëve dy qytetarë të pafajshëm. Viktima të atentatit që ndodhi në hyrje të Dobraçit, mbetën Hamza Lici dhe Arvid Bushati, si dhe çifti Flutura dhe Bashkim Basha, që u goditën nga automjeti ku udhëtonin Lici dhe Bushati, pasi më parë ndaj tyre u shkrehën breshëri automatike. Bëhet me dije se teksa hetimet për atentatin zhvillohen intensivisht, policia me forcat RENEA e FNSH mbrëmjen e së dielës, kanë zhvilluar kontrolle makinash dhe banesash në disa…
Hilmi Sen, kryetari i komunës së Baliseykh në provincën Kirikale në Turqi, u vra mëngjesin e sotëm pas një sulmi të armatosur. Shoferi i tij gjithashtu ka vdekur, ndërsa tre persona të tjerë janë plagosur gjatë sulmit. Sulmuesi dyshohet se është nipi i kryebashkiakut dhe thuhet se u tha oficerëve që e arrestuan se ai e vrau kryebashkiakun sepse nuk e mbajti premtimin për ta punësuar. Hilmi Şen, i cili u zgjodh kryetar bashkie nga Partia e Ri-Mirëqenies, dha dorëheqjen nga partia e tij korrikun e kaluar.Shen, i cili vazhdoi detyrën në mënyrë të pavarur, u plagos rëndë si pasojë…
Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi u paraqit në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje. Pa daljes nga SPAK, Kryemadhi tha se do ta zbatojë masën e sigurisë, dhe do të përballet me padrejtësinë. E pyetur nëse ka pasur komunikim me Ilir Metën, ajo tha “zero”. “Unë jam një individ dhe politikane që vendos të përballem me padrejtësitë që bëhen. Po bëj mbrojtjen time ligjore, kam konstatuar një sërë shkeljesh ligjore të akuzës. Këto do të kundërshtohen me fakte që do të vërtetojë të kundërtën e asaj që shkruhet. Do të njiheni me të vërtetat e Monika këmbësores dhe satelitëve të…
Vendimi i bashkisë së Durrësit, i miratuar nga Këshilli Bashkiak, një javë më parë, për të rritur pagat e Kryetares dhe administratës është shoqëruar me polemika dhe pakënaqësi. Ndërsa kryetarja dhe kabineti i saj do të përfitojnë rritje të ndjeshme pagash, krahasuar me punonjësit e nivelit bazë, këshilltarët e opozitës braktisën mbledhjen, duke e cilësuar vendimin si të padrejtë dhe të papërshtatshëm, veçanërisht kur në port qëndron anija me mbetje toksike. “Dritan Burgija, kryetar i grupit të këshilltarëve demokratë kur thotë se nuk është kundër rritjes se pagave por duhet një shpërndarje më e drejtë”. Me këtë vendim Kryetarja e…
Të tjera detaje janë zbardhur nga masakra e Shkodrës, ku mbetën të vrarë 4 persona, Hamza Lici, Arlind Bushati dhe dy qytetarë të pafajshëm, Bashkim dhe Flutura Basha. Mësohet se autorët e ngjarjes kanë realizuar me detaje atentatin në Dobraç me qëllim për të mos lënë asnjë gjurmë. Aq sa dyshohet se makina tip “Range Rover” është shkrumbuar fillimisht me acid dhe pastaj i është vënë flaka, me qëllim mos lënien e asnjë gjurme për hetuesit. Përdorimi i acidit është bërë për të shkatërruar numrin e shasisë të makinës dhe elementeve të tjerë identifikues. Makina “Range Rover” , qe dyshohet…
Plarent Ndreca u paraqit sot në Kryesinë e Kuvendit për të drejtuar komisionin e posaçëm hetimor për kontratat në ‘shëndetësi ‘Check up’ dhe ‘sterilizimit’ Kjo është paraqitja e parë e Plarent Ndrecës pas 25 tetorit 2024 kur SPAK njoftoi se mbylli hetimet dhe mori të pandehur deputetin e PS, Plarent Ndreca për shkelje të barazisë në tenderë, në lidhje me kohën ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme. Në hyrje Ndreca shmangu përgjigjet e pyetjeve të gazetarëve për hetimin nga SPAK dhe a do japë dorëheqjen nga mandati. “Sot kemi hetim parlamentar” tha ai dhe vijoi normalisht drejtimin e komisionit. As Petrit Vasili,…
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Çuko është marrë në pyetje nga SPAK. Mësohet se Çuko është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me hetimet për dosjen e ‘21 janarit’. Ky i fundit në një prononcim për mediat në dalje të SPAK, tha se u pyet në cilësinë e personit që ka pasur dijeni. Ndërkohë, theksoi se në Bulevard janë vrarë 4 veta dhe kjo ngjarje nuk mudn të lihet në harresë. “Në cilësinë e atij që ka pasur dijeni. Janë vrarë 4 veta ju e dini shumë mirë. Janë 4 veta të vrarë në Bulevard që nuk mund të lihen…
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur nga qelia për Gazetën Panorama, duke dhënë argumentet pse është kundër arrestimit të tij. Ai po ashtu shprehet se ka pasur oferta për t’u arratisur, por nuk është në karakterin e tij për të bërë këto veprime, ndërsa thekson se arrestimi i tij ishte një akt ekstrem. “Dihet botërisht se unë gjithmonë kam qenë i hapur dhe u jam përgjigjur ftesave të SPAK-ut dhe çdo institucioni të drejtësisë. Po kështu, unë i kam pasur të gjitha mundësitë (edhe ofertat) për t’u larguar nga vendi dhe kjo jo vetëm s’ka ndodhur, por…