Janë liruar nga burgu 6 pedagogët e Universitetit ‘Aleksandër Xhuvani’, pasi Gjykata e Elbasanit ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë detyrim paraqitje, ndërsa la në burg sekserin. Ndërsa një tjetër pedagog është ende në kërkim. Pedagogët akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën duke kaluar në mënyrë të parregullt në provime një studente 31 vjeçare, me qëllim për të përfituar shuma parash të cilat i ka marrë sekseri me iniciale G. H.. Gjatë kontrolleve raportohet se u gjetën dhe u sekuestruan tezat e provimeve të studentes. Pedagogët: Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme. Zyhra Gripshi, Lënda: Puna…
Author: admin
Çështja e pensioneve të ulëta, është hall i madh votash për kryeministrin Edi Rama, ngaqë kanë filluar reagimet dhe protestat e pensionistëve, sidomos pas talljes me indeksimin 4.1%, ndërsa pagat e deputetëve dhe ministrave u dyfishuan. Në takimet farsë me pensionistët që në shumicën e tyre ishin militantë të PS e prindër të punonjësve të administratës shtetërore, kryeministri Edi Rama, ka pranuar që pensionet nuk do rriten as në vitin 2025, por do ketë vetëm 1 indeksim në masën 2-3%, fakt i pasqyruar dhe në projekt-buxhetin e ri. Babloku po përbetohet, se qeveria nuk ka asnjë mundësi financiare për të…
Ka nisur seanca në Apelin e Posaçëm për Laert Haxhiun, i dënuar me burgim të përjetshëm për “Masakrën e Lushnjes”. Haxhiu ka apeluar vendimin e shkallës së parë që vendosi burg përjetë në mungesë për 32 vjeçarin, i akuzuar për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës si dhe për plagosjen e Marjus Xhepexhiu dhe të Bujar Turkut. Të pranishëm në sallë janë prokuroret Altin Dumani dhe Doloreza Musabelli. Gjithashtu gjyqi ndiqet dhe nga babai i Haxhiut. Avokati i Haxhiut, Detar Hysi, kërkon riçeljen e shqyrtimit gjyqësor, pasi SPAK nuk ka bërë veprime hetimore. Debatet: Detar Hysi: Prokuroria nuk ka kryer…
Një nga emrat më të njohur në Shkodër, i konsideruar si “Plaku” i fisit Lici, është marrë në pyetje dy ditë më parë nga policia kriminale e qytetit, i cili ka dhënë shpjegime lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në 30 Tetor, në zonën e Dobraçit, ku mbeti i vrarë Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshortëve, Flutura dhe Bashkim Basha. Pyetja e Mustafa Licit, është realizuar në ambientet e shtëpisë së tij në zonën e “Kirasit” të Shkodrës, pasi vetë Mustafa, nuk ka qenë në gjendje të shkojë në ambientet e policisë, për shkak edhe të ceremonisë…
Në një lëvizje që po ngjall reagime të shumta në opinionin publik dhe politik, Policia e Shtetit ka ngritur një komision të ri për të përzgjedhur drejtuesit e komisariateve në të gjithë vendin. Ky komision përbëhet nga tre gra të emëruara kohët e fundit në funksione kyçe të strukturave policore: Alma Permeti, Ervina Gjana dhe Anisa Duçkollari. Përzgjedhja e tyre për këtë detyrë delikate, ka sjellë debate mbi integritetin dhe paanshmërinë e procesit të përzgjedhjes. Një nga emrat më të përfolur është ai i Ervina Gjanës, e cila mban postin e Drejtoreshës së Krimit Kibernetik. Gjana ka qenë pjesë e…
Dy të mërkurat e kaluara pensionistët protestuan para Kryeministrisë, dhe të mërkurën e ardhshme do të pretestojnë sërish, pasi prej vitesh mashtrohen nga Qeveria, duke marrë pensione minimale që nuk ia del dot as për shpenzimet bazike, teksa së fundmi Rama u tall me ta duke ia u rritur vetëm me 4 mijë lekë të vjetra. Pensionistët Fatmir Gashi dhe Luçiana Xhuveli rrëfyen në emisionin “Top Story” se pensioni që ata marrin në muaj nuk u del për shpenzimet kryesore jetike, duke u detyruar që të marrin ndihmë nga fëmijët apo persona të tjerë. Xhuveli u shpreh se pensioni i…
Dashi Gjatë kësaj dite do dini mirë si të silleni përballë vështirësive të vogla që do ju dalin. Hëna dhe Neptuni do ju bëjnë shumë më të qartë. Nëse keni një lidhje jeta juaj do mbrohet gjithë kohës nga yjet. Ato do ju drejtojnë në rrugën e duhur dhe do kaloni çaste më të këndshme me partnerin. Ju beqarët do vraponi pas një personi pa e njohur mirë dhe kjo mund të sjellë pasoja për të ardhmen. Për punën do jetë ditë intensive dhe goxha e ngarkuar, megjithatë falë mbështetjes së kolegëve gjithçka ka për të kaluar më lehtë. Mund…
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci u thirr paraditen e të premtes (1 Nëntor) në Prokurorin e Posaçme (SPAK). Pas daljes nga SPAK, Beci u pyet nga gazetarët nëse a kishte dhënë dorëheqjen e parevokueshme te kryeministri Edi Rama, por përgjigjia e tij nuk ishte konkrete, duke u përgjigjur shkurtimisht se: “do të flas në momentin e duhur” Kjo përgjigje e “çuditshme” duke mos mohuar dorëheqjen kur vetëm një vit e gjysmë më parë fitoi për herë të parë pas 34 viteve nën siglën e PS, bastionin e demokratëve bashkinë e Shkodrës, la hije dyshime se “aseti” i ri i Ramës…
Thuajse e gjithë zona e mbetur pa ndërtime në qytetin e Sarandës do të shndërrohet në një resort gjigand, i cili do të shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 680 mijë metrash katrorë. Bëhet fjalë për zonën poshtë Kalasë së Lëkurësit, mbi të cilën do të ndërtohen mijëra vila dhe apartamente si dhe një hotel me 5 yje, i cili do të ketë rreth 140 dhoma gjithsej. Ndërtuesi i resortit është kompania TDT & Partners, kompania që zotërohet nga dy vëllezërit Dajlan Avdia dhe Glendi Abdi. Dajlan Avdia njihet ndryshe si ish pronari i kompanisë APEX dhe ndërtuesi i kullave…
Gjashtë pedagogë të Universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan janë vënë në pranga për korrupsion, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Por duket se pedagogët në fjalë, nuk kanë marrë vetëm para për të kaluar studentët e tyre nëpër provime, por… edhe patate. Kështu së paku rezulton në dosjen e Prokurorisë, ku zbardhet një bisedë mes njërës prej të arrestuarve dhe një studenteje, e cila i thotë se i ka sjellë një thes me patate dhe e pyet se ku mund t’ia lerë. Kujtojmë se në pranga kanë rënë pedagogët:1. Ornela Bilali, 50 vjeçe, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë…