Ish presidenti amerikan, Donald Trump kryeson në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve. Deri më tani, Trump ka fituar 230 vota elektorale, sipas projeksioneve nga CNN. Ndërsa zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris ka fituar 216 vota elektorale. Shtetet e fituara nga Trump: Kentacky, Indiana, West Virgina, Louisiana, Utah, Montana, Mississippi, Ohio, Iowa, Kansa, Idaho, Texas, North Dakota, South Dakota, Wyoming, North Carolina, Nebraska, Luiziana. Shtetet e fituara nga Harris: Vermont, California, Oregon, New York, Delaware, Washington, New Mexico, Virginia, Maine, Columbia District, Illinois, New Jersey, Merilend, Connecticut, Massachusets, Hawaii.
Author: admin
Dashi Arma juaj më e fortë e joshjes do jetë talenti për të komunikuar. Do i hipnotizoni të gjithë ata që do keni pranë. Dikush do ju behet konkurrent i fortë ju të dashuruarve dhe do mundohet me çdo mënyrë t’ua marrë partnerin. Tregohuni të zgjuar dhe të kujdesshëm nëse nuk doni të mbeteni vetëm. Ju beqarët do jeni shumë të paduruar dhe ka rrezik të hidhni hapa të gabuara. Gjithçka që do bëni sot do ketë ndikim të madh nesër. Në punë do jeni shumë të devotshëm dhe do i bindni të gjithë që kanë ide të kundërta me…
Me mijëra serbë kanë zhvilluar një protestë madhështore këtë të enjte në Novi Sad të Serbisë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur javën e kaluar kur humbën jetën 14 persona pasi u shemb tarraca e stacionit të trenit. Protesta nisi e qetë, por më pas situata ndryshoi shpejtë dhe protestuesit iu drejtuan godinës së bashkisë, ku qëlluan me gurë duke i thyer xhamat. Mediat serbe shkruajnë se protestuesit kërkojnë dorëheqjen e deputetëve për ngjarjen e rëndë. Theksojmë se ministri i Ndërtimit në Qeverinë e Serbisë, Goran Vesiq, sot në mëngjes ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen të cilën e ka bërë të…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë, ku ka tentuar vetëvrasjen bashkëshortja e ish-efektivit Erjon Goxharaj. Burime për mediat bëjnë me dije se ajo ka konsumuar fostoksinë dhe është dërguar me urgjencë në spital. Efektivi Erjon Goxhara ndodhet në burg pasi plagosi me armë zjarri kolegun e bashkëshortes, Lorenc Kostën në rrugë te “Komuna e Parisit” më datë 19 gusht. Efektivi u vetëdorëzua 2 ditë pas krimit. Shkaku i krimit në atë kohë dyshohet se ishte tradhtia e bashkëshortes së tij me kolegun e punës.
Pas reagimeve të shumta në rrjet nga personazhe publikë të Kosovës dhe Shqipërisë ku dënuan hapur vendimin e Klan Kosova për të futur në Big Brother Vip, Atilla Kardesh, ish bashkëshortin e Drenusha Latifi, i cili është i akuzuar nga kjo e fundit për dhunë fizike. Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka reaguar më një njoftim zyrtar ku kërkon largimin e menjëhershëm të Atilla Kardesh nga spektakli. Gjithashtu në njoftimin e publikuar kërkohet që të merren masa nga Komisioni i Pavarur i Mediave kundër televizionit Klan Kosova për promovim të dhunës dhe shkaktimin e presionit psikologjik që i ka shkaktuar…
Maqedonia e Veriut e ka ulur sërish çmimin e naftës, duke e tregtuar atë për 120 lekë për litër. Nga vendet e rajonit, çmimin më të lartë e ka Shqipëria, me 175 lekë për litër. Edhe pse në bursë çmimi i naftës ka rënë, kjo ulje nuk reflektohet ende në tregjet shqiptare. Mjaftojnë 50 euro për të mbushur plot një rezervuar makine me naftë në Maqedoninë e Veriut, Kosovë etj. Me 3,075 denarë, ose 4,920 lekë, mund të marrësh plot 44.8 litra naftë. Edhe pse derivatet e naftës pësuan një rritje drastike gjatë pandemisë dhe ulja e çmimeve nuk është…
Tirana është kthyer në një çerdhe masive vjedhje të qytetarëve europiane dhe jo vetëm, nëpërmjet gjasme investimeve në bursa ose siç njihen ndryshe “forex”. E nisur fillimisht rreth vitit 2014 kjo skemë vjedhje masive u bë shqetësim për shtetet e europës. Pas mijëra denoncimeve kryesisht nga qytetarë spanjollë dhe gjermanë, të drejtuar dhe vëzhguar nga Europol, policia shqiptare ka kryer disa “aksione” për të ndaluar këtë aktivitet kriminal i cili dënohet deri në 15 vite burg. Por në të vërtetë këto operacione policore fiktive dhe pa rezultat ishin të tipit pasi në terren jo vetëm që nuk u ndal ky…
Prokuroria e Posaçme ka shpallur kompaninë Albascan si fituese në tenderin 480 mijë euro për blerjen e skanerit për automjete dhe bollard automatik. Sipas dokumentave të bëra publike Agjencinë e Prokurimeve, në këtë tender janë paraqitur dy oferta. E para ishte ajo e kompanisë ALComm Solutions, e cila e ofroi skanerin me çmimin 340 mijë euro. Ndërsa Albascan ofroi çmimin 450 mijë euro. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në SPAK e skualifikoi ofertën e ulët me argumentin se ajo ALComm Solutions nuk përmbushte kapacitetin e kërkuar ekonomik dhe financiar duke shpall fituese Albascan me ofertë 110 mijë euro më të…
“Do të ndërtojmë një proces që rivlerësimi të jetë i hapur një vit, fund shtatori me fund shtatori”, deklaronte kryeministri Edi Rama në korrik të këtij viti. Por rivlerësimi nuk ndodhi. Pas zvarritjes për më shumë se 5 muaj, qeveria ka ndërruar mendje… fushata e rivlerësimit të pronave do të ndodhë vitin e ardhshëm. Sipas ministrisë së Financave, kjo për shkak se ende nuk ka përfunduar reforma e caktimit të referencave të pronave në të gjithë vendin, veçanërisht në vijën bregdetare. “Rivlerësimi i pasurive te paluajtshme do te behet paralelisht me caktimin e çmimeve të referencës për gjithë territorin e…
Prej 1 viti në “Arrest shtëpie” për korrupsion e shpërdorim detyre, ish-kryeministri Sali Berisha i mohon akuzat e SPAK-ut, duke thënë se nuk ka sajuar e nuk ka miratuar asnjë vendim të personalizuar për dhëndrin e për asnjë biznesmen tjetër, mirëpo dokumentet tregojnë të kundërtën. Rerefuar dokumenteve në dosjen e Sali Berishes, rezulton se është miratuar ligji për të favorizuar oligarkun Bashkim Ulaj. Në 17 dhjetor 2007, Sali Berisha ka miratuar Ligjin nr. 9846, me objekt: “…për ndryshimin e destinacionit të tokës bujqësore…” qëllimi i të cilit ka qenë dhënia e parcelave pyjore për krijimin e fabrikës së çimentos nga…