Author: admin

Dashi Gjatë kësaj dite do dini si të silleni në çdo moment dhe do merrni ato që dëshironi. Edhe nëse keni gabuar do rini të reflektoni dhe t’i kuptoni gabimet e bëra. Ju të dashuruarit do i kushtoni gjithë kohën e nevojshme partnerit tuaj dhe do e bëni atë të ndihet sa më mirë. Mbrëmja do jetë edhe më emocionuese dhe më e kënaqshme. Ju beqarët do ëndërroni gjëra të pamundura ndërkohë që fati nuk është në anën tuaj. Në punë vërtet do kaloni një ditë paksa të ngarkuar, por me motivim dhe besim tek vetja mund të arrini çdo…

Lexo më shumë

Zyra elektorale e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump ka lëshuar një deklaratë pasi Kamala Harris foli me të dhe pranoi rezultatin e zgjedhjeve. Steven Cheung, drejtori i komunikimit të fushatës, tha se Trump vlerësoi “forcën, profesionalizmin dhe këmbënguljen e Harris gjatë gjithë fushatës dhe të dy udhëheqësit ranë dakord për rëndësinë e bashkimit të vendit”. “Presidenti Donald J. Trump dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris folën në telefon më herët sot, ku ajo e uroi për fitoren historike. Presidenti Trump e vlerësoi zëvendëspresidenten Harris për forcën, profesionalizmin dhe këmbënguljen e saj gjatë gjithë fushatës dhe të dy liderët ranë dakord për…

Lexo më shumë

Atentati me 4 viktima, u realizua në të njëjtën formë dhe thuajse në të njëjtin vend ku u ekzekutua në vitin 2021 Bardhok Pllanaj, i njohur me nofkën kumbari. Bosi i drogës kishte raporte normale me grupet kryesore në Shkodër, por në atë periudhë, ishte parë disi më afër familjes Lici. Në dosjen “Metamorfoza”, u zbuluan disa transkripte mjaft të dyshimta mes Pëllumb Gjokës dhe Behar Bajrit, nga të cilat u kuptuan ndarjet e reja mes grupeve. “Pëllumbi i tregon që ‘Bardhoku është elektron i lirë dhe ai i kryen takimet, mendoje. Behari shprehet që po, për atë kam qejf,…

Lexo më shumë

Në videot e fiksuara pak çaste pas ngjarjes, në këmbë shihet dhe një djalë, që ecën duke çaluar. Në fytyrë ka dëmtime në faqe dhe i ka duart me gjak. Dukshëm në gjendje shoku. I riu ka një ngjashmëri të madhe me Ibrahim Licin. Njeriu kryesor i fisit Lici dyshohet se ka qenë personi i tretë në makinë dhe shënjestra e atentatit ka qenë pikërisht ai. ‘Të krijohet ideja e përshtypja që një atenatat i tillë nuk mund bëhet ndaj personazheve që i ke pasur në Shkodër edhe ditë të tjera, por bëhet ndaj personazhit kryesor që ti ke kundërshtar’…

Lexo më shumë

Më 19 dhjetor të këtij viti, Gjykata Kushtetuese do të përcaktojë përfundimisht nëse aktet e përftuara nga aplikacioni “SKY ECC” për llogari të hetimeve nga SPAK, duhen konsideruar të ligjshme ose jo. Teksa gjykatat e tjera me radhë kanë rrëzuar pretendimet e personave nën hetim apo të pandehur, për pavlefshmërinë dhe papërdorshmërinë e tyre, biznesmeni strategjik Pëllumb Gjoka e dërgoi çështjen në Kushtetuese. Seanca mbahet më 19 dhjetor në orën 10:00 në Dhomë Këshillimi. Materialet e ardhura nga Franca e Belgjika me qindra fashikuj në përmbajtje të të cilave ka komunikime të grupeve kriminale, janë përdorur nga SPAK për të kryer një…

Lexo më shumë

Përveç pushtimit dhe kthimit në resort pa leje të Kalasë së Lëkurësit në Sarandë; parcelave të kanabisit, trafikut të kokainës; gjobëvenieve ndaj bizneseve dhe pastrimit të parave me blerje pasuri e ndërtime, krye trafikanti Andrea Çaushi alias Renato Çaushi, i është futur dhe tenderëve. Në datën 4 nëntor 2024, Shoqëria Ujësjellës- Kanalizime e Vlorës, njoftoi në Buletinin e Prokurimeve Publike, se ka zhvilluar procedurën e tenderimit, me objekt “Blerje matësa uji”, në vlerë kontrate 260 milionë lekë me TVSH. Nga 5 kompani pjesëmarrëse, drejtoria e ujësjellësit shpalli fituese kompaninë “AZ TRADING Sh.p.k”, megjithëse kishte ofertë 30 milionë lekë më të…

Lexo më shumë

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq me akuzën për “shpërdorim detyre”, ish-Presidentin e Urdhrit të Stomatologut Nikoll Deda. Sipas njoftimi zyrtar, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin Nikoll Deda i akuzuar për krimin ‘Shpërdorim detyre’ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Hetimet e zhvilluara në kuadër të procedimit penal nr.1630 të vitit 2024, provuan se shtetasi në fjalë në në cilësinë e Presidentit të Urdhrit të Stomatologëve lejoi punësimin e njërëzve pa kriter, familjarë të tij, me qëllim manipulimin e vendimmarrjeve të Këshillit…

Lexo më shumë

Dyshohet se pas aksionit të bujshëm anti-botox fshihen Merita Sheqi me Rejsi Farma dhe vëllai i saj Dy administratorë të dy qendrave estetike në Tiranë dhe një furnitor i botoksit në Shqipëri u arrestuan pak javë më parë gjatë operacionit të koduar “Botulinum toxin” që u ndërmorrë nga Policia e Shtetit. Në pranga përfunduan “furnitori” Mildon Kumaraku dhe administratoret e 2 klinikave estetike private, Xhuljana Mahmuti dhe Deisa Shehaj. Ndërsa u shpall në kërkim edhe Skerdi Faria, administratori i klinikës “Keit”. Aksioni u shtri në qendrat estetike por dhe biznese të ndryshme në të cilat kryheshin procedurat e injektimit të botoksit. Në…

Lexo më shumë

Donald Trump ka folur pas fitores së zgjedhjeve, në selinë e fushatës së tij. Ai tha se kjo ka qenë lëvizja politike “më e jashtëzakonshme e parë ndonjëherë” dhe se Amerika ka nevojë të shërohet. “Do ta ndihmojmë vendin tonë të shërohet, do të rregullojmë kufijtë dhe gjithçka. Kemi bërë histori për një arsye”, tha ai. Trump do të jetë Presidenti i 47-të i SHBA-ve dhe rikthehet në këtë detyrë, pas katër vitesh, pasi humbi zgjedhjet ndaj Joe Biden.  Rivalja e tij, Kamala Harris, ende nuk është prononcuar. Ajo ka humbuar shtetet kyçe, në një disfatë dramatike. 

Lexo më shumë

Policia ka arrestuar Anxhelo Llanaj, djalin e ndërtuesit të njohur Sino Llanaj. 21-vjeçari akuzohet për armëmbajtje pa leje. Finalizohet operacioni policor i koduar “Around”, nga Seksioni për Operacionet Speciale në DVP Tiranë. Kapet dhe arrestohet një shtetas i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje. Shërbimet e Seksionit për Operacionet Speciale në DVP Tiranë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar…

Lexo më shumë