Në 5 janar 2024, akti normativ për trajtimin e ujerave të ndotura që më pas shkarkoheshin në ujëra larës hyri në fuqi me publikimin e tij në fletoren zyrtare. Rreth 9000 subjekte kishin detyrimin që të pajiseshin me impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura, por problemet nuk kanë munguar. Cilësia e ujërave larës në Shqipëri, është shndërruar në një problem që ka marrë një vëmendje të vëçantë, si rrjedhojë e shndërritmit të sektorit të turizmit, në një sektor prioritar në vend. Në vitin 2022, ku monitorimit të cilësisë së ujit ju nënshtruan 119 pika, nga të cilat 113 në…
Author: admin
Në Portin e Limionit në Sarandë kanë nisur punimet për ndërtimin e një marine detare private, megjithëse e gjitha baza detare që është dhënë me koncesion konsorciumit “Marina Bay Saranda” është vendosur nën sekuestro nga Gjykata e Posaçme, në vijim të hetimeve që po kryen SPAK-u për “shpërdorim detyre” nga zyrtarët e lartë të Forcave të Armatosura. Ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari, ka publikuar në rrjete sociale disa foto, në të cilat dallohen mjete të rënda që po mbushin territorin me zhavorr dhe inerte. Meçollari shkruan gjithashtu se Policia e Sarandës ka referuar në Prokurorinë e qytetit materiale për…
News24 zbulon mesazhet se si njerëz të krimit të organizuar ndikuan që emri i Jurgis Çyrbjas, të renditej në listën e sigurt për deputet i Partisë Socialiste për Qarkun e Durresit, në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Edmond Koçi i njohur si Mond Çekiçi, i ekzekutuar pranverën e 2021 dhe Altin Hajrin, i shumëkërkuar nga drejtësia, u kërkuan zyrtarëve të PS që Jurgis Çyrbja të ishte i treti në listën e deputetëve. Përmbajtja e disa prej mesazheve: Edmond Çekiçi: “Tashi sa e mbylla muhabetin tënd. Kam 3 orë me atë. Ia kërkova personalisht. E du unë ketë gjë i thashë.…
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka thyer sërish heshtjen nga qelia e burgut. Në një intervistë për Tch, ai thotë se në qeli ka vijuar të stërvitet, por nuk ka kërkuar palestër, siç është përfolur në media. Teksa u pyet për faktin se si i kalon ditët në qeli, Meta tha; “Normal që gazetarja e Dumanit do të vazhdojë të shpërndajë shpifje për jetën time edhe në burgun e Narkoregjimit. Unë vetëm kam pyetur a ka palestër dhe asgjë më shumë. Unë vazhdoj të ushtrohem çdo ditë duke shpikur ushtrime sipas rrethanave. Jemi në maratonë dhe nga këtu…
Në seancën në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi është përplasur me ministrin e brendshëm Ervin Hoxha. Ministri Hoxha u shpreh se policia bëri detyrën dhe nuk ka hyrë në Kuvend. “Turma që drejtohet nga ty po sillet drejt institucioneve Kushtetuese. Policia mbrojti Kuvendin.”, tha ai. Ndërsa Bardhi iu përgjigj ” Së pari, turmë je ti dhe çeta e hajdutëve që të rrethon ty duke përfshirë dhe tët vëlla që do të marrë në qafë veten dhe Belinda Ballukun, bashkë me të, Do ta mësosh shumë shpejt pse po ta them këtë. Është një hajdut atje…
Një 48-vjeçar Alban Muço u arrestua pasi hiqej si prokuror i SPAK për të zhvatur para. Ai akuzohet për “Mashtrim” dhe “Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore”. Alban Muço u paraqit në zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në qytetin e Beratit duke pretenduar se ishte prokuror në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe premtonte të ndërhynte në zgjidhjen e çështjeve apo problematikave kundrejt parave.
Vrasja e Hamza Licit, vëllait të vogël të Ibrahim Licit, ishte projektuar nga Astmer Bilali dhe Behar Bajri, qysh në muajin Gusht 2020, ku teksa dy personazhet e botës së krimit flasin në aplikacionin “Sky”, Bilali i thotë Bajrit se: “…ka mundësi me ma nxjerr dikush Hamzan. Kam fol mramë me dikën dhe ma premtoj se ma nxjerr. Po shohim ishalla…”. Ndërsa Behar Bajri ia kthen shkurtimisht Bilalit: “…aaa praaaa…”. Por sërish Bilali i kërkon Behar Bajrit, që të sigurojë informacion të saktë për (Braçen), Ibrahim Licin dhe Dorian Dulin, me qëllim kapjen e tyre dhe vrasjen. Nga ana tjetër, Behari e…
Pas 4 vitesh përpjekje gjyqësore me arbitrazhet ndërkombëtare në SHBA e Europë, qeveria shqiptare nuk ka mundur dot ta bllokojë e anulojë gjobën 130 milionë Euro në favor të Francesko Bechettit, të cilit, me urdhër të kryeministrit Edi Rama iu mbyll e iu sekuestrua televizioni ‘AGON’. Me vendim të datës 17 tetor 2024, Gjykata e Sekuestrimeve në Bruksel, vendosi që “Eurocontrol”, të bllkojë të ardhurat e “Albcontrol” në vlerën 130 milionë Euro dhe t’ia kalojë shtetasit Francesco Bechetti, i cili ka fituar gjyqin në arbitrazh kundër qeverisë shqiptare. Përballë këtij vendimi sekuestro të formës së prerë, qeveria shqiptare është detyruar…
Dy personat e arrestuar në Shqipëri gjatë një hetimi të përbashkët mes prokurorisë së Firences (Itali) dhe prokurorisë së Posaçme (SPAK) në Shqipëri, janë Juljan Kollçaku nga Kavajë dhe Maksim Ndoci nga Puka. Pritet që ndaj dy personave Juljan Kollçaku nga Kavajë dhe Maksim Ndoci nga Puka, të nisin procedurat për ekstradimin e tyre në Itali. Dy të ndaluarit janë pjesë integrale e një grupi kriminal që ka vepruar në Itali, të cilët në bashkëpunim me shtetas, Shqiptarë, Italianë dhe persona me kombësi tjetër, kanë trafikuar dhe tregtuar nga vendet e Amerikës Latinë, Kokainë, Hashash dhe heroinë. Në total janë arrestuar 25 veta, ku 23 janë…
Fitorja e Donald Trump si President i 47 i SHBA konsiderohet historike e rëndësishme. Kjo edhe për shkak të diferencës së thellë të votave elektorale që mori karshi rivales së tij Kamala Harris. Emisioni “Opinion” është zhvendosur në SHBA ku ndoqi nga afër procesin e votimit dhe reagimet pas daljes së rezultateve. Për t’ju përgjigjur pyetjes se çfarë personazhi është Donald Trump, strategjistri Dritan Nesho e ka treguar përmes një historie. Ai ka rrëfyer se si Donald Trump negocioi me talebanët tërheqjen nga Afganistani të ushtrisë amerikane. Dhe sipas tij, këtë e bëri përmes një kërcënimi të hapur në një…