Koha e listave në dyqane, duket se do jetojë gjatë në ekonominë shqiptare. Një në pesë familje në vend që ka borxh për të shlyer, e ka atë në formën e mallit të papaguar, pra ka blerë produktin por nuk ka paguar faturën. Vrojtimi i fundit i Bankës së Shqipërisë mbi gjendjen financiare të familjeve tregon se 24% e familjeve të intervistuara kanë pohuar se kanë një borxh për të paguar, ku 41% e tyre thonë se e kanë në formën e kredisë, overdraft ose karta krediti, 38% e kanë marrë borxhin cash tek të afërmit e tyre dhe 20%…
Author: admin
Organizata e minoritarëve grekë në Shqipëri “Omonia” ka reaguar ndaj lajmit për shpalljen e një prone në bregdetin e Lukovës si investim strategjik për ndërtimin e hoteleve dhe vilave luksoze nga Turjan Hysko dhe Hekuran Brahimaj. Në një deklaratë në rrjetet sociale, Omonia thotë se ky është plani mafioz i kryeministrit Edi Rama për të grabitur pronat e bregdetit dhe për t’ia dhënë ato oligarkëve të tij. Omonia i bën thirrje banorëve të ngrihen kundër këtj vendimi. Reagimi i plotë: KOMITETI I INVESTIMEVE STRATEGJIKE V E N D I M NR. 9 , DATË 23/07/2024 PËR MIRATIMIN E STATUSIT “INVESTIM/INVESTITOR…
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit është shndërruar praktikisht në një monopol privat, teksa thuajse të gjithë tenderat e saj shkojnë në vetëm një dorë. Bëhet fjalë për miliarda lekë, në një treg ku nuk ka më garë. Dy muaj më parë AKSHI shpalli fituesin e tenderit 5 milionë euro për përmirësimin e infrastrukturës së çelësave publikë. Edhe këtë herë nuk pati asnjë surprizë. Fitues i tenderit u shpall sërish kompania Soft & Solution e biznesmenit Ermal Beqiri. Tashmë procedurat prokuruese në AKSHI duken thjesht një formalitet, pasi rezultati i tyre është gjithmonë i njëjtë. Fituese është ose kompania Soft&…
Moti i keq vazhdon të godasë Sicilinë me shira të rrëmbyeshëm të cilët kanë shkaktuar përmbytje në shumë qytete dhe qendra të banuara. Gjithashtu në orët e fundit përmbytjet masive kanë shndërruar rrugët në lumenj të vërtetë. Po ashtu mbi 80 operacione vijojnë për tu ardhur në ndihmë komuniteteve të goditura nga shiu dhe përmbytjet. Mediat italiane shkruajnë se qindra mjete e biznese raportohen të dëmtuara ndërsa operacionet vijojnë deri në momentin që do të ketë sinjale për përmirësimin e motit. Imazhet e kapura në qytet tregojnë makina të prishura në rrugë, të shndërruara në rrugë ujore dhe punonjës të urgjencës në veprim për të…
Kemi humbur një gjeni. Ai e ka pak atë post drejtori që mban. Duhet të jetë më lart për të kapur majat, e pasi të kapë majat të tentojë pafundësinë në horizonte të reja. Ka vizion, profesionalizmi i tij është i një niveli aq të lartë sa edhe jetëshkrimin personal e ka bërë me një ‘modesti të theksuar’. çfarë thotë për veten ai? “Menjëherë pas kryerjes së studimeve të larta, filloi karrierën e tij si Drejtues Teknik pranë kompanisë Gjeodrill sh.p.k. Me një pasion të theksuar për fushën ku punonte, ai demonstroi një vizion të qartë për të ndikuar pozitivisht…
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u bë objekt i një serie akuzash dhe replikash të ashpra gjatë seancës plenare të sotme, ku Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, ngriti akuza të forta ndaj saj dhe Erion Veliajt. Bardhi teksa replikoi me deputetin Toni gogu, tha se dy figura të njohura të mazhorancës kanë paguar vrasës me pagesë për të eliminuar njëri-tjetrin, duke i akuzuar ata për korrupsion dhe veprime të paligjshme. Ai u shpreh se PD ka zgjedhur të bëjë luftën ndaj korrupsionit në publik, ndërsa mazhoranca, sipas tij, fshihet pas shfaqjeve publike dhe foto-shooting-ve, duke u shprehur ndryshe për…
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka prezantuar 12 drejtorët e Drejtorive Vendore të Policisë. Drejtues i qarkut Tiranë është zgjedhur Elton Alushi, ndërsa Vilson Bala është emëruar në Durrës. Në Shkodër ku situata me krimin mbetet e nxehtë është zgjedhur në krye të Policisë Fatmir Lleshaj. “Sot përmbyllet një tjetër fazë bazuar në reformën më të re për emërimin e drejtuesve të policisë në qarqe. Kemi 12 drejtues të rinj të dalë nga ponkursi ku morën pjesë 43 konkurrentë”.-tha ministri në nisje të fjalës së tij. Ai ka dhënë porositë për ta, duke vënë theksin tek atentati me katër viktima në Dobraç…
Gjykata e Lezhës la të lirë kryetarin e Njësisë Administrative Fushë-Kuqe në Kurbin Kristo (Fred) Martinaj. Ai u njoh këtë të enjte me masën e sigurisë dhe gjyqtarja Edlira Çota pranoi kërkesën e prokurorit Francesk Ganaj, duke vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe bllokim të pasaportës për 55-vjeçarin. Ai u arrestua dy ditë më parë pasi dyshohet se kishte porositur shtetas të ndryshëm për të hedhur inerte në lagunë në afërsi të lokalit të tij në Patok. Ndaj tij u ngrit akuza pushtimi i tokës dhe shpërdorim detyre.
Emri i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, duket se është më i preferuari për mashtruesit me qëllim përvetësimin e shumave të ndryshme të parave nga biznesmenët. Rasti më i fundit u regjistrua në muajin shtator, ku u arrestua 26-vjeçari Shkëlqim Saraçi dhe u shpall në kërkim organizatori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi L. D., 24 vjeç. Burime për “Ora News” bëjnë me dije se në shënjestër të mashtruesve në këtë rast për të rënë në “grackë” ka qenë biznesmeni në fushën e ndërtimit, Shkëlqim Beshiri. Ngjarja ka ndodhur më 24 shtator të këtij viti, ku biznesmenit i…
Deputeti i PD, Lefter Gështenja i cili ishte i pranishëm në seancën e sotme është dërguar me ugjencë në spital. Mësohet se ai ka shfaqur probleme me hernien. Gështenja ka qenë i shoqëruar nga dy tre kolegë për tek autoambulanca. Menjëherë në ambientet e Kuvendit ka mbërritur ambulanca, e cila ka transportuar deputetin Gështenja për në Urgjencë.