Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure ku dy persona janë vrarë me armë zjarri brenda ambienteve të një lokali në Klinë të Kosovës. Njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri është dërguar me urgjencë në spitalin e Pejës, por nuk ku arritur dot t’u mbijetojë plagëve të marra duke ndërruar jetë edhe ai. Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Rreth orës 17:15 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para…
Author: admin
Një qytetar ka ngritur një shqetësim publik ndaj kompanisë “One Albania” dhe veprimeve të stafit në një pikë shërbimi në qytetin e Elbasanit, duke denoncuar abuzime dhe mungesë transparence. Ai rrëfen se prej disa kohësh është përballur me problematika të vazhdueshme për shkak të tarifave të pasakta që i janë vendosur nënës së tij të moshuar, e cila ka paguar shuma të ndryshme për oferta që më pas nuk janë aktivizuar siç duhet. Sipas denoncimit të tij, në disa raste, nëna ka paguar 1500 lekë të reja për një ofertë, ndërsa në realitet i është aktivizuar një ofertë prej vetëm…
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burg për Princ Lekën dhe kërkon nga Gjykata e Tiranës konvertimin e dënimit në shërbim prove. 1 vit burg kërkoi prokurori Dritan Nushi për Gjergj Zaharinë, babanë e Elia Zaharia, ndërsa për këtë të fundit 6 muaj burg, që të konvertohen në shërbim prove. Të tre personat te cilët akuzohen për “dhunë në familje”, u gjykuan me procedurën e gjykimit të shkurtuar, ndërkaq seanca e radhës për shpalljen e vendimit u caktua në datë 13 dhjetor. Vendimi do jepet nga gjyqtarja Migena Laska. Në seancën e sotme kanë qenë të…
Anduel Tahiraj, deputet i Partisë Socialiste, u denoncua në SPAK nga Partia Demokratike, për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë dhe fshehje të të ardhurave, ushtrim të aktivitetit tregtar të paregjistruar, si dhe shpërdorim detyre. Në një deklaratë për mediat, Klevis Balliu, Koordinator Rajonal i PD për Tiranën, tha se kur sheh listën e larmishme me shkelje, profili shoqëror që të vjen në mendje nuk është i një deputeti, por i një kundravajtësi recidivist. “Rama kështu i preferon deputetët, sa më antiligjorë, sa më kriminelë duke filluar nga tipologjia Tahiraj e deri te tipat si Çyrbja.Nëpërmjet deputetëve të opozitës…
Ish-deputeti Halit Valteri, personi që bëri kallëzimin në SPAK ndaj Ilir Metës për çështjen e lobingjeve ngriti akuza të rënda ndaj kreut të Partisë së Lirisë. Në një intervistë për ‘A2 CNN’, ai u shpreh se ish-presidenti mund të hakmerret nga brenda burgut kundër personave që e çuan pas hekurave. Madje, Valteri theksoi se tërthorazi edhe ai është kërcënuar. “Ilir Meta është prapa hekurave. Nuk është kërcënim për disa njerëz jashtë, por frikën e ka. Milionat që përdor Ilir Meta, që i ka nëpër biznese dhe i përdor me grupet kriminale brenda burgjeve, do të marrë hak për njerëz që…
Drejtoria e Shkollës 9-vjeçare “Sotir Gurra” në Korçë ka pezulluar nga detyra mësuesin Bledar Duro. Vendimi erdhi pasi denoncimit në polici ndaj mësuesit nga dy nxënëse për ngacmim seksual. Ndërsa mësohet se nga Drejtoria Arsimore do të zbatohet në vijim një plan masash shtesë për sigurinë e nxënëseve nëpër shkollat e qarkut. Ndërkohë burimet nga grupi hetimor kanë bërë me dije se SMS-të që u janë dërguar vajzave kishin përmbajtje të rënda, të cilësuara si skandaloze. Mesazhi që ka komprementuar mësuesin është ai që i ka dërguar 14-vjeçares me tekstin: “Si ndihesh, a je eksituar”. Ky mesazh duket se është…
Mehmet Kadrija, një ish-punonjës i SHISH deri në verën e vitit 2023, ka ndërruar jetë papritur nga shkaqe të panjohura në moshën 59 vjeç. Nuk është e qartë nëse ai ka vdekur brenda apo jashtë ambienteve të institucionit sekret, por ajo që dihet me siguri është se Mehmeti ishte kthyer në armik të Micro Credit Albania. Kadrija kishte dërguar letra, përpara se të ndërronte jetë “papritur”, të cilat tregojnë se agjenti i Shërbimit Informativ të Shtetit përndiqej nga banda mashtruese e mikrokredive. Përmbaruesit dhe drejtuesit e tyre, u zbuluan vetëm pak muaj më parë kur Prokuroria e Tiranës nxori urdhërarrestet, por…
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, mbërriti sërish të mërkurën në kryesinë e Kuvendit, ku është thërritur të dëshmojë në Komisionin Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi. Njëlloj si një ditë më parë, Beqaj u shoqërua nga oficerët e policisë, teksa një xhup mbulonte duart me pranga. Në këtë komision, opozita ka kërkuar me ngulm që kryeministri Rama dhe Vilma Nushi si dy të përshirë në aferë, të vijnë të dëshmojnë në komision. ‘I mbetemi kërkesës që Edi Rama të paraqitet në komision. Kemi firmën e Ramës në VKM që ka kërkuar para se të nisnin procedurat e koncensioneve që përcakton qartë…
“One Albania” po ua “nxin jetën” shqiptarëve të cilët paguajnë por nuk marrin asnjë lloj shërbimi nga kjo kompani telekomunikacioni e cila përfshihet nga skandali në skandal.Së fundmi bie faqja online e “One Albania” e cila është një kompani që reklamon shërbim të sigurt për klientët por në realitet nuk janë të aftë për të mbajtur as faqen e tyre online. Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një sulm kibernetik apo host të papaguar, por ajo që është e sigurt është fakti që mijëra abonentë të kësaj kompanie telefonike nuk marrin dot shërbimin e nevojshëm. Për këtë ngjarje gjithashtu…
Drejtori Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli është marrë këtë të martë për rreth dy orë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Gazetari Xhevahir Zhabina tha në MCN Tv se duke pasur parasysh që ka qenë i pashoqëruar, do të thotë që është marrë në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni për hetime të nisura nga Prokuroria e Posaçme ndaj tij, vartësve apo institucionit që ai drejton. Zhabina tha se SPAK ka nisur një hetim kryesisht për një tender 500 mijë euro për krijimin e një menuje për projektin e 100 fshatrave…