Një operacion i madh antidrogë po zhvillohet në Tiranë dhe zona të tjera. Mësohet se kontrolle ushtrohen edhe në zonën e Kodrës së Diellit, për të goditur fenomenin e shpërndarjes së drogës, kryesisht kokainë. Raportohet se ka dyshime për një laborator droge te Kodra e Diellit si dhe në Qerrek të Niklës. Disa agjenci ligjzbatuese marrin pjesë në aksion, teksa kontrollet i drejton Operacionalja në Policinë e Shtetit. Në krye të operacionit mësohet se qëndrojnë SPAK dhe autoritetet ligjzbatuese nga Spanja, për llogari të të cilëve po kryhet ky aksion. Prokurori qe ka hetuar rastin është zv/drejtuesi i SPAK, Adnand…
Author: admin
Nga Andi Bushati Deputetët socialistë në komisionin hetimor për koncesionet në shëndetësi dëshmuan një qëndrësë të hekurt, për të mos lejuar marrjen në pyetje të kryeministrit Edi Rama, lidhur me PPP-të që i kanë kushtuar buxhetit të shtetit afro gjysëm miliardi Euro. Ndonëse opozitarët këmbëngulën se të drejtën për të thirrur këdo që iu dukej e arsyeshme e kishin fituar prej Gjykatës Kushtetuese, prtetendimet e tyre ranë në vesh të shurdhër. Argumentat kundërshtues qenë nga më banalët deri tek më qesharakët. Dikush thoshte se koha e komisionit skadonte këtë të enjte, e për këtë arsye nuk mund të kishte dëshmi…
Një aksion antidrogë po zhvillohet këtë mbrëmje në Tiranë. Aksioni po zhvillohet te Kodra e Diellit 2. Mësohet se Operacionalja ka rrethuar zonën. Aksioni lidhet me eksponentë të krimit, që dyshohet se shpërndajnë kokainë. Ndërkohë kanë dalë edhe pamjet e mësymjes së policisë tek Kodra e Diellit. Dyshohet se të ndaluarit kanë bashkëpunuar edhe me grupe të huaja kriminale. Në këtë aksion, i kanë ardhur në ndihmë policisë shqiptare edhe organe ligj-zbatuese ndërkombëtare. vijim……
Në emisione investigative të ndryshme është trajtuar çështja e guroreve, që është kthyer në një problem për banorët e zonave ku këto biznese fitimprurëse ushtrojnë aktivitetin. Problemi nis jo thjesht në shkatërrimin e burimeve natyrore, por këto gurore dëmtojnë tokat bujqësore, dëmtojnë banesat, sikundër rrezikojnë jetët e banorëve. Por cilët janë pronarët e guroreve që duket se kontrollojnë jo pak hapësirë në Krujë, dhe pavarësisht protestave të banorëve vijojnë aktivitetin. Emisionet investiguese kanë zbuluar pronarët, që rezultojnë që janë të njëjtët që përfitojnë miliona para publike përmes tenderave. Kruja është qyteti i dytë në Shqipëri me numrin më të madh të…
Avokati Romeo Kara thotë se pavarësisht tentativave, Ilir Meta nuk mund të dalë nga burgu. I ftuar në emisioni “Tirana Live”, ai deklaroi se arrestimi i tij është i mangët. Sipas avokatit, përveç Metës, duhet të hetohen edhe ata që ai tha se i përkasin bandës së kreut të Partisë së Lirisë. “Nuk mund t’i nxjerrë asnjë avokat nga aty. Çfarë ta bën vetja s’ta bën kurrkush. Këta ia kanë bërë vetes por edhe ne. Këta jo vetëm që janë të këqijtë e vetes së tyre, por do të bëhen të këqijtë e bandës së tyre. Janë armiq publik. Një…
Deputeti socialist Plarent Ndreca ka dalë nga SPAK pas rreth katër orësh seancë marrje në pyetje. Ndreca akuzohet për shkelje barazisë në tendera lidhur me procedurat për rikonstruksionin e 4 komisariateve në vend, në kohën kur ai ishte sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme. “Dhashë deklarime në SPAK në vijim të hetimeve të nisura nga ana e Prokurorisë. Ishte kërkesa ime për të dhënë deklarime. Isha në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime. Jam njohur me akuzën. Qëndrime rreth akuzës do të jap në një moment tjetër”, tha ai para gazetarëve. Deputeti i Partisë Socialiste u mor…
Kreu i Grupit Parlamentar të PD ka ripërsëritur edhe njëherë korrupsionin që ndodh në energjitikën shqiptarë, korrupsion i cili rëndon në xhepat e shqiptarëve. Në një postim në rrjetin social Facebook, Bardhi risjell në vëmendje çmimin e energjisë elektrike në Kosovë dhe në Shqipëri. “Ndërsa qyetarët e Kosovës paguajnë çmimin e energjisë 7.4 euro/100 kwh, qytetarët shqiptarë paguajnë 11.1 euro/100 kwh Kjo është pasojë direkte e mungesës së transparencës dhe abuzimeve në procesin e shitblerjes së energjisë dhe shmangies së detyrimit për të përdorur Bursën e Energjisë, që sjellin pasoja të rënda financiare për Buxhetin e Shtetit sepse energjinë e…
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me dëshminë e deputetit socialist Jurgis Çyrbja para prokurorëve të SPAK. Gazetarja Klodiana Lala raporton se Çyrbja ka pretenduar para prokurorëve se nuk ka patur në përdorim aplikacion Sky ECC ndërsa thotë se nuk kishte nevojë për ndihmën e Altin Hajrit për vota pasi gëzonte mbështetjen në zonë. Lidhur me dyshimet se ka informuar Klanin Farruku ai ka deklaruar se Kreshnik Farruku Budlla nuk ndodhej fare në Shqipëri për periudhën që ai dyshohet dhe akuzohet nga SPAK.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka kritikuar punën e Komisionerit të Prokurimit Publik, teksa tha se po lejon krimin e skemave të ngjashme me ‘5D’ të Bashkisë Tiranë, në bashkitë e tjera të vendit. Bardhi gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve u ndal tek Bashkia e Tropojës, duke thënë se Rexh Byberaj i ka dhënë rreth 5 milion euro tendera kushëririt të tij, ndërsa apeloi që SPAK të veprojë. “Kryetari i Bashkisë Tropojë i jep tenderat djalit të xhaxhait. Janë dy kompani në emër të kushëririt të tij dhe vetëm në 3 vite i ka dhënë më…
Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për mbarëvajtjen e dy sfidave të Shqipërisë në Ligën e Kombeve, me Çekinë më 16 Nëntor dhe Ukrainën më 19 Nëntor, që do të zhvillohen në stadiumin Air Albania. Gjatë datës ditës së nesërme, 16 nëntor, nga ora 15:00 deri në përfundim të ndeshjes, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit. Rrugët që do të jenë të bllokuara: * Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 20 m mbi urën e Dajtit;* Rruga “Papa Gjon Pali…