Policia ka arrestuar dy shtetas pasi shfrytëzonin për prostitucion 5 shtetase të huaja të cilat i kishin sjellë në Shqipëri. Gjatë operacionit ‘Red Light 3’ u ndaluan A.W., 45 vjeçe dhe Zh.Y., 30 vjeçe. Sakaq ka nisur hetimi për shtetaset kineze që shfrytëzoheshin për prostitucion si dhe për një 62 vjeçar G.L., banues në Tiranë. Nga hetimet e policisë rezultoi se dy shtetasit e arrestuar i sillnin 5 kinezet në Tiranë duke i premtuar vend pune si masazhuese. ‘Gjatë operacionit u ndaluan shtetasit A. W., 45 vjeçe, Zh. Y., 30 vjeç, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur”, “Shfrytëzimi i prostitucionit”…
Author: admin
Kalimi i pasurise shteterore tek privatët permes qiradhënies, enfiteozës apo kontratave te tjera përfshirë ato me çmimi simbolik 1 euro do t’i nënshtrohet praktikave të rishikuara. Një vendim i fundit i qeverisë ka ndryshuar vendimin e vitit 2014 që ka në objekt pikërisht këtë procedure duke bere disa rishikime qe nisin nga investimet strategjike e deri tek rastet kur në pasurine shtetërore që i kalon privatit ka ndërtime që kufizojnë zhvillimin. Konkretisht sa i takon investimeve strategjike vendimi ka shtuar nje pike te re ne pjesën e parë të tij ku pas shkronjës “g” shtohet ajo “gj”. Konkretisht pika 5…
Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Muriqan, pasi tentoi të kalonte drejt vendit tonë 680 mijë euro të padeklaruar. Mësohet se të ardhurat e të arrestuarit Lefter Nela, buronin nga krimi. Raportohet se Nelaj u kap në hyrje të Shqipërisë, teksa po përpiqej të fuste në mënyrë ilegale paratë, të fshehura në dy hapësira të modifikuara të dyerve të pasme të automjetit që ai drejtonte. Gjatë kontrollit, u sekuestruan 680,595 euro, automjeti tip “Benz” dhe dy celularë. Sakaq, hetimet vijojnë për të zbardhur burimin e parave dhe për të marrë masa të mëtejshme ndaj të arrestuarit. “Si…
GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim dosjen ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro. Ish-kryebashkiaku socialist ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe nëse dënohet nga GJKKO i ulet me 1//3-ën. Për ish-kryebashkiakun, SPAK mbylli hetimet në datë 22 shtator dhe bëri kërkesë në Gjykatën e Posaçme për kalimin e dosjes për gjykim, kërkesë që u pranua ditën e sotme. Jorgo Goro akuzohet për “Shpërdorim detyre”, kryer 2 herë, dhe “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka…
Me listë me vete gazetari Ferdinand Dervishi në studion e emisionit “Opinion” renditi shumat marramendëse që janë ofruar për të vrarë “kokat” e grupeve kriminale në Shqipëri. Ai pohoi se këto shifra të nxjerra janë vërtetuara nga përgjimet e nxjerra nga EncroChat. ‘Dritan Vila me 20 mijë lekë të reja. Dritan Zhuka në 2001 ky që ka vrarë Ilir Ngresin ka bërë një pagesë prej 25 mijë dollarë për të vrarë Aglin Goxhaj atë që vrau “presidentin e Tomorit” dhe nuk e ka bërë, dhe për këtë hëngri kokën. Në vitin 2005 Endrit Dokle paguan 150 mijë Euro për të…
Gazetari Sokol Bregu, duke komentuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCn Tv, zhvillimet e dosjes “Toyota Yaris” u shpreh se ndryshe nga shumë dosje që jepen në media dhe bëhen publike, kjo mbahet sekret, sepse aty përfshihen edhe prokurorë të SPAK-ut. Sokol Bregu: Ndryshe nga dosjet që jepen në media, kjo dosje është shumë e vështirë. Një prokuror rrethi nëse ka patur SKY ECC si ai i Vlorës, dhe çdokush do të kërkojë të ndikojë te prokurori i rrethit Vlorë. Jo vetëm për çështjen për të cilën ka shkuar në burg, por edhe për të tjera, ku ka emra…
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar se arma me të cilën u krye vrasja kushton 1700 euro në dyqan, kurse në treg të zi shkon deri në 5 mijë euro. I ftuar në emisionin “360 Gradë”, në “AbcNews”, Karamuço ka theksuar se viktima ka qenë në lëvizje kur ka ndodhur goditja dhe krimineli ka qene goxha profesionist. “Kjo arma kushton 1700 euro, e shitur në dyqan. Në treg të zi shkon 3, 4, 5 mijë euro. Janë plumba thjesht çelik, që dalin dhe godasin deri në 60-70 metra. Për ta bërë natën këtë, i ndjeri ka qenë në një…
Videoja e publikuar pas masakrës së Shkodrës ka hedhur dyshimet se në makinën që u bë atentat mund të ketë qenë edhe i shumëkërkuari Ibrahim Lici. Drejtori i Krimeve të Rënda, Ervin Hodaj, u shpreh se Lici rezulton me kartelë shumë të kuqe nga policia shqiptare. Ai theksoi se në vitin 2023 Ibrahim Lici u kap falë punës së policisë tonë. Po ashtu shtoi në emisionin “Opinion” se autoritetet sërish do ta kapin. “Ibrahim Lici u kap nga policia shqiptare dhe dua ta theksoj këtë. U kap nga 2023 falë punës së Drejtorisë Vendore të Policisë së Shkodrës, informacioneve që…
Shkruar nga Sokol Pepushaj Si e dështuan me sukses Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë, Albana e PD-së dhe Plarenti i PS-së… Albana Vokshi po drejton dhe po e dështon Komisionin Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë. I është përveshur me lopatë në dorë gropës së thellë ku Edi Rama ka mbuluar me baltë ministrin Ilir Beqja, që ka abuzuar me koncensionin e sterilizimeve, check-up-in dhe fondet e BE-së, disa qindra milionë euro, të cilat nuk i zë thesi i mos përgjegjësive penale. Ngjan sikur në këtë hendek rreth Edi Ramës dhe ushtrisë së hajdutëve, Albana Vokshi të ketë ngritur një skarpat të lartë…
Ledri Vula ishte i ftuar sot në emisionin e ri të Arbana Osmanit, “Mirmbrëma yje”. Në një rrëfim të sinqertë, Ledri Vula foli për herë të parë për Sara Hoxhën dhe fëmijën e tyre, Poin. I vendosur në siklet nga pyetja e Arbanës, “kur je lidhur me Sarën keni programuar të bëni një fëmijë apo ka ardhur befas”, Ledri tha: “Ka ardhur befas, në atë moment që se kam pritur. Ka qenë pandemi. N’fakt se di asnjë por një ditë para se te vinte pandemia une dhe Sara jemi ndarë. Nje dite me heret me telefonon Sara, dhe më ka…