Author: admin

Vëllai i ish-deputetit të PS Rrahman Rraja, Flamur Rraja, është lënë i lirë një orë pas arrestimit të tij nga Policia, pas dhunimit brutal të një familje në Fushë-Krujë. Lajmin e bën të ditur kryedemokrati Sali Berisha i cili ka publikuar edhe mesazhin e një qytetari digjital. Sipas kryedemokratit, Flamur Rraja është liruar me urdhër direkt të kryeministrit Rama. Berisha ka dënuar aktin e rëndë kriminal, siç e cilëson ai lirimin e vëllait të ish deputetit socialist, duke shtuar se një veprim i tillë tregon bashkëpunimin direkt të krimit dhe Ramës.

Lexo më shumë

Partia Demokratike ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, pas raportimeve mediatike, të cilat publikuan të dhënat se ai ka fituar leje në Bashkinë e Tiranës për të ndërtuar një kompleks vilash në zonën e Liqenit të Farkës në Tiranë. Më konkretisht, në vitin 2021 Ulsi Manja bleu një sipërfaqe toke në këtë zonë prej 1 mijë metrash katrorë për vetëm 3 milion lekë, ndërsa tani synon ta transformojë atë në një pasuri me vlerë qindramijëra euro brenda një kompleksi vilash me pishina dhe mure rrethuese buzë liqenit të Farkës. Në një deklaratë nga selia blu, zëdhënësja e anti-korrupsionit…

Lexo më shumë

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dalë me një komunikatë për mediat, ku jep detajet në lidhje me zbulimit e një laboratori të përpunimit të kokainës fshatin Qerekë të Fushë Krujës, teksa sipas institucionit të drejtësisë janë identifikuar ambiente ndihmëse në Tiranë dhe Durrës. Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar në total 9 persona, 6 prej të cilëve shtetas shqiptarë dhe 3 shtetas të huaj nga vendet e Amerikës Latine, që ishin ekspert të ndarjes së lëndës narkotike kokainë. Kokaina vinte nga vendet e Amerikës Latine, e fshehur në lëkurë bagëtish të imëta dhe më pas përpunohej ku bëhej ndarja…

Lexo më shumë

Një ndër peronat e arrestuar nga operacioni i SPAK sot, është Kreshnik Farruku. Kreshnik Farruku (Budlla) është një emër i njohur në botën e krimit, i cili ka përdorur 10 emra për t’i shpëtuar drejtësisë, teksa njihet më shumë edhe si Kreshnik Farruku. Në maj të 2019-ës ai është arrestuar në Spanjë, së bashku me vëllanë e tij dhe një tjetër anëtar të fisit. Budlla u prangos në një hotel në Madrid pas disa muajsh hetime dhe ndjekje nga policia, pasi kërkohej në Spanjë dhe Itali për trafik kokaine dhe vjedhje të disa banesave, ndërsa është hetuar edhe për një…

Lexo më shumë

Policia arrestoi Flamur Rrajën, vëllain e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja. Flamur Rraja ishte në kërkim policor, ndërsa dyshohet se ka dhunuar Kujtim Cacën dhe pjesëtarë të familjes së tij. Shkak i përplasjes ishte një konflikt për pronat. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë kapën shtetasin në kërkim F. Rr., 55 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili pas konkludimit me prokurorin u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datë 24.10.2024, në afërsi të Rinasit,…

Lexo më shumë

Kokaina e cila përpunohej në kryeqytet dhe zona të tjera si Durrës dhe Qerekë të Niklës dyshohet se vinte nga Amerika Latine. 8 persona kanë rënë në pranga gjatë operacionit antidrogë në Tiranë, Qerekë dhe disa zona të tjera, ndërsa aksioni vijon ende. Burime për mediat bëjnë me dije se është konfirmuar se një banesë në Qerekë ishte përshtatur si vend që do përpunohej lënda narkotike kokainë, ku janë gjetur pajisje materiale që përpunojnë drogën. Ndërkohë, ende nuk dihet asnjë e dhënë për këtë operacion se sa është sasia e drogës së kapur kokainë dhe identiteti i personave të arrestuar.…

Lexo më shumë

Policia e Tiranës mbrëmjen e djeshme ka kryer eksperimentin hetimor të urdhëruar nga Prokuroria, duke bërë disa prova, për vrasjen e 52-vjeçarit Eduart Reci, atentat i ndodhur mbrëmjen e të mërkurës në mes të Tiranës, pranë Fakultetit të Histori Filologjisë. Eksperimenti është bërë me qëllim për të zbuluar vendin dhe pozicionin që autori ka përdorur në momentin kur ka qëlluar me një plumb në kokë biznesmenin e ndërtimit. Fillimisht grupi hetimor kishte dyshime se biznesmeni ishte qëlluar nga taraca e një ndërtese aty pranë, por pas kryerjes së eksperimentit hetimor, janë ngritur dyshime se autori ka qenë në një lartësi…

Lexo më shumë

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim biznesmenin Julian alias Lulzim Morina (i njohur ndryshe si Lul Morina) dhe kompaninë e tij “Xheluks Construksion” shpk, të cilët akuzohen për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”. Fillimisht biznesmeni Julian Morina u vu nën hetim për ndërtimin pa lejë të një pallati 9 katësh në zonën e “Liqenit të Thatë”. Më pas, më 20 shkurt të vitit 2023, komisariati nr. 1 i kryeqytetit ka referuar materialin në prokurori ndaj Morinës, për dyshimet se ka ndërtuar pa lejë dy kate shtesë në një objekt që ndodhet në “Rrugën e…

Lexo më shumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në zonën e quajtur “Ura e Gjoricës” në Dibër, ku një 60-vjeçar është përplasur për vdekje nga një automjet. Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i aksidentit, duke e lënë viktimën në rrugë. Pamjet tronditëse nga vendi i ngjarjes tregojnë momentin kur vajza e viktimës, mes lotësh dhe dhimbjeje, hap dyert e ambulancës dhe thërret: “O babi im!”. Policia dhe ambulanca mbërritën menjëherë në vendngjarje për të kryer veprimet e para hetimore. Ndërkohë, forcat e rendit janë vënë në ndjekje për të identifikuar dhe kapur autorin e aksidentit, i cili është ende në…

Lexo më shumë

Futbollistët e përfaqësues së Kosovës nuk kanë pranuar të zbresin më në fushë. Gjyqtari kryesor u ka bërë me dije të dyja skuadrave se duhet të zbresin në fushën e blertë për të vijuar minutat e mbetura, por vetëm rumunët zbritën. Arbitri danez, Krogh i ra tre herë bilbilit, por futbollistët e Kosovës nuk ishin në fushë. Në këtë mënyrë, ndeshja përfundon këtu me UEFA-n që pritet të dalë në vendimmarrje lidhur me rezultatin e ndeshjes në orët në vijim. Në minutën e 93-të të sfidës ndeshja u ndërpre për shkak të një ‘sherri’ mes Rrahmanit dhe një prej lojtarëve…

Lexo më shumë