Author: admin

Partia Socialiste mund të ndryshojë sërish drejtuesit e fushatës nëpër qarqe me afrimin e zgjedhjeve parlamentare të rradhës. Ministri i Ekonomisë dhe Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja nuk do të jetë me drejtues politik për qarkun e Dibrës, por do të zhvendoset ne kryeqytet, konkretisht në zonën e Kombinatit, ku ka shërbyer edhe më parë. Gonxhja publikoi foto në rrjete sociale nga një aktivitet partiak në njësinë Nr.6 të Tiranës siç njihet ndryshe si zona e Kombinatit, ku bëri me dije për angazhimin e ri politik. “Me kolegen Ogerta Manastirliu për angazhimin e ri politik në Tiranë, ku rrisim forcat…

Lexo më shumë

Rrebeshi i shirave dhe erërat gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm ka sjellë disa probleme në rrethin e Pukës. Reshjet kanë dëmtuar çatinë e spitalit të Pukës, çka ka bërë që pavioni i Patologjisë dhe Pediatrisë të dalin jashtë funksionit pas dëmtimit të çatisë. Në disa rrugë nacionale ka rrëshqitje inertesh dhe në akset rurale ka dëmtime të mëdha. Po kështu energjia elektrike në Pukë mungon që prej pasdites se një dite më parë.

Lexo më shumë

Ata që po merren për të gjetur vrasësit e Klaudio Prendit, i kanë të gjitha pistat në tavolinë. Duke nisur nga detyra e mëparshme e babait të tij Fran Prendi një gjyqtar i krimeve të rënda i dorëhequr nga sistemi. Deri tek konfliktet personale dhe lojërat e fatit. Një burim i tha Top Channel se ka dyshime ende të pakonfirmuara se Klaudio administronte një website llotosh dhe që kohët e fundit kishin fituar për gati tetë mijë euro lojë disa të rinj, të afërm të klanit Duka. Por kjo e dhënë është përftuar nga dëshmitarë të tërthortë dhe për këtë…

Lexo më shumë

Emisioni Fiks Fare ka sjell një skandal në sistemin arsimor, ku 14 mësues të dënuar për falsifikim dokumentash shkollore dhe shpërdorim detyre vazhdojnë të japin mësim. Njëra prej tyre është bërë edhe drejtoreshë shkolle, Elena Ullorja, e cila edhe pse e pezulluar vazhdon të shkojë në shkollë. Madje burri i saj biznesmen kërcënon gazetarët e Fiks Fare dhe juristen e ZVA Kavajë. Irma Xeka ish drejtoreshë e shkollës 9 -vjeçare “Qamil Xhani” në Kavajë ka bërë një kallëzim në Prokurorinë Durrësit , për ish-drejtorin e shkollës 9 vjeçare se në regjistrat e shkollës kishte nxënës fiktivë të cilët vlerësoheshin nga…

Lexo më shumë

Ndonëse ligjërisht Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka si mision mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe investitorëve, veprimtaria e Autoritetit, sidomos nën drejtimin e Mimoza Kaçit, tregon se prioritare janë interesat personale dhe aferat korruptive. Disa ditë më parë, Mimoza Kaçi u shfaq para ‘shqarthit të korrupsionit’ Eduart Shalsi në Komisionin e Ekonomisë, ku prezantoi një skemë të re zhvatje të qytetarëve shqiptarë, përmes rritjes së çmimit të siguracionit të makinave. Skema është përgatitur nga Mimoza Kaçi dhe ustallarët e kompanive të sigurimeve Shefqet Kastrati, Avni Ponari etj, për të ndarë bashkë miliona euro. “Do të ketë një gërshetim midis karakteristikave…

Lexo më shumë

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion vendosi sot sekuestrimin e disa prej pasurive të deputetes Monika Kryemadhi dhe nënës së saj, Fatime Kryemadhit. Sekuestrimi i dy vilave të deputetes dhe nënës së saj në zonën e Selitës në Tiranë u zbatua pas kërkesës së SPAK. Dy vilat në pronësi të deputetes janë me sipërfaqe të njëjtë në total nga 448.9 m2. Vendimi i Gjykatës së Posaçme është ekzekutuar nga policia gjyqësore në datat 19 dhe 20 Nëntor 2024, duke vendosur bllokimin e pasurive në regjistrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si dhe duke ua komunikuar këtë vendim pronarëve të pasurive.

Lexo më shumë

Ardian Koni, ish-drejtor i Kadastrës së Durrësit, u arrestua sot, pasi Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim. Ardian Koni, 52 vjeç, është djali i tezes së Monika Kryemadhit, deputete e PL-së, dhe ish-bashkëshortja e Ilir Metës, ish-Presidentit të Republikës. Masa e sigurisë ndaj Ardian Konas është caktuar nga Gjykata e Durrësit, më datë 19.11.2024, në kuadër të një hetimi për regjistrimin e një prone, me dokumente false. Kryemadhi në anën tjetër po hetohet nga SPAK, ndërsa ndaj saj është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. Gjithashtu po me…

Lexo më shumë

Autoriteti i Mbikqyrjes Policore ka arrestuar katër efektivë të policisë, në lidhje me atentatin e ndodhur në 30 tetor në Dobraç, ku humbën jetën katër persona. BalkanWeb mëson se arrestimi i tyre u krye në orët e para të mëngjesit, ndërsa akuzohen për “Shpërdorim detyre”. Në atentatin në Dobraç, të vrarë mbetën Hamza Lici dhe miku i tij në automjet Arlind Bushati. Sakaq, humbën jetën dhe një çift burrë e grua të cilët po udhëtonin me motomjet pranë makinës së viktimave në momentin e atentatit. Nga shpejtësia makina përplasi motorin dhe humbën jetën Bashkim dhe Flutura Basha. Emrat e policëve…

Lexo më shumë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit dhe ka dhënë lajmin se po mendohet të mbyllen rrjetet sociale TikTok dhe SnapChapt në Shqipëri.Kreu i qeverisë u shpreh se do të hidhet për diskutim me prindërit dhe më pas do të merret një vendim sa më dramatik. Vendimi vjen pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani me thikë në zemër nga bashkëmoshatari i tij me iniciale M. P.. “TikTok dhe SnapChat thithin fëmijët në labirintet e tyre. Autoriteti i mësuesve dhe puna jonë në shtëpi për edukimin e fëmijëve sfidohen nga bota paralele e këtyre rrjeteve,…

Lexo më shumë

Ish drejtori i Hipotekës së Durrësit Ardian Koni ka rënë në prangat e policisë pasi kishte regjistruar një pronë me dokumente false. 52-vjeçari u vu në pranga për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, kryer në bashkëpunim. Masa e sigurisë atij i është caktuar nga Gjykata e Durrësit një ditë më parë, në kuadër të një hetimi për regjistrimin e një prone me dokumente false. Ndërkohë po në lidhje me këtë çështje janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 3 personave për të cilët po ashtu është caktuar arrest me burg. Ata janë Bled Zerba 42-vjeç, banues në Durrës…

Lexo më shumë