Dy aksidente kanë ndodhur brenda pak orësh në Kamëz dhe Tiranë ditën e djeshme, ku për pasojë një grua 64 vjeçe ka humbur jetën, ndërsa 5 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Policia e Tiranës sqaron se aksidenti i parë ka ndodhur në bulevardin “Nënë Tereza” në Kamëz, në orën 17:30, ku një 30 vjeçar teksa drejtonte një makinë përplasi dy këmbësore. Njëra prej tyre nuk i mbijetoi plagëve dhe ndërroi jetë në spital, ndërsa tjetra ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë disa orë më vonë, në në Bulevardin e Ri për në Paskuqan një 23-vjeçar duke drejtuar një…
Author: admin
Ishte një dashuri e madhe, kështu mund të përmblidhet historia mes Wanda Nara dhe Mauro Icardi. Një marrëdhënie e mbushur me ulje-ngritje, ndarje dhe rikthime, tradhti të vërteta ose të supozuara, debate të ashpra dhe pajtime. Por tani gjithçka ka përfunduar dhe ndarja duket se po ndodh në mënyrën më të keqe të mundshme për një çift që, në fund të fundit, kishte fituar simpatinë e publikut dhe të fansave. Tashmë do të jetë një gjykatë që do të vendosë përfundimisht për fatin e kësaj marrëdhënieje, veçanërisht për çështjen e detyrimit të pagesës së ushqimit. Wanda kërkon një shifër astronomike…
Avokati Edmond Petraj, ka paralajmëruar arrestime të bujshme, teksa ka folur për dy dosje voluminoze që SPAK ka bërë gati për dy politikanë. Duke mos zbuluar detaje, ai thotë se bëhet fjalë për një politikan të opozitës dhe një të mazhorancës. Struktura e vetme sot që po funksionon me ritëm. Ka ngarkesë të jashtëzakonshme. “Janë disa dosje voluminoze që janë në proces. Nja dy duhej të kishin përfunduar brenda nëntorit. E kanë parë të arsyeshme që të shtyhen….Mbetet për t’u parë sesi do të reagojnë sepse është pjesa fundore e hetimeve. Aty është përcaktimi që bëhet se cilët persona do…
Komisioni i Prokurimit Publik, i kryesuar nga Jonaid Myzyri, është përfshirë në një skemë të pastër korrupsioni, ku disa firma favorizohen për të përfituar miliona euro punë publike. Në qendër të kësaj skeme janë dy firma, “REJ” e familjes së Eduart Kaprit, ish-kryetarit të Bashkisë së Pogradecit, dhe firmës “Alko Impex”, me administrator Arbër Abazin, nipin e ish-deputetit Sadri Abazi. Kryetari i KPP-së, Jonaid Myzyri, dikur jurist i Abazëve, i ka dhënë ish-punëdhënësve rreth 13 milionë euro, me vendime të dyshimta të këtij komisioni. Ndërkohë, pas nisjes së hetimeve dhe denoncimeve të njëpasnjëshme, Myzyri ka ndaluar favorizimin e “Alko Impex”,…
Biznesmeni Bujar Shega u arrestua në Milano nga policia italiane, me urdhër të SPAK. Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme ka rezultuar se sipërmarrësi nga Peqini është pjesë e organizatës kriminale të Suel Çelës. Në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24, Klodiana Lala tha se Bujar Shega është figura qendrore e bandës së Suel Çelës, të ekspozuar në një mori veprash të rënda penale nga trafiku i drogës e deri te eliminimi i kundërshtarëve. Ajo tha se ai ka lidhje të forta politike, miqësi me deputetë e zyrtarë të lartë, si dhe ka përfituar tendera nga buxheti…
Projekti miliarda dollarësh i portit në Durrës, dikur i konsideruar si zemra ekonomike e Shqipërisë, po bëhet gjithnjë e më shumë simbol i intrigave ndërkombëtare, vendimeve të gabuara politike dhe makinacioneve të dyshimta. Zbulimet e fundit flasin për një rrjet kompanish të frontit kroat, lidhje tregtare ndërkombëtare dhe struktura të dyshuara kriminale që mund të minojnë më tej besimin tek qeveria e kryeministrit Edi Rama. Porti i Durrësit prej vitesh është në qendër të polemikave politike dhe ekonomike. Kontrata origjinale me kompaninë gjermane EMS Shipping Trading GMBH, e cila supozohej të rregullonte menaxhimin operacional të portit, u bë kryefjalë. Por…
Kreu i dyshuar i grupit kriminal në Elbasan, Suel Çela akuzohet nga Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion se është përfshirë në të paktën dy episode të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt porteve të Evropës. Gazetarja Klodiana Lala raporton se në episodin e parë Suel Çela ka bashkëpunuar me biznesmenin Bujar Shega, një nga financuesit kryesorë të sasisë prej 930 kg kokainë që u sekuestrua në Portin e Ekuadorit, në kuadër të operacion “Boya Roja”. Sipas dosjes hetimore, kur kontejneri mbërriti bosh në port, Suel Çela i kërkoi biznesmenit Bujar Shegës të hetojë, ndërsa ky i fundit iu përgjigj se…
Ish-bashkëshorti i aktores Rudina Dembacaj, Aleksandër Varfaj, i është përgjigjur një deklarate të ish gruas së tij, ku në fokus ka qenë çështja e fëmijës së tyre. Përgjigja e tij erdhi pasi Rudina foli për divorcin që ishte temë e programit që ajo moderon dhe akuzoi ish-burrin se fsheh të ardhurat, duke mos dhënë sa i takon në bazë të tyre, pagesë për vajzën e tyre Viktoria. Ndërkohë ish-partneri i aktores ka reaguar lidhur me këtë deklaratë duke u ndalur në dy momente, së pari, pengesa për t’i depozituar ish-gruas paratë e përmuajshme në llogarinë bankare dhe së dyti, pamundësia…
Ka dyshime të forta se zonjusha Ariola Hysa është thjeshtë kamuflim dhe sa pas saj qëndron një trafikant kokaine, i cili do të pastrojë paratë e pista në ndërtim. Mbetet pêr t’u parë nëse SPAK do të monitorojë këtë rast tejet flagrant, ku dyshohet se do të tentohet pastrimi i parave të aktiviteteve kriminale në ndërtim. Këshilli Kombëtar i Territorit me në krye Edi Ramën, ka miratuar lejet për ndërtimin e disa kullave të reja nëpër Tiranë, shumica e të cilave do të jenë produkt i parave të trafikut të kokainës, pasi kompanitë ndërtuese ekzistojnë vetëm në letra. Përpos të…
Komisioni i Prokurimit Publik është përfshirë në një rast të paprecedent, teksa refuzon zbatimin e vendimit të formës së prerë nga Gjykata Administrative për shpalljen e fituesit në tenderin më vlerë 3.3 milionë euro për rindërtimin e Spitalit të Dibrës. Jonaid Myzyri, kreu i KPP me sa duket këtë herë është ekspozuar publikisht për të shpallur fitues ish punëdhënësin e tij, kompaninë Alko Impex General Construction edhe pse gjykata ka vendosur ndryshe. Kjo situatë që po mban për gati një vit e gjysmë peng rindërtimin e Spitalit, ka përfunduar me përmbarues, teksa KPP refuzon zbatimin e vendimit e formës së…