Në deklaratën që dha këtë të enjte, Altin Dumani tha se janë përballur me përpjekjen për t’iu minuar puna e tyre me fyerje, shpifje dhe kërcënime ndaj tyre apo familjarëve. Për këtë çështje është pyetur eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço teksa ka dhënë një koment për këto kërcënime ndaj prokurorëve. “Edhe krimi i organizuar nuk ka ngelur mbrapa. Kemi tre raste të konfirmuara dhe nuk dimë të tjera që mbahen sekret, raste ku janë kërcënuar nga krimi i organizuar. Ky fakt ka rritur masat e sigurisë dhe ka vënë në alarm polici të vendeve europiane”, tha eksperti. Ai gjithashtu u…
Author: admin
Të paktën dy kërcëime serioze janë bërë ndaj dy prokurorëve të SPAK-ut, çka ka alarmuar jo vetëm autoritetet e rendit në vend por edhe ato partnere ndërkombëtare. Kërcënimi i parë është bërë ndaj fëmijës së një prokurori, siç tregoi eksperti Ervin Karamuço në emisionin “Top Story”, se fëmija i prokurorit ishte fotografuar nga persona. Kjo ka detyruar edhe heqjen e fëmijës së prokurorit nga viti shkollor. Një kërcënim tjetër është zbuluar nga gazetarja Anila Hoxha, e cila tha se një familjare e një prokurori shumë të rëndësishëm kishte marrë kërcënime serioze. “Rasti më i rëndë që nuk është publik dhe…
Jo keq familja kryeministrore. Pasuri të paluajtshme, apartamente, truall, llogari bankare, konsulenca, dhe arti mbi të gjitha, kanë rritur pasurinë e familjes Rama në miliona euro???? Por nuk mbeten pas as ministrat e kabinetit të tij qeveritar. Plug ka zbuluar se disa prej ministrave të kabinetit, si Ogerta Manastirliu, Ulsi Manja, Arbjan Mazniku, Blendi Gonxhja apo Delina Ibrahimaj, jo vetëm janë pasuruar gjatë punës si ministra, por njëkohësisht bashkëshortët e tyre janë bërë biznesmenë të suksesshëm me lidhje ekonomike direkte dhe indirekte taksat e qytetarëve shqiptarë. BELINDA BALLUKU NË 2013 DEKLARONTE 847 MIJË EURO PAURI NË 2023 QARKULLIMI PASURISË ARRINË…
Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në lagjen “24 Maji” të Vlorës, ose siç njihet ndryshe në zonën e “Çoles”. Mësohet se shënjestër e atentatit ka qenë Kevin Hajrulla, 30 vjeç, i cili ka qenë duke kaluar me automjet pranë një kryqëzimi, në momentin kur autorët kanë hapur zjarr me breshëri kallashnikovi drejt tij duke e lënë të plagosur. Mësohet se plumbat kanë kapur edhe 35-vjeçarin Armando Spahiu, i cili po shiste fruta-perime pranë vendit të ngjarjes. Të dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, teksa mësohet se 30-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.…
Gazetarja Anduena Llabani ka konfirmuar se ndaj kreut të FSHZH, Dritan Agolli, ka një hetim nga SPAK me dyshimet se ka përfituar para publike, përmes nënkontraktimeve dhe kompanive që u ka dhënë tendera publik. Llabani u shpreh se ka një dokumentacion ku nga një subjekt me mbiemrin “Fusha”, Agolli ka marrë një tokë në zonën e Lundrës për të ndërtuar resorte vilash. Ajo shton se SPAK do kryejë hetime mbi pasurinë dhe personat që kanë përfituar tenderë gjatë kohës që Agolli ka drejtuar. Gazetarja tha gjithashtu se vetëm një vit pasi Agolli është emëruar në krye të FSHZH, i biri…
Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Berat, ku një 47-vjeçar humbi jetën pasi u zu poshtë nga një masiv gurësh, policia ka vënë në pranga investitoren 45-vjeçare e objektit, ndërsa janë shpallur në kërkim, administratori dhe drejtuesja teknike. Policia thotë se nga hetimet e deritanishme rezulton se viktima punonte i paregjistruar në organet tatimore. 47- vjeçari ka humbur jetën si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë. Gjithashtu, rezulton se këta 3 shtetas kanë tentuar të pengojnë zbulimin e së vërtetës, duke fshehur identitetin e shtetasve përgjegjës për punimet. “Në vijim të informacionit të dhënë ditën e…
Policia e Durrësit në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme ka sekuestruar pasuritë e paluajtshme të Alket Hatijas dhe familjarëve të tij, i dënuar me 20 vite burg në Itali për trafik droge. Konkretisht pasuritë e paluajtshme të cilat Hatija i kishte regjistruar në emër të vet dhe të familjarëve të tij, janë: 1 sipërfaqe toke truall, 1 garazh dhe 1 apartament në Durrës, si dhe 1 apartament në Kavajë. “Në kuadër të operacionit policor të koduar “Konfiskimi”, policia ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për konfiskimin e disa pasurive të paluajtshme…
Europol në bashkëpunim me autoritetet në disa vende të Evropës, si dhe me SPAK e BKH në Shqipëri, ka goditur një një rrejt kriminal në Spanjë, që pastronte paratë e drogës përmes kriptomonedhave. Operacioni i mbështetur nga agjencitë e 6 vendeve, mes tyre edhe SPAK, ka çuar në pranga 9 persona. Ky është vijim i operacionit GORGON dhe WHITEWALL, ndërsa EUROPOL njofton se ka sekuestruar 25 milionë euro kriptomonedha, 35,000 euro cash, ar, bizhuteri luksoze, dokumente dhe celularë. Në njoftimin zyrtar, Europol, thekson se veprime hetimore janë kryer edhe në Shqipëri me mbështetjen e SPAK e BKH, dhe se ky…
SPAK ka përfunduar hetimet për dosjen Toyota Yaris. Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, akuzohet për veprën penale “korrupsion” dhe “ushtrimi ndikimi të paligjshëm”. Raportohet se zyrtarja Erjona Daupaj, akuzohet për korrupsion, ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe zbulim të akteve sekrete. Radovan Cela, akuzohet për korrupsion aktiv dhe ushtrimi ndikimi të paligjshëm. Astrit Vlasi, është vënë nën akuzë për korrupsion aktiv. Avokatët pritet të bëjnë kundërshtimin e akuzave brenda afatit 10-ditor.
Ditën falet dhe lutet (ndoshta edhe për t’i shpëtuar SPAK-ut), ndërsa natën ndan paratë publike me një rreth të konsoliduar klientësh, me të cilin e lidhin shumë fije interesash me natyrë korruptive. Bëhet fjalë për kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, i cili perseptohet dhe përfytyrohet nga publiku si një nga mamuthët e korrupsionit dhe si një ishull pandëshkueshmërie. Pasi u tërhoq nga afera korruptive për t’i dhënë 400 mijë euro kuzhinierit që punon te restoranti i të birit Flladi Agolli nga frika e SPAK-ut, Dritan Agolli vijon të bëjë ‘rrush e kumbulla’ paratë e FSHZH, duke hedhur…