Partia Demokratike, nëpërmjet të deleguarit politik për Qarkun e Beratit, Eno Bozdo, ka denoncuar ditën e sotme se si Maliq Zotkaj, djali i kryebashkiakut të Poliçanit, Adriatik Zotkaj brenda 4 muajsh ka fituar dy tendera pa konkurrencë dhe me fond limit 100 % nga koleget e babait të tij. Tenderat i janë dhënë kompanisë “G&M Construstion 07”, e cila është në pronësi të Maliq Zotkaj dhe Oligert Dyrmishi, ky i fundit për disa vite ka mbajtur postin e Nën Kryetarit të Bashkisë Poliçan. Një prej tenderave është ai i dhënë nga Bashkia e Përmetit e drejtuar nga Alma Hoxha, për rehabilitimin e…
Author: admin
Prokuroria Speciale e Kosovës në orët e pasditës së 13 Dhjetorit ka njoftuar për ngritjen e një aktakuze e cila prek disa emra të korporatave që kanë në pronësi edhe media në Kosovë. Përmes një komunikate për mediat, Prokuroria Speciale njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj 5 personave fizikë dhe 3 personave juridikë, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “falsifikimi i dokumentave” dhe “pastrim i parave”. “Pas zhvillimit të hetimeve disa vjeçare, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër personave fizikë: E.M, K.A,…
Deri të dielën e kaluar, sistemi represiv sirian ishte përshkruar nga mërgimtarë të guximshëm, të mbijetuar dhe të penduar të vetë regjimit. Ne dinim për zinxhirë, tortura, zhdukje në burgje, për të burgosur politikë në qelitë e Mukabaratit, shërbimit sekret. Megjithatë, këto ditë Siria është e dehur me ndjenjën se mund të tregojë gjithçka për fuqinë që nuk ekziston më. Dhe pastaj ish të burgosurit, të mbijetuar rastësisht ose të liruar nga rebelët të dielën, gra dhe burra, mbushën fletoret e gazetarëve. Për të shmangur pornografinë horror, këtu është alfabeti i çnjerëzorit që mori formë pas hekurave të diktaturës së…
Nga Armand Shkullaku Kontrolli në banesën e Erion Veliajt, më shumë se pikëpyetjet për fatin e tij personal, ngriti një pikëpyetje të madhe për fatin e vetë SPAK dhe drejtësisë së re. Hetimi për kryebashkiakun e Tiranës, i cili prej shumë kohësh e ka vendosur SPAK-un në një udhëkryq kompromentues, ndoshta është guri i fundit për të shenjuar definitivisht rënien e prokurorisë së posaçme. Çështja Veliaj, së bashku me dosjen e famshme të Elbasanit, janë dy rastet par exellence që mishërojnë arsyet pse u ngrit SPAK dhe se, a i përmbush kjo strukturë pritshmëritë dhe shpresën e qytetarëve. Ato janë…
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha thotë se protesta e paralajmëruar e opozitës në 23 dhjetor do të jetë masive dhe se do të synohet bllokimi i Tiranës nga të gjitha drejtimet. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, kryedemokrati tha se kjo është pjesë e mosbindjes civile. “Më datën 23 dhjetor, ditën e hënë në ora 17.00, kemi mosbindjen civile më të fuqishmen që ka parë Tirana ndonjëherë. Mbarë bota mezi pret këtë akt, këtë mosbindje E kanë pëlqyer shumë, kudo në botë. U them unë juve. Se një gjë duhet ta dini. Atë ndihmë që na ka dhënë ne shtypi…
Në datën 4 janar 2025 do të nisë aplikimi i tarifës së rrugës në segmentin e Korridorit Blu, Thumanë-Kashar. Njoftimi është bërë zyrtarisht nga shoqëria koncesionare “G2-INFRA”. “Ky aks i ri ofron një përvojë udhëtimi më të sigurt, më të shpejtë dhe përbën një nga arteriet më të rëndësishme infrastrukturore të Shqipërisë”, njofton kompania koncesionare. Në fillim të muajit nëntor zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri me dije se segmentin Thumanë-Kashar kishin kaluar mbi 2.5 milionë mjete, nga data 28 qershori deri më 30 shtator. Aksi rrugor Thumanë-Kashar, prej 21 kilometrash, autostradë e kategorisë A të…
GJKKO pranoi kërkesën e SPAK për kalimin e dosjes për gjykim për 12 te akuzuarit e parë për inceneratorin e Tiranës. Vetëm tre prej të pandehurve kanë kërkuar gjykim të shkuruar, konkretisht Silena Tola, Alba Thoma dhe Pëllumb Abeshi, ndërsa pjesa tjetër kanë kërkuar procedurën e gjykimit të zakonshëm. Kjo kërkesë do shqyrtohet në seancën e ardhshme nga një tjetër gjykuese. Në datë 2 gusht, Prokuroria e Posaçme njoftoi zyrtarisht mbylljen e hetimeve për 12 personat e akuzuar, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “shpërdorim detyre”. Masat për inceneratorin u lëshuan në dhjetor të vitit 2023, ndërsa për gjykim kanë kaluar…
Detaje të reja janë zbardhur për arrestimin e aktorit të humorit, Rezart Veleshnja. Raportohet se Rezart Veleshnja i ka marrë makinën shokut të tij për ta përdorur, por nuk ia ka kthyer më dhe ia ka shitur dikujt tjetër për një shumë prej 2 mijë euro. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin R. V, banues në Tiranë, pas me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet, shtetasit Y. T., dhe më pas e ka shitur”- njoftoi policia. Kujtojmë se Rezart Veleshnja ka qenë pjesë e Big Brother Vip Kosova së fundmi, por u përjashtua…
Mbrëmjen e djeshme, Lulzim Basha, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar se drejton partinë Demokratët Euro Atlantikë dhe se kjo parti ka në gjirin e vet “kolosë”, të cilët do të garojnë në zgjedhje. I pyetur nga gazetari Ylli Rakipi, se pse e mbajti vulën e PD-së me procese gjyqësore kur nuk e kishte me vete anëtarësinë, Basha tha se nuk është e vërtetë që shumicën e anëtarësisë e ka Berisha dhe se këtë e vendos statuti dhe jo perceptimi i publikut. Biseda në studio: Rakipi: Për një kohë të gjatë ju bëtë një…
Gazetari Artan Hoxha thotë se në krye të krimit të organizuar qëndron vetë kryeministri, madje është ai që e komandon atë. Sipas Hoxhës me metodat që ka ngritur, Rama godet një grup kriminal dhe ngre një tjetër. Suporti sipas tij që krimi i jep Ramës, u pa fare qartë në zgjedhjet e vitit 2021, kur megjithëse kishte një perceptim dhe bindje të përgjithshme se do kishte rrotacion, ishin krerët e bandave kriminale ata të cilët e kundërshtonin me forcë këtë në bisedat e tyre. Hoxha theksoi se i gjithë sulmi i ndërrmarë nga SPAK ndaj tij , ka si prapavijë…