Author: admin

Skënderbeu është në fazë reflektimi dhe ripërpunimi të skuadrës në të gjitha komponentët e saj. Paraqitjet në nëntë javët e fundit me vetëm tri pikë të marra mes tre barazimesh dhe gjashtë humbjesh kanë krijuar një hendek të thellë në klubin korçar. Kjo “gropë”, edhe sipas Gjokës është bërë shumë e madhe dhe nuk mund të rikuperohej në kaq pak ditë. Në kushte të tilla puna duket se ka filluar menjëherë dhe pritet që viti 2025 ta gjejë Skënderbeun me një tjetër fytyrë dhe mbi të gjitha me ndryshime të shumta në skuadër dhe në mënyrën e punës. Ai që…

Lexo më shumë

Në seancën Parlamentare të javës së kaluar pati një përplasje të fortë mes Flamur Nokës dhe Agron Shehajt, që shkoi deri në përplasje fizike, ku Sekretari i Përgjithshëm i PD e tërhoqi me forcë deputetin Shehaj nga foltorja. Noka e akuzon Shehajn se i shërben Erion Veliajt dhe qeverisë. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Noka ka bërë disa aludime për deputetin, duke i ngritur disa pyetje. Ai deklaroi se pret përgjigjen e Shehajt dhe pastaj do të publikojë “faktet”. I pyetur nga gazetarët se përse nuk i publikon këto informacione nëse janë të vërteta, Noka tha…

Lexo më shumë

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka dëshmuar për 3 orë në SPAK në lidhje me hetimet për korrupsion që përfshijne familjen Veliaj. Ndaj kryebashkiakut dhe të afërmve te tij po kryhen hetime për pasuri dhe perfshirje në skandalin e inceneratorëve dhe kompaninë “5D”. Policia ka sekuestruar dokumente dhe celulare, ndersa kontrollet janë shtrire edhe në banesa e biznese familjare. Megjithëse SPAK ka nisur një hetim që përfshin akuza të rënda, rezultati më i mirë dhe më i pritshëm do të ishte arrestimi i Erion Veliajt. Por, guditërisht, kjo nuk po ndodh. Kjo situatë shton dyshimet nese…

Lexo më shumë

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj është duke u pyetur në SPAK, me kërkesë të prokurorit Ols Dado. Mësohet se ajo është pyetur si person në dijeni për hetimin pasuror që ka nisur ndaj Veliajt dhe familjarëve të tij. Bashkëshortja e kryebashkiakut më herët ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për kontrollin e ushtruar nga agjentët e BKH-së pak ditë më parë në qendrën ‘Harabel’. Avokati mbrojtës i saj dorëzoi ankimin në Apelin e Posaçëm, ndërkohë që ankim bëri edhe vëllai i Erion Veliajt, Arbër Veliaj. Të dy avokatët pretendojnë që kontrollet janë bërë në shkelje të ligjit…

Lexo më shumë

Ka përfunduar seanca e zhvilluar në Gjykatën e Posaçme për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqajn, lidhur me dosjen e Sterilizimit. Gjyqtarja e seancës paraprake, Flojera Davidhi, i kërkon Prokurorisë së Posaçme (SPAK) të rikualifikojë akuzën për Beqajn, ish zëvendësin e tij Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, duke i akuzuar për vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. SPAK kishte dërguar për gjykim dosjen e Sterilizimit, duke akuzuar Beqajn për shpërdorim detyre. Ndërsa ndaj Rrjepajt dhe Rrapajt për akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda në bashkëpunim. Në korrik të ketij viti Beqaj u arrestua me…

Lexo më shumë

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) i është drejtuar për herë të dytë Gjykatës së Posaçme me kërkesën për pushimin e çështjes penale ndaj Selim Çekajt, me argumentin se nuk kanë prova të mjaftueshme për implikimin e tij në trafikun e drogës. Selim Çekaj u arrestua pasi në kompaninë e tij u zbulua një sasi prej 49 kg kokainë në 31 mars 2021. Droga e gjetur vinte me kontejner bananesh nga Ekuadori. SPAK ka argumentuar në kërkesën e tij se, pavarësisht hetimeve dhe provave të mbledhura, nuk ka mundur të provohet akuzat për trafik droge ndaj…

Lexo më shumë

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka reaguar në lidhje me skandalin me mandarinat me pesticide. Ministria thotë se mbi 85% e prodhimit është shitur në tregun e brendshëm dhe ndërkombëtar, me rezultate pozitive nga analizat për mbetje të pesticideve. Nga 924 kamionë të eksportuar, vetëm tre ngarkesa janë konstatuar me probleme. Një prej tyre është kthyer dhe asgjësuar në Shqipëri, ndërsa dy të tjera janë trajtuar në Kroaci. Ministria shkruan gjithashtu se është bërë kallëzim penal për grumbulluesit dhe gjobë e bllokim aktivitetit për ata që rezultuan me shkelje. Më tej deklarata e ministrisë thekson se inspektimet e vazhdueshme,…

Lexo më shumë

Gunter Held, 77 vjeç është një nga qindra shtetas të huaj të mashtruar për të investuar përmes call center-ave, që i kërkon drejtësisë shqiptare të ndërhyjë që t’i kthehen pas 135 mijë eurot e vjedhura. I moshuari gjerman ishte një nga 41 të mashtruarit në një skemë të mirëfilltë kriminale ku pas hetimeve të SPAK u gjetën fajtorë Erion Kasmi dhe Xhulian Xhafa. Por ndërsa pasuritë e tyre janë të sekuestruara mbas kërkesës së prokurorisë, i moshuari nga Gjermania së bashku me katër bashkëkombës të tjerë përfunduan në gjykatën civile me kërkesën që veç procesit penal, në zhvillim e sipër…

Lexo më shumë

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij mbrëmjen e kësaj të diele në lagjen “10 Korriku” në qytetin e Vlorës. Burime bëjnë me dije se viktima është rreth 68-vjeç dhe grupi hetimor dyshon se ai është grabitur dhe më pas është vrarë, pasi është gjetur i zhveshur. Dyshohet se viktima është goditur nga autori/autorët në pjesën e nofullës me send të fortë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit në fjalë, si dhe identifikimin e autorëve.

Lexo më shumë

Klajdi Merkaj, personi më i besuar i vëllezërve Çopja, është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë për llogari të Prokurorisë së Posaçme. Merkaj fillimisht u ndalua në Romë më 16 Tetor të këtij viti, ku menjëherë pas arrestimit “Interpol Tirana” nisi procedurat për ekstradimin. Ndaj tij GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim. Klajdi Merkaj, sipas komunikimeve në aplikacionin “Sky” rezulton të ketë mbajtur komunikim të ngushtë me vëllezërit në Dubai, Hajdar dhe Franc Çopja. Ky i fundit në shumë raste dërgonte eurot me…

Lexo më shumë