Pas skandalit të publikuar në emisionin Piranjat, në Syri Tv, të tjerë artistë kanë reaguar ndaj fakteve që kanë dalë për çiftin Altin dhe Ilirjana Basha. Anxhela Çikopano, kërkuese shkencore e teatrit dhe e historisë së kinemasë pranë Qendrës së Studimit të Arteve në Akademinë e Shkencave, përmes një statusi në rrjetet sociale ka reaguar ndaj skandalit të drejtorit të Teatrit Kombëtar, Altin Basha, dikur regjisor në një program televiziv humori, në një nga mediat shqiptare në vendin tonë. Çikopano, si një nga nismëtaret e programit ku Altin Basha ishte regjisor, tregon se si u largua nga puna, vetëm pse…
Author: admin
Një i ri hyri me forcë në ambientet e një banke të nivelit të dytë në qendër të qytetit të Korçës të shtunën në mbrëmje, ndërsa u largua menjëherë pasi sistemi i alarmit të bankës u aktivizua. Pavarësisht se personi u kap nga kamerat e sigurisë ai ende vijon të jetë i paidentifikuar. Policia e Korçës po vazhdon hetimet për të identifikuar të riun që dyshohet se hyri me forcë në ambientet e bankës, duke mbajtur një celular në dorë që dyshohet se e ka përdorur për të bërë foto apo video. Sipas të dhënave, kërkimet e policisë janë shtrirë…
Ministria e Infrastrukturës ka shpallur procedurat për dhënien me koncesion të aksit rrugor Milot-Balldren, pas anulimit të projektit disa vite më parë. Sipas dokumentave zyrtarë, koncesioni 35-vjeçar do të kushtojë rreth 365 milionë euro për një gjatësi 17 kilometra, duke shënuar rekordin e kostos më të lartë të shpenzuar ndonjëherë në vendin tonë, plot 21.5 milionë euro për kilometër. Këtë të Enjte (19 dhjetor 2024), në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik (APP) është shpallur tenderi “Koncesion; Objekti: Projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje, rehabilitim dhe transferim i segmentit rrugor “Milot-Balldre” dhe Lloji I Kontratës “Punë”. Kjo procedurë hapet për herë të…
Mbrëmjen e djeshme, startoi spektakli më i ndjekur në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”, me praninë e 16 konkurrentëve të fushave të ndryshme, si këngëtarë, gazetarë, aktorë etj. Mes tyre është edhe një transgjinore, Amber. Banorët e sezonit të katërt të “Big Brother VIP”: Laert Vasili, aktori i njohur ishte banori i fundit për mbrëmjen e sotme që iu bashkua Big Brother Vip Loredana Brati, një vajzë Vlonjate e lidnur dhe rritur në Itali, e së fundmi jeton në Angli dhe punon si modele. Livia Bruka pas një performance në kërcim, vendosi të futet në shtëpinë e BBV4. Fillimisht u mendua se…
Ish-drejtuesi në policinë e Shtetit, Shemsi Prençi ka deklaruar se dy ministra të qeverisë Rama shumë shpejt do të largohen dhe do të kërkojnë azil njësoj si zv.kryeministri Ahmetaj për shkak të dosjeve që SPAK ka ndaj tyre. Sipas tij në këto dosje janë të përfshirë dhe biznesmenë të fuqishëm, duke shtuar se tashmë SPAK po luan me vijën e zjarrit. “Dy ministra janë në tratativa për të ikur për të kërkuar azil. Siç iku zv.kryeministri. SPAK duhet t’iu ndalojë daljen jashtë shtetit, por kanë frikë se policia nuk i ndalon dot se kanë pasaporta shërbimi dhe në kufi nuk…
Zëdhënësja e PD Genta Vangjeli, me anë të një deklarate për mediat ka bërë me dije se është 6-fishuar pasuria e kabinetit qeveritar të kryeministrit Edi Rama. Vangjeli shprehet se vetë kryeministri dhe bashkëshortja e tij kanë shtuar disa herë pasurinë e tyre. Ajo përmend edhe ministra, si dhe bashkëshortët/bashkëshortet e të cilëve kanë shtuar pasurinë në mënyrë të ndjeshme. Vangjeli i bën thirrje SPAK të nisë hetimet. Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Kabineti Edi Rama deri në v. 2013 i gjithë së bashku, deklaronte asete dhe pasuri jo më shumë se 3.5 milion euro, ndërsa…
Janë konfiskuar pasuritë e ish-ministrit Lefter Koka dhe 4 personave të tjerë Miklovan Xhafa, Agim Seferi, Arbër Denizi dhe Mateo Rustani. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me SPAK ka sekuestruar 12 pasuri të paluajtshme dhe 5 shoqëri tregtare në Durrës. Sipas policisë, pasuritë e sekuestruara janë të ish-ministrit Lefter Koka dhe 4 personave të tjerë Miklovan Xhafa, Agim Seferi, Arbër Denizi dhe Mateo Rustani, të dënuar për inceneratorin e Elbasanit. Në total pasuria e konfiskuar kap vlerën e rreth 340 mln lekëve. Në një njotim për mediat, policia bën me dije se janë konfiskuar 5 shoqëri tregtare, njëra prej të cilave me…
Vetëm pak orë na ndajnë nga fillimi i ”Big Brother Albania Vip 4”, me çdo gjë që është gati dhe tashmë pritet vetëm hyrja e banorëve dhe starti i spektaklit. Duke folur live nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, moderatori Ledion Liço rrëfeu detaje për spektaklin madhështor që fillon mbrëmjen e 21 dhjetorit. ”Atmosfera është njësoj si çdo fillim Big Brotheri. Duhet të jemi gati nesër për të filluar. Është bukur. Adrenalina e fundit të fillimit. Të gjithë janë shumë entuziastë për atë që do të nisë. Ka nisur një shi shumë i madh, që në besëtytnitë tona është…
Në vitin 2022 Altin Basha u emërua me vendim të Këshillit të Ministrave drejtor i Teatrit Kombëtar. Në këto dy vite punë, duket se ai është siguruar që jo vetëm t’i japë teatrit, por edhe të marrë nga pak. Si përshembull në rastin e shfaqjes “Vojçek”, e miratuar nga bordi artistik në mars të vitit 2023, me regji të japonezit Kuniaki Ida. Për këtë shfaqje Altin Basha ka punësuar si skeongrafe dhe kostumografe bashkëshorten e tij, Iliriana Basha. Ky është një konflikt i hapur interesi, por çifti artistëve janë kamufluar në mënyrën më të mundshme, sepse sipas dokumentave, Iliriana Basha…
Pas një hetimi 2-vjeçar për situatën e ndotjes në zonën e Patos- Marinzës, zyra e Avokatit të Popullit fajëson shoqërinë “Albpetrol” për ndotjen mjedisore si dhe kërcënimin e shëndetit të banorëve, ndërsa kërkon hetime penale për institucionet. Puset e naftës së shoqërisë shtetërore “Albetrol” në zonën e Patos-Marinzës në Fier prej vitesh përbëjnë një rrezik serioz për shkatërrimin e mjedisit, tokës bujqësore dhe ujërave, si dhe shëndetin e banorëve të zonës, ndërsa autoritetet shtetërore dështuan në marrjen e masave dhe toleruan paligjshmërinë dhe ndotjen – thekson raporti i një hetimi 2-vjeçar të kryer nga Avokati i Popullit. Dokumenti me titull…