Një debat i ashpër ka ndodhur këtë të mërkurë në shtëpinë e Big brother VIP. Dy prej banorëve të shtëpisë, Xumi dhe Zebervoki u “përplasën” me njëri-tjetrin, teksa të dy ata ishin të gatshëm që të futeshin në tualet. Gjithsesi, Xumi u ndalua nga pjesa tjetër e banorëve për të mos shkuar pas Zebervokit, me situatën që më pas u qetësua. Xumi: Kush ma ndalon lirinë e fjalës të vijë me mua si më i bukuri të futemi në tualet. Hajde. Nëse ka ndonjëri ndonjë gjë. Bëheni një tufë me skutha. Zebervoki: Për çfarë është puna e tualetit, për punë…
Author: admin
Vetëm pak ditë nga shpërthimi i fortë me tritol, i regjistruar mbrëmjen e 21 Dhjetorit në një apartament në katin e 9-të të një pallati.në Tiranë, Policia ka dalë në konkluzionin përfundimtar se sulmi është kryer përmes një mjeti fluturues dron. Pjesë teknike të tij mësohet se janë gjetur në ballkonin e apartamentit dhe poshtë pallatit, dhe një gjë e tillë është vërtetuar edhe përmes një akti ekspertimi teknik. Apartamenti është në pronësi të shtetasit, Albert Thoma, i cili ia kishte lëshuar me qira shtetases Elena Arëza, që prej muajit korrik të këtij viti. Kjo e fundit është bashkëjetuesja e “të…
Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, i cili u dënua të hënën me vendim të formës së prerë nga Apeli i GJKKO, raportohet të jetë arratisur për t’iu shmangur arrestimit. Burime bëjnë me dije se pasi SPAK nxori urdhrin për ekzekutimin e dënimit me 2 vite e 8 muaj burg, ish-zyrtari i lartë nuk është gjetur në banesën e tij nga autoritetet. Sipas informacioneve dhe verifikimeve të Prokurorisë së Posaçme në sistemin TIMS, Frrokaj ndodhet ende në territorin e Shqipërisë. Vijojnë kërkimet për gjetjen e tij dhe zbatimin e vendimit të gjykatës. Ish-zyrtari vendor u gjet fajtor për shpërdorim detyre në…
Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca i cili është marrë i pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera akuzohet se në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të Ministrisë kanë favorizuar Gjon Radovanin si përfitues i tenderit për rikonstruksionin e 4 komisariateve. Sipas SPAK, deputeti i Partisë Socialiste Plarent Ndreca dhe zyrtarët e Ministrisë e kanë privilegjuar Radovanin në të gjitha fazat e procedures së prokurimit dhe në përfundim e kanë shpallur fitues dhe lidhur kontratë me me bashkmin e Operatorëve ekonomikë, Derbi-E shpk,ndërkohë që nuk përmbushte kriteret ligjore. Radovani sikurse rezulton në dosjen e SPAK…
Në fund të javës që lamë pas, Prokuroria e Tiranës urdhëroi arrestimin e biznesmenit Darin Gëzdari, nën dyshimet se është ideatori i një skemë pastrimi parash në vlerë 11 milionë euro. Hetimet e zhvilluara nga prokurori Ndini Tavani ngritën dyshimet se Gëzdari fshihet pas një operacioni financiar, nëpërmjet të cilës ka deklaruar shitje konsulence kompjuterike fiktive për kompani të huaja bastesh në shumë mbi 10 miliardë lekë të vjetra dhe më tej, pjesën më të madhe të kësaj shume e ka transferuar në llogari off-shore në Bahamas, e të tjerë. Për këtë skemë, sipas prokurorisë, është përdorur kompania “Green View…
Një bandë shqiptare e cila brenda pak javësh ka kryer 50 vjedhje banesash në total në veri të Italisë midis rajoneve Veneto, Lombardia dhe Emilia Romagna, është identifikuar nga policia e Padovës. Policia italiane ka ndaluar fillimisht kreun e bandës, teksa gjatë arrestimit u janë gjetur dhe sekuestruar sende të tilla si: gjerdan, byzylykë, unaza, ora, varëse, çanta, kuleta, rripa dhe madje edhe tharëse flokësh, fshesa elektrike, përpunues ushqimi dhe thika kuzhine. Sipas mediave italiane, hetimi i kryer nga Skuadra Fluturuese e Padovës filloi në mesin e nëntorit kur, duke analizuar elementët e grumbulluar me rastin e disa vjedhjeve të…
Gazetari Eni Ferhati ka paralajmëruar arrestime të tjera. Ai ka deklaruar se në janar pritet të ketë zhvillime të reja në drejtësi. Ferhati deklaroi se pasi të vinë informacionet e reja lidhur me dosjen e Sky ECC, mund të kemi dosje të reja penale, ndërsa shtoi se tashmë janë marrë nën hetim nga SPAK ngjarje shumë të rënda. Ai shtoi se ka ngjarje të tjera shumë të rënda të cilat janë marrë tashmë nga SPAK, siç është edhe masakra e fundit e Dobraçit për të cilën janë lëshuar edhe disa masa sigurie. “Ajo që më ka bërë përshtypje është dosja…
Agjencia e Prokurorimit Publik (APP) ka ndaluar kompaninë “Green Line” të Nadir Çaushollit të marrë pjesë në tendera për 6 muaj, pasi “ka keqinformuar autoritetet për qëllime kualifikimi”. Kjo është goditja e dytë ndaj shoqërive të biznesmenit Çaushollit brenda pak muajve. Në Korrik të vitit 2024, kompania bazë e tij, “CFO Pharma” u përjashtua po me 6 muaj nga pjesëmarrja në tendera publikë, edhe në atë rast për “keqinformim për qëllime kualifikimi”. Në gusht të këtij viti, kompania shtetërore e naftës, “Albpetrol” sha, shpall tenderin me objekt “Shërbim për transportin e punonjësve të Shoqërisë (QPN Gorisht + V.B. Cakran Mollaj)”…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj do të paraqitet ditën e enjte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për të dëshmuar për llogari të një hetimi për “korrupsion” dhe pasuror të nisur nga kjo strukturë ndaj tij. Burime për mediat bëjnë me dije se ai ishte thirrur sot në SPAK për të dëshmuar, por e ka shtyrë për ditën e enjte, me kërkesë të tij, e cila është pranuar nga ana e SPAK. Ndërkohë, ditën e djeshme u paraqit në SPAK bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa, e cila dëshmoi për rreth 3 orë para oficerëve të BKH-së në lidhje…
Ish protestuesi që ktheu pllakën jo vetëm u bë dy herë drejtor, po sot akuzohet se abuzon me fondet e teatrit Sa më shumë kalon, aq më të qarta bëhen arsyet që shtyjnë shumë emra të njohur të skenës shqiptare të braktisnin lëvizjen për mbrojtjen e teatrit, për t’u strukur në gjirin e ngrohtë të Rilindjes. Njëri prej tyre, ndër më të shquarit, është regjisori Altin Basha. Sot, fiks katër vjet pasi në dhjetor 2020 mori për herë të parë një detyrë shtetërore, një emision investigativ ka hedhur dyshime të rënda për vjedhjen e fondeve të teatrit që ai drejton.…