Skandali i mikrokredive ka ekspozuar deri më tani si aktorë tëdorës së parë të paktën dy institucione financiare jo-bankare, “MCA” dhe “Final”, si edhe një dyzinë me përmbarues privatë. Por, prokurorët e çështjes në Prokurorinë e Tiranës besojnë se skandali shkon shumë më thellë dhe përhapja është shumë e gjerë. Të pyetur nga “Boldnews.al” për përfshirjen e agjencive të tjera të mikrokreditit në këtë skemë, ata tregohen të rezervuar dhe deklarojnë se “duhen pritur rezultatet e mëtejshme të hetimit”. Megjithatë, në këtë histori shfaqet si “hije” njëtjetër agjenci e mikro-kreditit, “Iute-Albania”. E regjistruar në Shqipëri në gusht të vitit 2014, prej dy estonezëve Tarmo Sild dhe Allar Ninepuu, me një histori tejet problematike deri në përzënie nga Kosova, “Iute Albania” shfaqet, megjithëse indirekt, në të paktën dy momente kyçe të“aferës sëmikrokredive” në Shqipëri. “Iute” ka qenë (1)…
Author: admin
Vendimi i parë lidhet me segmentin rrugor Kashar-Pezë-Lekaj, ku kontrata u dha pa garë një grupi operatorësh, përfshirë kompaninë “Gjoka Konstruksion”, e cila më herët ka qenë përfituese e koncesionit për ndërtimin e rrugës së Arbrit, një projekt i shoqëruar me kosto të rritura dhe shtyrje afatesh. Segmenti i dytë, Lekaj-Konjat-Fier, iu dha një grupi tjetër operatorësh, përfshirë “Fusha” dhe “Albavia”, me qëllim përmirësimin e rrjetit rrugor dhe forcimin e lidhjeve infrastrukturore të jugut të vendit. Ndërsa segmenti i tretë, Milot-Thumanë, u miratua për një tjetër grup kompanish, përfshirë “Gener 2” dhe “Illyrian Consulting Engineers”. Këto projekte janë nën mbikëqyrjen…
Altin Isaraj, vëllai i ish-deputetit te PS, dhe ish-drejtorit të Transportit Rrugor, Arben Isaraj, u gjet i pajetë pak ditë më parë në banesën e prindërve të tij, pasi aty jetonte që kur doli nga burgu i Rrogozhinës. “Më datë 29.12.2024, në rrugën “Çamëria”, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja jete, shtetasi A.I, 53 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale”, njoftoi policia. Altin Isaraj u arrestua nga policia më 22 tetor 2018 për veprën penale ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Prodhim dhe shitje të narkotikëve’. Pas arrestimit të…
Ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në kërkim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash, pritet të shndërrohet në një pikat më të forta të Sali Berishës në fushatën për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, të cilat duket se do të jenë përcaktuese për fatin e tij dhe Familjes. Gjatë periudhës janar-maj 2025, Arben Ahmetaj do të japë tre intervista denoncuese në televizionin e Familjes Berisha, Syri Tv, me gazetarin e Familjes, Çim Peka. Intervista e tretë pritet të transmetohet në 16 janar 2025. Ndryshe nga dy intervistat e para, të karakterizuara me mesazhe shantazhuese, denoncime të përgjithshme dhe parlajmërime për…
Prokuroria e Tiranës ka kërkua konfiskimin e pasurive të Ndue Gjergjit, të ekzekutuar katër vite më parë në një atentat në Laç, dhe familjarëve të tij. Pasuria, e cila dyshohet se ka ardhur si pasojë e aktiviteteve të paligjshme, kap vlerën e 2.5 milionë eurove dhe përfshin apartamente dhe garazhe. Kujtojmë se atentati ndaj Gjergjit ndodhi në maj të vitit 2020, ku autorë ishin persona të veshur me uniformë policie. Njoftimi:Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë paraqiti kërkesën për konfiskimin e të paktën 2.5 milionë euro pasuri të shtetasit N.Gj. i cili ka ndërruar…
Udhëzimi i firmosur nga Dumani, SPAK fokus pasuritë kriminale dhe korruptive… Prokuroria e Posaçme duket se gjatë vitit që po vjen do të fokusohet te pasuritë e bosëve të krimit dhe të politikës. Zbardhim të tjera detaje nga ky udhëzim, duke u ndalur te mënyra se si SPAK do të shkojë te pasuritë kriminale apo korruptive. Udhëzimi është një lloj manuali për të gjithë prokurorët, duke u treguar atyre mënyrën për gjetjen e pasurive të fshehura dhe për të zbuluar jetën e luksit që bëjnë njerëz të politikës dhe të krimit. Në dokument, thuhet se SPAK do të ndjekë 3…
Nëse Babloku nuk “ka ngrënë dardha”, nuk duhet të mbyllë Tik-Tokun kinez, me të cilin hargalisen qeveritarët, por duhet të mbyllë koncesionin kinez “Bankers”; ndërsa “sonda” e SPAK duhet të futet urgjent në aktivitetin e kësaj kompanie mafioze, që prej 20 vitesh po grabit naftën shqiptare me bilance false e nuk paguan asnjë taksë… Faktet tregojnë, se për koncesionin offshor në naftën shqiptare, nuk është qeveria që kontrollon e takson kompaninë “Bankers”, por janë mafiozët kinezë, ata që vazhdojnë të vjedhin me bilance vjetore false, këtë pasuri miliardash, dhe kundrejt ryshfeteve detyrojnë kupolën e pushtetit të hesht e të lejojë…
Në Bruksel, bandat e drogës zhvilluan një betejë të ashpër, vdekjeprurëse dhe të dukshme për territor vitin e kaluar. Por vendbanimet vazhdojnë të bien edhe në Antwerp. Dhe tonelatat e kokainës vazhdojnë të hyjnë në Evropë përmes portit të Antwerp. Në një intervistë për De Standaard, Yve Driesen, drejtori i policisë gjyqësore federale të Antwerpit, fokusohet në krimin e organizuar pas atij trafiku. Shifrat për vitin 2024 shfaqen pozitive për herë të parë pas shumë vitesh. Një muaj para se të mbyllej përfundimisht viti, në port u kapën gjithsej rreth 40 ton kokainë. Kjo është e njëjtë me totalin e…
Kërkesa për gjykim e Prokurorisë së Posaçme me të akuzuar deputetin e Partisë Socialiste, Plarent Ndreca tregon se tenderi për projektimin e dy godinave për Policinë e Shtetit u paracaktua dhe produkti ishte fiktiv dhe me probleme. Prokuroria ngre dyshime mbi lidhjet e ish-zv.ministrit Gjon Radovani dhe ish-ministrit Sandër Lleshaj, por akuzon Ndrecën si drejtuesin e skemës. Në vitin 2019, pak muaj pasi Sandër Lleshaj ishte bërë ministër i Brendshëm dhe Plarent Ndreca u emërua sekretar i Përgjithshëm i tij, arkitekti Gjon Radovani – një ish-zëvendësministër në qeverinë e parë të kryeministrit Edi Rama, u bë vizitor i shpeshtë i zyrave të ministrisë. Në…
Ja lista e disa prej emrave që janë marrë në pyetje nga SPAK… Prokuroria e Posaçme duket se është kthyer në makth për shumë zyrtarë. Disa janë në qeli dhe nën hetim, ndërsa shumë të tjerë i kemi parë që të ngjisin shkallët e këtij organi. Dje ishin në SPAK, kryebashkiaku i Tiranës Erion veliaj dhe ish-deputeti Belind Këlliçi. Por më herët kemi parë shumë ministra, deputetë dhe kryebashkiakë që kanë qëndruar për orë të tëra në SPAK.Disa emra sot janë nën akuzë. Mund të përmendim Ilir Metën dhe Kryemadhin, të cilët u pyetën disa herë para se ish-presidenti të…