Në një shoqëri ku lidhjet mes politikës dhe biznesit janë të thella dhe të fshehura, emri i Samir Manes ka shpesh herë një prani të dukshme dhe të padiskutueshme. Oligarku i njohur, që ka arritur të ndihmohet përmes lidhjeve të ngushta me qeverinë, është bërë një nga figurat më kontroverse të biznesit shqiptar. Ndër skandalet që janë publikuar, një nga më të mëdhatë është ai i grabitjes së tokës në Palasë, një aksion që përshkruhet si një nga shembujt më të qartë të abuzimit me pushtetin dhe pasurimit të padrejtë. Një nga momentet kyçe që ka ngritur dyshime për ndikimin…
Author: admin
Ulja e pragut të të ardhurave bruto vjetore që sjell detyrimin e deklarimit të DIVA-s pritet të dyfishojë numrin e deklaruesve. Deri pak ditë të afatit të deklarimit të të ardhurave nga punësimi (që përkon më datën 20 të çdo muaji) nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve parashikohet që deklarata DIVA të plotësohet prej 141 mijë të punësuarve. Ende nuk ka përcaktime konkrete sesa prej tyre janë individë me të ardhura bruto vjetore mbi 1,2 milionë lekë në vit dhe sesa prej dypunësimeve. Për 2023, sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për Monitor, DIVA u deklarua nga…
Pas rreth dy vitesh në detyrë, Prefekti i Qarkut Lezhë, Gjergj Prendi, ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante. Sipas burimeve, ai e ka paraqitur dorëheqjen një ditë më parë pranë Këshillit të Ministrave. Gjergj Prendi e mbante postin e prefektit të Qarkut Lezhë prej muajit prill të vitit 2022. Ish-ushtaraku Prendi ka qenë edhe më parë Prefekt i Qarkut Lezhë për rreth 2 vite. Dyshohet se shkaku i ketij vendimi nga ana e prefektit, duket se janë bërë përplasjet me kreun e Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu, pas kthimit të një vendimi të miratuar nga Këshilli Bashkiak në fund të…
Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për ngjarjen e rëndë, ku një polic i qarkullimit rrugor u hodh nga lartësia. Lala konfirmoi se polici ka qenë në grupin e personave që kanë ndaluar djalin e biznesmenit Samir Mane, pasi ky i fundit ka përplasur disa mjete dhe ka kundështuar kryerjen e testit të alkoolit. Më pas ai është thirrur nga AMP dhe sipas gazetares i është kërkuar llogari për veprimet që ka kryer Gazetarja tha se ngjarja kërkon një hetim urgjent se çfarë ka ndodhur, ndërkohë që deklaroi se Azbi Spahiu, para se të hidhej nga lartësia ka dërguar mesazhe të birit, ku…
Çarja e digës në Bunec, Ministria e Mbrojtjes: Kishte 15 mijë metër kub ujë, u përmbytën 12 biznese Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion lidhur me çarjen e digës së një hidrocentrali në afërsi të plazhit të Bunecit. Diga ka pasur 15 mijë metër kub ujë në momentin e çarjes. Uji ka vërshuar në 12 binzese, fatmirësisht pa pesona të lënduar. Njoftimi: Rreth orës 12:26 të ditës së sotme ujëmbledhësi i Sasajt, në Bunec, bashkia Himarë, i cili është ndërtuar në vitin 2010 ka pësuar shembje. Në momentin e shembjes ka patur rreth 15.000 metra kub ujë. Si pasojë ka…
Një javë më parë, Drejtoria e Rrugëve shtoi edhe 3 milionë Euro me objekt “disa punime shtesë” për përfundimin e rrugës Qukës- Qafë Plloçë, rrugë që ka nisur para 15 vitesh e nuk po përfundon, megjithëse i është shtuar trefishi i parave mbi vlerën e projektit fillestar. Kjo quhet “Rruga e Hasanit të PS”, sepse kompania “Albavia Sh.p.k” që ka marrë tenderin në vitin 2009 nga pushteti i PD-, është e Hasan Hafizit, bashkëshorti i ish-deputetes së PS, Mimoza Hafizi. Fondi fillestar total për rrugën e ndarë në 3 lote, ishte 38.1 milionë Euro, por brenda vitit 2009 kur sapo…
Kompania e ndërtimit të rrugëve Gjoka Konstruksion udhëhoqi listën e kontratave të prokurimeve publike gjatë vitit 2024, duke fituar gjashtë kontrata me vlerë të përgjithshme 8.8 miliardë lekë (rreth 89 milionë euro), ku projekti më i madh ishte kontrata për rehabilitimin e rrugës Fier – Frataj me vlerë 3.6 miliardë lekë. Kompania Gjoka fitoi tenderë për ndërtim rrugësh si dhe për ndërtim ujësjellësish. Projekti më i kushtueshëm sa i përket ujësjellësave është ai i titulluar: “Furnizim me ujë i zonave bregdetare Zonat e Investimit Strategjik Draleos, Drimadhes dhe Dhërmi Faza e III”, për të cilin taksapaguesit po shpenzojnë rreth 800…
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë” për Kledian Llaho. Më 6 Janar 2025 është bërë regjistrimi i emrit të personit nën hetim, magjistratit Kledian Llaho, me detyrë prokuror dhe njëkohësisht drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”. Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin…
Konflikti i armatosur, moti ekstrem dhe dezinformomi janë identifikuar si rreziqet kryesore globale për vitin 2025, sipas Raportit të Rreziqeve Globale, të përpiluar nga Forumi Ekonomik Botëror (WEF). Pavarësisht gjetjeve në rang global, duket se vendi ynë do të përballet me të tjera rreziqe gjatë këtij viti. Sipas raportit pesë rreziqet kryesore janë: 1.Emigrimi i detyruar 2.Mungesa e punës dhe/ose talentit 3 Krimi dhe veprimtaria ekonomike e paligjshme 4.Shërbime publike dhe mbrojtje sociale të pamjaftueshme 5.Pabarazia (pasuria, të ardhurat). Emigrimi i detyruar “hall i përbashkët” i rajonit Emigrimi i pavullnetshëm ( i detyruar) dhe mungesa e fuqisë punëtore apo e…
Erion Veliaj ka nisur fushatën për Partinë Socialiste edhe pse kjo nuk është koha më e mirë për të dhe rrethin e tij të afërt. Kryebashkiaku i Tiranës po hetohet nga SPAK për disa vepra penale, ndërkohë që ndaj familjarëve dhe njerëzve pranë tij, janë ushtruar disa kontrolle me kërkesë të SPAK. Veliaj është njëri prej drejtuesve politikë të PS për qarkun e Tiranës, pasi Edi Rama vendosi ta “markojë” me Elisa Spiropalin dhe Ogerta Manastirliun. Veliaj thotë se asgjë nuk mund ta ndalojë të bëjë fushatë për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Kjo deklaratë vjen në të njëjtën ditë që BKH…