Një i ri, i sapo bërë baba, u gjet i rrahur për vdekje dhe me një litar në qafë; ky mund të jetë krimi i fundit i tmerrshëm i lidhur me “gangsterët shqiptarë”. Rhys Thompson, 29 vjeç, u rrëmbye, u vra dhe trupi i tij u hodh në një lëndinë për të dërguar një mesazh për një “fermë kanabisi”. Për vrasjen e të riut, 8 persona u arrestuan, por më pas u lanë që të gjykohen në liri për krimin që dyshohet se kanë kryer mëngjesin e 13 majit 2021. Bandat shqiptare besohet se dominojnë tregtinë e paligjshme të kokainës në…
Author: admin
Një 36-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia në Tiranë pasi akuzohet se kishte organizuar një rrjet prostitucioni me 16 shtetase të huaja në vendin tonë. Policia thotë se 36-vjeçari me inicialet M.N prej një viti kishte arritur të rekrutonte 16 braziliane dhe kolumbiane, duke organizuar prostitucion në shtëpi me qira ditore. Nga ky aktivitet, ai kishte fituar plot 200 mijë euro në një vit. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Escort 1”. Rekrutonte shtetase të huaja, për prostitucion, nëpërmjet faqeve online, shpallet në kërkim 36-vjeçari. 36-vjeçari kishte përfituar rreth 200,000 euro nga kjo veprimtari, gjatë 1 viti.…
Duke nisur nga gjysma e dytë e shekullit XIX, fushatat elektorale kanë qenë zemra e garave për marrjen e pushtetit, ku partitë kanë prezantuar programin dhe kanë bindur zgjedhësit të votojnë pro tyre. Nëse u besojmë shifrave zyrtare të dorëzuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Partia Socialiste e Edi Ramës fitoi mandatin e tretë të saj në votimet e vitit 2021, duke realizuar një fushatë që kushtoi 137.882.751 lekë të reja. Pra, me një shpenzim fushate rreth 1.4 milionë dollarë, socialistët fituan sërish zgjedhjet, përballë Partisë Demokratike në opozitë, e cila, sipas shifrave zyrtare, shpenzoi rreth 47.625.660 lekë të reja (rreth…
Kriza e mbetjeve të Tiranës ka filluar të shpërthejë, teksa landfilli i Sharrës ka mbyllur totalisht derën për ndërtuesit duke mos pranuar më asnjë depozitim dherash. Disa ndërtues i thanë Kapitalit se kamionët e tyre janë kthyer mbrapsht dhe nuk janë pranuar nga shoqëria Integrated Energy me argumentin se në landfill nuk ka më vend. Kompanitë e ndërtimit po përballen tashmë më një situatë bllokimi, ku disa prej tyre kanë pezulluar punën në kantiere, ndërsa të tjerë janë duke i depozituar dherat në vende të paautorizuara duke shkaktuar dëmë të mëdha mjedisore. Kjo situatë ka hapur dhe një front të…
Kreu i Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka folur në lidhje me aplikimet për zgjedhjet e 11 majit. Celibashi tha që deri tani rreth 116 190 mijë zgjedhës që kanë aplikuar dhe nga këto 86 570 janë miratuar. Ndërsa 25 401 kanë aplikuar por kërkesat janë refuzuar. Ai nënvizoi që dita që kanë aplikuar më shumë është data 2 shkurt dhe më së shumti kërkesat vijnë në ditën e dielë. Ndërsa dita që kanë aplikuar më pak është data 14 janar dhe nga ajo që vërehet e marta është dita që ka më pak kërkesa. Emigrantët që kanë aplikuar…
Janë zbardhur detaje të reja nga arratisja e 48-vjeçarit Daut Laze, lindur në Çorovodë dhe banues në Tiranë, natën e kaluar nga burgu i Shënkollit në Lezhë. Mësohet se ai ishte arrestuar që prej 16 Nëntorit të vitit 2021 dhe ishte dënuar për dhunë në familje, teksa Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije se më 4 nëntor të vitit të kaluar Gjykata e Tiranës kishte vendosur ndaj tij masën mjekësore “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor”, Burime bëjnë me dije se ai ishte shtruar në dhomën e mjekimeve të burgut të Shënkollit, ku dyshohet të ketë shfrytëzuar…
Gjykata e Posaçme vendosi të shpallë moskompetencën dhe dërgojë për gjykim në gjykatën e Tiranës, dosjen penale ndaj ish-zv drejtorit të Policisë së kryeqytetit Erzen Brecanit dhe ish-punonjësen e policisë Jonida Babameto Vendimi u mor pasi gjatë shqyrtimit të dosjes ne seanncë paraprake nuk u provua se Brecani si dhe ish-zyrtarja e policisë të kenë vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Të dy të pandehurit pritet të gjykohen me procedurë të zakonshme. Gjatë seancës i pandehurit Breçani kundërshtoi akuzat e SPAK dhe tha se gjatë gjykimit do të provojë pafajësinë e tij. “Nuk mund ta pranoj që unë…
Një gjykatë ekuadoriane kundër korrupsionit dënoi me burg 8 persona dhe sanksionoi 3 kompani për rolin e tyre në një skemë të pastrimit të parave të lidhura me mafian shqiptare. Lajmin e bëri të ditur agjencia e lajmeve “Reuters” që citon burime nga zyra e prokurorit në vendin e Andeve. Të dënuarit ishin pjesë e një rrjeti që dërgonte drogë nga Ekuadori në Evropë duke përdorur kompani të regjistruara për të pastruar asete me vlerë 43.4 milionë dollarë, sipas zyrës së prokurorit. Të 8 personat morën dënime me më shumë se 17 vjet burg, ndërsa 4 nga ata që u…
Arsenal triumfon 4-1 ndaj Manchester Cityt në Premier League. Gooners mbyllën pjesën e parë në epërsi, falë golit të Odegaard. Në fillimi ne fraksionit të dytë, kampionët e Anglisë u kundërpërgjigjën me Haaland por gëzimi zgjati pak, pasi londinezët shënuan me Partey, Leëis dhe Havertz. Arsenal është në vendi ne dytë me 50 pikë. Manchester City është në vendin e katërt me 41 pikë. Premier League luan të hënën takimin e radhës, Chelseat mat forcat ndaj West Ham në orën 21.00.
Nga Mero Baze Nuk e kuptoj pse Berishës iu desh të shpikte këtë “Kongresin elektoral të CDU-së” për të udhëtuar në Gjermani. Në atë moshë të thyer, ai dhe gruaja e tij kanë plot arsye për të shkuar atje. Gruaja është e regjistruar si e sëmurë kronike, ndërsa vetë Berisha ka hallet e moshës dhe duhet të kontrollohet për shëndetin. Ai është kontrolluar rregullisht në Gjermani. Tani nuk është më sekret se ata kanë një shtëpi të madhe në Gjermani, Roterdam, Belgjikë dhe Hungari, kështu që nuk kanë as shpenzime për hotele. Ka plot arsye për të shkuar në shtëpitë…