Biznese të ndryshme ngrenë shqetësimin për llogaritje të pasaktë të detyrimit të taksave vendore për vitin 2025, duke mos iu marrë parasysh xhiroja e realizuar në vitin 2024.Një subjekt me veprimtari restorant, me xhiro prej 7,6 milionë lekësh në vitin 2024, është trajtuar si biznes me xhiro mbi 8 milionë lekë për vitin 2025, duke u kategorizuar në një fashë më të lartë tatimore. Për rrjedhojë, këtij subjekti i është llogaritur detyrimi prej 112 mijë lekësh për t’u paguar për 2025, për taksën e përkohshme të infrastrukturës arsimore dhe tarifës së pastrimit, nga 22,8 mijë lekë që është detyrimi për…
Author: admin
Një zhvillim i papritur ka ndodhur në zonën e Kodrës së Diellit, ku agjentët e BKH-së kanë kryer një kontroll në një banesë që, sipas burimeve, i përket aktorit të njohur Gaz Pajës. Ajo që e bën edhe më të bujshëm rastin është fakti se banesa rezulton të jetë blerë nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Lajmi u bë i ditur nga profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, gjatë një interviste në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania. Ai theksoi se, megjithëse SPAK e ka zhvendosur vëmendjen te procesi zgjedhor, kontrollet për çështjet që janë ende nën hetim vijojnë…
Gjatë një konference për shtyp nga selia blu, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta, ku vuri në shënjestër drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe Suel Çelën, një emër i njohur për lidhjet me botën e krimit. Berisha deklaroi se Suel Çela, është duke zbatuar me përpikëri, ditë e natë, urdhrat e Edi Ramës, për të siguruar mandatin e deputetes për një kandidate të quajtur Sara Mila. “Suel Çela ditë e natë po zbaton urdhrat e Edi Ramës për të zgjedhur një Mile, Mile, Sara Mila, deputete. Rama i thoshte Suelit: kontributi yt në zgjedhje do të…
Gjatë raportimit të punës për vitin 2024 në KPL, kreu i SPAK, Altin Dumani, ka renditur problematikat me të cilat hasen prokurorët e posaçëm gjatë punës së tyre. Të parin si problem, Dumani përmendi presionin e jashtëm ndaj SPAK nga krimi i organizuar, aktorë politikë dhe mediatikë, i cili sipas tij cenon pavarësinë e tij kushtetuese dhe efektivitetin në hetime. Ndër të tjera, Dumani përmendi edhe çështjen e mosekstradimit të shtetasve shqiptarë të lokalizuar, apo arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe. Problematikat me të cilat përballet SPAK: Presioni i jashtëm ndaj SPAK nga krimi i organizuar, aktorë politikë dhe mediatik,…
Në 10 vjet është akuzuar për 2 vrasje. Të paktën të dokumentuara dhe për të cilat drejtësia ka folur. Të parën në Greqi, për të cilën është dënuar me 18 vjet burg dhe të dytën në Shqipëri, ku është dënuar me burgim të përjetshëm në mungesë. I ka shpëtuar dy atentateve me armë zjarri në Tiranë e Gjirokastër dhe një sulmi më thikë në burgun e Koridhalosë në Greqi. Prej 4 muajsh është i arrestuar në Greqi me qëllim ekstradimi në Shqipëri. Por para se të kthehet për të vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm në vendin tonë, duhet të…
“Kritere diskriminuese dhe përjashtuese që favorizojnë operatorë të caktuar”, ky është thelbi i denoncimeve të kompanive që marrin pjesë në tenderin e Kuvendit të Shqipërisë për vendosjen e AI. Kështu, për të tretën herë rresht, pezullohet tenderi për vendosjen e Inteligjencës Artificiale në sallën e Kuvendit. Këtë radhë janë ankesat e operatorëve ekonomik në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP) që automatikisht pezullojë procedurën deri në shqyrtimin e tyre. Tenderi me fondin limit 74,478,400 lekë pa TVSH, i autorizuar nga kryetarja Elisa Spiropali ka për objekt “Blerjen e sistemit të transkriptimit të të dhënave audio- video të Kuvendit, bazuar në Inteligjencën…
Një ndërmarrje në varësi të kryetares së Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, i ka dhënë me urgjencë filialit të Shefqet Kastratit kontratën 1.7 miliardë lekë për furnizimin me karburant. Megjithëse furnizimi me naftë i bashkisë dhe i institucioneve në varësi të saj bëhet çdo vit nga Kastrati, zhvillohet formalisht një tender. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Blerje karburant nafte për Bashkinë Durrës dhe subjektet nën varësi të saj” i ndarë në dy lote. Sipas dokumenteve të tenderit, financimi do bëhet me paratë e buxhetit të tre viteve të ardhshme deri në vitin 2027. Ndërsa subjektet që furnizohen janë Bashkia Durrës,…
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për procesin Veliaj. Bushati tha se SPAK ka bërë propagandë me përgjimet e Veliajt për ti denigruar figurën, duke futur në dosje edhe përgjime që aludojnë për afera seksuale, të cilat nuk i shërbejnë aspak hetimit, por denigrojnë figurën e Veliajt dhe bashkëshortes së tij. Pjesë nga biseda: Ylli Rakipi: Ju thoni Bushat se SPAK bën propagandë. Ndonjëherë më marrin në telefon dhe më thonë njerëzit, ky Bushati, edhe sikur SPAK të marrë Ramën, do bëhet me Ramën. Pra sikur ky do të marrë përsipër të “vrasë” SPAK-un… Andi…
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar ka shkuar përsëri sot në Prokurorinë e Posaçme. Gentian Gjyli është thirrur nga institucioni i akuzës, por arsyet dhe veprimet e kryera brenda godinës mbeten ende të panjohura zyrtarisht. Edhe në muajin janar të këtij viti, zyrtari i lartë i ARRSH-së dha shpjegime për rreth dy orë në SPAK. Mesohet se ai dëshmoi mbi procedurat e ndjekura në tenderët e rrugëve, gjatë kohës që ai ishte numri 2 i ARRSH-së dhe drejtor Evis Berberi, në hetim nga SPAK nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’. Gentian Gjyli u emërua drejtor i ARRSH-së, më 28 mars 2024, një…
Andi Bushati, ka deklaruar se ka gjasa që Veliaj të jetë burgosur me miratimin e Edi Ramës. Bushati tha se komplotet e socialistëve të tjerë ndaj Veliajt, tregojnë se Rama qëndron pas arrestimit të tij. “Nuk kam asnjë provë, por jam përpjekur të bëj analizë. Dolën mediat që jepte direktiva Veliaj. Të njëjtat media, ditën që Veliaj u arrestua, kanë hedhur tezën fort që këtij po ja bën Belinda Balluku. Belinda do themi se e bën mbrapa kurrizit të Ramës? Veliaj prap nxorri në përgjime, që edhe Ulsiu po komplotonte. Edhe Ulsiu mbrapa kurrizit të Ramës? Në Bashki vajti Rama…